010. JUNUS | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Tue, 26 Apr 2022 01:42:17 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 010. JUNUS | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 109. Pasoje atë që të shpallet dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë (me drejtësinë e Tij). Ai është Gjykuesi më i mirë. https://www.tefsirkurani.al/109-pasoje-ate-qe-te-shpallet-dhe-behu-durimtar-derisa-allahu-te-gjykoje-me-drejtesine-e-tij-ai-eshte-gjykuesi-me-i-mire/ https://www.tefsirkurani.al/109-pasoje-ate-qe-te-shpallet-dhe-behu-durimtar-derisa-allahu-te-gjykoje-me-drejtesine-e-tij-ai-eshte-gjykuesi-me-i-mire/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:57:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24957 – “Pasoje atë që të shpallet dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë (me drejtësinë e Tij).” – Allahu i Lartësuar i drejtohet me këtë porosi të vyer, që i drejtohet gjithashtu edhe umetit të tij: Ndiqe atë që po të shpallet! Kjo ndjekje realizohet duke kaluar në katër etapa të domodsoshme:

  1. Duke e marrë udhëzimin nga burimet e Shpalljes (Kur’an e Sunet).
  2. Duke punuar e jetuar sipas kësaj diturie, vetëm me qëllimin për të kënaqur Allahun e Madhëruar.
  3. Gjendja, pamja dhe dukja e njeriut duhet të ngrihen mbi këtë dituri dhe të jenë treguese të saj.
  4. Ftesa e njerëzve në këtë fe me durim, dituri, urtësi dhe maturi. Pastaj Allahu i Madhëruar jep një porosi për gradën më të lartë të durimit.

– “… dhe bëhu durimtar, derisa Allahu të gjykojë (me drejtësinë e Tij).” – Ky është durimi duke jetuar sipas diturisë së Zotit dhe duke ftuar të tjerët në të. Përfundimi i këtij durimi është i lavdishëm. Pastaj mos u dobëso e as ngadalëso! Mos u ligështo për sprovat që të godasin dhe kurrë mos e ul kokën apo të ngadalësosh hapat. Vazhdo në këtë rrugë të lavdisë, derisa Allahu të gjykojë me drejtësinë e tij mes teje dhe çdokujt që të mohon e të kundërshton!

– “Ai është Gjykuesi më i mirë.” – Allahu i Madhëruar është më i miri gjykues. Nuk ka dyshim që Profeti (a.s) e plotësoi urdhrin e Zotit të Tij dhe qëndroi i patundur në rrugën e drejtë. Ashtu vazhdoi i patundur, derisa Zoti e lartësoi fenë e Tij mbi të gjitha fetë e besimet në botë. Allahu i Lartësuar i dhuroi atij fitoren mbi armiqtë e Tij në të gjitha planet: qoftë në atë ushtarak, ashtu edhe me diturinë dhe argumentimin përmes fjalës.

Allahut dhe vetëm Atij i takon lavdia, dashuria dhe çdo lavdërim e përlëvdim, ashtu si e meriton madhështia e Tij! Lavdëruar qoftë, ashtu si i takon të lavdërohet Bamirësi e Bujari i madh, Dhuruesi i të gjitha mirësive!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/109-pasoje-ate-qe-te-shpallet-dhe-behu-durimtar-derisa-allahu-te-gjykoje-me-drejtesine-e-tij-ai-eshte-gjykuesi-me-i-mire/feed/ 0
108. Thuaj: “O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj. Kush merr rrugën e drejtë, e ka vetëm për veten e vet; ndërsa kush ndjek devijimin, e ka humbur vetveten. Unë nuk jam roja juaj. https://www.tefsirkurani.al/108-thuaj-o-njerez-tashme-ju-erdhi-e-verteta-nga-zoti-juaj-kush-merr-rrugen-e-drejte-e-ka-vetem-per-veten-e-vet-ndersa-kush-ndjek-devijimin-e-ka-humbur-vetveten-une-nuk-jam-roja-juaj/ https://www.tefsirkurani.al/108-thuaj-o-njerez-tashme-ju-erdhi-e-verteta-nga-zoti-juaj-kush-merr-rrugen-e-drejte-e-ka-vetem-per-veten-e-vet-ndersa-kush-ndjek-devijimin-e-ka-humbur-vetveten-une-nuk-jam-roja-juaj/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:57:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24956 Pas qartësimit të argumenteve, drejtohu njerëzve dhe thuaju:

Thuaj: “O njerëz! Tashmë ju erdhi e vërteta nga Zoti juaj.” – Juve ju erdhën prej Zotit tuaj lajme të vërteta, të mbështetura në fakte të pamohueshme, që nuk të lënë asnjë dyshim. Ato ju kanë ardhur nga Zoti juaj, që përkujdeset për ju. Pjesë shumë e rëndësishme e përkujdesit të Tij ndaj jush është dhe shpallja e këtij Kur’ani, që është qartësues për çdo gjë. Në të janë ligjet e Zotit dhe porositë për çdo punë të mirë.

Nëpërmjet Kur’anit, Ai ju edukon e përkujdeset për ju. Mirësia dhe mëshira e Zotit do t’ju dhurohet përmes këtij libri madhështor, nëse do të jetoni sipas Tij. Ai dallon udhën e drejtë nga rruga e humbjes dhe askujt nuk i lë paqartësi e dyshime.

Kush merr rrugën e drejtë, e ka vetëm për veten e vet; …Çdokush që e mëson të vërtetën dhe përpiqet ta kuptojë atë dhe t’i japë përparësi mbi çdo gjë tjetër, le ta dijë se i ka bërë mirësi vetes së vet. Allahu i Madhëruar nuk ka nevojë për asgjë dhe asnjë. Veprat e mira që njerëzit kryejnë i kanë veçse për veten e vet.

– “… ndërsa kush ndjek devijimin, e ka humbur vetveten.” – Çdokush që i kthen shpinën diturisë së vërtetë ose të jetuarit sipas saj, le ta dijë se ka dëmtuar dhe humbur vetveten. Ai nuk mund ta dëmtojë aspak Allahun e Madhëruar.

Unë nuk jam roja juaj.” – Nuk është detyra ime që të ruaj veprat tuaja dhe t’ju marr në llogari për to. Unë jam thjesht paralajmërues, që sjell këshilla dhe porosi të qarta nga Zoti im. Allahu është mbikëqyrësi juaj. Ndaj shikoni dhe kujdesuni për veten, përsa jeni brenda afatit dhe keni ende mundësi pendimi e kthimi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/108-thuaj-o-njerez-tashme-ju-erdhi-e-verteta-nga-zoti-juaj-kush-merr-rrugen-e-drejte-e-ka-vetem-per-veten-e-vet-ndersa-kush-ndjek-devijimin-e-ka-humbur-vetveten-une-nuk-jam-roja-juaj/feed/ 0
107. Nëse Allahu vendos të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund ta largojë atë, veç Tij. Nëse Ai dëshiron të të japë ndonjë të mirë, askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. Ai shpërblen me këtë atë, që dëshiron prej robërve të Tij. Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/107-nese-allahu-vendos-te-te-godase-ndonje-e-keqe-askush-nuk-mund-ta-largoje-ate-vec-tij-nese-ai-deshiron-te-te-jape-ndonje-te-mire-askush-nuk-mund-ta-pengoje-miresine-e-tij-ai-shperblen-me-kete/ https://www.tefsirkurani.al/107-nese-allahu-vendos-te-te-godase-ndonje-e-keqe-askush-nuk-mund-ta-largoje-ate-vec-tij-nese-ai-deshiron-te-te-jape-ndonje-te-mire-askush-nuk-mund-ta-pengoje-miresine-e-tij-ai-shperblen-me-kete/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:57:27 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24955 Nëse Allahu vendos të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund ta largojë atë, veç Tij.  Ky është ndër argumentet se Allahu i Lartësuar është i vetmi që meriton adhurimin, dashurinë, nënshtrimin ndaj Tij dhe madhërimin prej krijesave. Ai është i vetmi i Adhuruar me meritë, sepse vetëm Ai ka në dorë dobinë dhe dëmin.

Vetëm Allahu ka fuqinë të japë dhe të privojë. Nëse të godet një fatkeqësi, varfëri apo sëmundje, askush tjetër nuk mund t’i largojë dhe të të shpëtojë prej tyre. Të gjitha krijesat së bashku, nga i pari tek i fundit, edhe nëse tubohen për të të bërë mirë, asgjë tjetër nuk kanë për të bërë, përveç asaj që Allahu i Lartësuar e ka shkruar për ty. Edhe nëse përpiqen të të dëmtojnë, nuk do të mundin të të dëmtojnë, nëse këtë nuk e dëshiron e nuk e lejon Allahu i Madhëruar. Prandaj i Madhëruari thotë:

Nëse Ai dëshiron të të japë ndonjë të mirë, askush nuk mund ta pengojë mirësinë e Tij. – Asnjë krijesë nuk mundet të pengojë ose të kthejë mirësinë dhe bujarinë e Tij, sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “Atë që Allahu ua dhuron njerëzve nga Mëshira e Tij, askush nuk mund ta pengojë e atë (mirësi) që Ai e ndal, askush përveç Tij nuk mund ta japë; Ai është Ngadhënjimtari, i Gjithëdituri.” [Fatir 2]. Pastaj i Lartësuari thotë:

Ai shpërblen me këtë atë, që dëshiron prej robërve  të Tij. Ai është Falës i madh dhe Mëshirëplotë. Allahu i Madhëruar e veçon atë që Ai do, për ta lumturuar me mëshirën e Tij. Allahu është Pronari i mirësive të mëdha. Ai është El Gaffar – Falësi i madh i të gjitha gabimeve dhe rrëshqitjeve të njeriut. Është Allahu Ai që ia mundëson dhe i jep mundësi njeriut t’i hyjë rrugës dhe veprave që sjellin faljen e Tij.

Pastaj, nëse robi i hyn asaj rruge të mbarë dhe nënshtrohet të kryejë ato punë të mira, Allahu i pranon dhe ia mbulon robit gjynahet e tij, të mëdha e të vogla. Allahu është gjithashtu El Rahim – Mëshirëplotë. Mëshira e Allahut ka përfshirë gjithçka. Mirësia dhe përkujdesi i Tij përfshin çdo gjë që ekziston. Të gjithë janë të varfër dhe nevojtarë për kujdesin e Allahut dhe asnjë çast nuk bëjnë dot pa Të.

Këto janë argumente të prera, që tregojnë se Allahu është i vetëm në zotërimin e mirësive dhe largimin e fatkeqësive. Vetëm Ai jep e begaton dhe vetëm Ai mund të largojë prej teje fatkeqësitë dhe sprovat. Kështu robi e kupton mirë se krijesat nuk kanë asgjë në dorë, përveç asaj që Zoti i lejon dhe ua ka lënë atyre në dorë. Çdokush që merr këtë dituri e kupton qartë se Allahu është i Adhuruari i vetëm dhe me meritë, ndërsa çdo gjë që adhurohet veç Tij është e kotë dhe jo reale.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/107-nese-allahu-vendos-te-te-godase-ndonje-e-keqe-askush-nuk-mund-ta-largoje-ate-vec-tij-nese-ai-deshiron-te-te-jape-ndonje-te-mire-askush-nuk-mund-ta-pengoje-miresine-e-tij-ai-shperblen-me-kete/feed/ 0
106. Mos iu lut askujt tjetër veç Allahut! Ata nuk mund të të sjellin as dobi dhe as dëm. Nëse do ta bëje këtë do të ishe nga të padrejtët. https://www.tefsirkurani.al/106-mos-iu-lut-askujt-tjeter-vec-allahut-ata-nuk-mund-te-te-sjellin-as-dobi-dhe-as-dem-nese-do-ta-beje-kete-do-te-ishe-nga-te-padrejtet/ https://www.tefsirkurani.al/106-mos-iu-lut-askujt-tjeter-vec-allahut-ata-nuk-mund-te-te-sjellin-as-dobi-dhe-as-dem-nese-do-ta-beje-kete-do-te-ishe-nga-te-padrejtet/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:57:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24954 – “Mos iu lut askujt tjetër veç Allahut! Ata nuk mund të të sjellin as dobi dhe as dëm.” – Asnjë krjesë nuk ka fuqi për të sjellë dobi a dëm. Ai që i ka në dorë dëmin e dobinë është vetëm Allahu i Madhëruar. Për këtë arsye, është krejtësisht e palogjikshme t’i lutesh dikujt tjetër:

– “Nëse do ta bëje këtë do të ishe nga të padrejtët.” – Nëse u lutesh atyre që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi, do të jesh me zullumqarët, të cilët kanë shkatërruar vetveten me padrejtësitë dhe ligësitë e tyre. Ata kanë bërë padrejtësinë më të madhe, idhujtarinë, sikurse thotë i Lartësuari: “Vërtet shirku është padrejtësia më e madhe.”

Mendo me kujdes! Ky ajet i është drejtuar Profetit a.s. Atëherë, nëse më i miri i krijesave do t’i lutej dikujt tjetër, do të konsiderohej si zullumqar dhe idhujtar i poshtëruar, atëherë çfarë mendon për të tjerët poshtë tij?!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/106-mos-iu-lut-askujt-tjeter-vec-allahut-ata-nuk-mund-te-te-sjellin-as-dobi-dhe-as-dem-nese-do-ta-beje-kete-do-te-ishe-nga-te-padrejtet/feed/ 0
105. Përqendrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë dhe mos u bëj nga idhujtarët. https://www.tefsirkurani.al/105-perqendrohu-me-tere-qenien-tende-ne-fene-e-drejte-dhe-mos-u-bej-nga-idhujtaret/ https://www.tefsirkurani.al/105-perqendrohu-me-tere-qenien-tende-ne-fene-e-drejte-dhe-mos-u-bej-nga-idhujtaret/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:56:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24953 – “Përqendrohu me tërë qenien tënde në fenë e drejtë dhe mos u bëj nga idhujtarët!” – Të gjitha veprat e tua të jashtme dhe të brendshme bëji me sinqeritet vetëm për Allahun. Të gjitha ligjet e Sheriatit dhe fesë së Zotit kryeji me përkushtim të çiltër ndaj Allahut dhe duke iu larguar adhurimit të çdo gjëje tjetër veç Allahut. Kryeji të gjithë këto ato si “hanif“- besimdrejtë, pra, në formë adhurimi vetëm ndaj Allahut. Kurrë mos u bëj si idhujtarët, as me gjendjen dhe veprat e tua dhe as duke u bërë pjesë e tyre ose ndihmë për ta.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/105-perqendrohu-me-tere-qenien-tende-ne-fene-e-drejte-dhe-mos-u-bej-nga-idhujtaret/feed/ 0
104. Thuaj: “O njerëz! Nëse ju dyshoni për fenë time, dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut. Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë (jetën dhe) vdekjen tuaj. Unë jam urdhëruar të jem besimtar i vërtetë. https://www.tefsirkurani.al/104-thuaj-o-njerez-nese-ju-dyshoni-per-fene-time-dijeni-se-une-nuk-i-adhuroj-ata-qe-ju-adhuroni-vec-allahut-por-adhuroj-vetem-allahun-i-cili-ka-ne-dore-jeten-dhe-vdekjen-tuaj-une-jam/ https://www.tefsirkurani.al/104-thuaj-o-njerez-nese-ju-dyshoni-per-fene-time-dijeni-se-une-nuk-i-adhuroj-ata-qe-ju-adhuroni-vec-allahut-por-adhuroj-vetem-allahun-i-cili-ka-ne-dore-jeten-dhe-vdekjen-tuaj-une-jam/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:56:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24952 Allahu i Lartësuar i drejtohet Profetit të Tij të dashur, Muhamedit a.s, i cili është zotëria i të gjithë të dërguarve, imami i të devotshmëve dhe njeriu më i dijshëm dhe i mbushur plot siguri në besimin e pastër dhe i thotë:

Thuaj: “O njerëz! Nëse ju dyshoni për fenë time, dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut. Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë (jetën dhe) vdekjen tuaj.Nëse ju keni dyshime, dijeni se unë nuk kam aspak dyshime për fenë dhe besimin, në të cilin ju ftoj. Unë kam dituri të sigurt dhe të padiskutueshme, se Shpallja që po ju përcjell është nga Zoti. Unë jam i bindur se vetëm Allahu meriton të adhurohet, ndërsa gjithçka tjetër që ju adhuroni është e kotë.

Për këtë, Allahu i Lartësuar më ka pajisur me argumente të qarta dhe fakte të dukshme për këdo që dëshiron të shohë të vërtetën. Atëherë, si mund të adhuroj unë dikë tjetër veç Allahut dhe t’i nënshtrohem tjetër ligji, veç ligjit dhe Shpalljes së Tij: “…dijeni se unë nuk i adhuroj ata që ju adhuroni veç Allahut.” Unë distancohem nga çdo gjë tjetër që adhurohet veç Allahut, pra, adhurimit të idhujve të ndryshëm. Ata që adhuroni ju nuk mund të krijojnë, të furnizojnë, të përkujdesen dhe nuk kanë asgjë në dorë.

Edhe ata, si gjithçka tjetër, janë krijesa të Allahut, të nënshtruar, të dobët dhe nevojtarë. Ata nuk kanë asnjë cilësi që të meritojnë adhurimin, pra, dashurinë e plotë, madhërimin dhe nënshtrimin ndaj tyre. Pastaj, ai tregoi se kush është i Adhuruari i vetëm, duke thënë: “Por adhuroj vetëm Allahun, i Cili ka në dorë (jetën dhe) vdekjen tuaj.”. Është Allahu i Lartësuar Ai që ju krijoi dhe Ai do t’ju bëjë të vdisni. Pastaj Ai do t’ju ringjallë dhe do t’ju shpërblejë për veprat tuaja. Allahu është Ai që meriton të adhurohet, t’i falesh dhe ti lutesh, t’i nënshtrohesh dhe t’i biesh në sexhde.

Unë jam urdhëruar të jem besimtar i vërtetë. – Për këtë jam urdhëruar: të jem besimtar i sinqertë, që të adhuroj Zotin tim, sipas Shpalljes dhe dritës së dhënë prej Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/104-thuaj-o-njerez-nese-ju-dyshoni-per-fene-time-dijeni-se-une-nuk-i-adhuroj-ata-qe-ju-adhuroni-vec-allahut-por-adhuroj-vetem-allahun-i-cili-ka-ne-dore-jeten-dhe-vdekjen-tuaj-une-jam/feed/ 0
103. Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë. Kështu, është detyra Jonë, që t’i shpëtojmë besimtarët. https://www.tefsirkurani.al/103-ne-do-ti-shpetojme-te-derguarit-tane-dhe-ata-qe-besojne-keshtu-eshte-detyra-jone-qe-ti-shpetojme-besimtaret/ https://www.tefsirkurani.al/103-ne-do-ti-shpetojme-te-derguarit-tane-dhe-ata-qe-besojne-keshtu-eshte-detyra-jone-qe-ti-shpetojme-besimtaret/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:56:07 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24951 – “Ne do t’i shpëtojmë të dërguarit Tanë dhe ata që besojnë.” – Kështu Allahu i Madhëruar jep këtë premtim kaq qetësues e të dashur për besimtarët. Ai do t’i shpëtojë ata prej çdo gjëje të urryer e të keqe, prej rreziqeve të ndryshme dhe vështirësive në të dyja jetët. Pastaj Ai thotë:

– “Kështu, është detyra Jonë, që t’i shpëtojmë besimtarët.” – Ky është një detyrim që i Plotpushtetshmi ia ka ngarkuar Vetes së Tij. Allahu Ekber! Kjo është mbrojtja që Allahu premton për besimtarët. Nga ne kërkohet besimi i pastër, korrekt dhe i sinqertë. Ajo që na premtohet është: “Allahu i mbron ata që besojnë”. Në varësi të imanit do të jetë edhe ruajtja nga fatkeqësitë e vështirësitë e dynjasë dhe të ahiretit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/103-ne-do-ti-shpetojme-te-derguarit-tane-dhe-ata-qe-besojne-keshtu-eshte-detyra-jone-qe-ti-shpetojme-besimtaret/feed/ 0
102. Mos vallë janë duke pritur ditë të ngjashme të dënimit të atyre që jetuan më parë? Thuaj: “Prisni atëherë, se edhe unë së bashku me ju po pres. https://www.tefsirkurani.al/102-mos-valle-jane-duke-pritur-dite-te-ngjashme-te-denimit-te-atyre-qe-jetuan-me-pare-thuaj-prisni-atehere-se-edhe-une-se-bashku-me-ju-po-pres/ https://www.tefsirkurani.al/102-mos-valle-jane-duke-pritur-dite-te-ngjashme-te-denimit-te-atyre-qe-jetuan-me-pare-thuaj-prisni-atehere-se-edhe-une-se-bashku-me-ju-po-pres/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:55:47 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24950 – “Mos vallë janë duke pritur ditë të ngjashme të dënimit të atyre që jetuan më parë?” – Çfarë presin tjetër mohuesit e shpalljeve të Zotit, me gjithë qartësinë e tyre? Ajo që pritet është i njëjti përfundim, sikurse ai i popujve që shkuan. Ata i pret i njëjti ndëshkim e poshtërim si të tjerët. Ky është ligji i Zotit, sepse të njëjta ishin edhe padrejtësitë e tyre. Ai thotë:

– “Thuaj: “Prisni atëherë, se edhe unë së bashku me ju po pres!”” – Më vonë do ta kuptoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe shpëtimi nga çdo e keqe në këtë botë dhe tjetrën. Të shpëtuarit kanë qenë dhe do të jenë vetëm profetët e Zotit dhe pasuesit e tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/102-mos-valle-jane-duke-pritur-dite-te-ngjashme-te-denimit-te-atyre-qe-jetuan-me-pare-thuaj-prisni-atehere-se-edhe-une-se-bashku-me-ju-po-pres/feed/ 0
101. Thuaj: “Vështroni me vëmendje atë që ndodhet në qiej dhe në Tokë! Por, as argumentet dhe as qortimet nuk u bëjnë dobi atyre që nuk besojnë. https://www.tefsirkurani.al/101-thuaj-veshtroni-me-vemendje-ate-qe-ndodhet-ne-qiej-dhe-ne-toke-por-as-argumentet-dhe-as-qortimet-nuk-u-bejne-dobi-atyre-qe-nuk-besojne/ https://www.tefsirkurani.al/101-thuaj-veshtroni-me-vemendje-ate-qe-ndodhet-ne-qiej-dhe-ne-toke-por-as-argumentet-dhe-as-qortimet-nuk-u-bejne-dobi-atyre-qe-nuk-besojne/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:55:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24949 – “Thuaj: “Vështroni me vëmendje atë që ndodhet në qiej dhe në Tokë!”  Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij që të vështrojnë në çdo gjë që gjendet në qiej dhe në tokë. Qëllimi këtu është të vështrosh duke përsiatur, studiuar, analizuar dhe duke nxjerrë mësime nga ky krijim i Zotit. Le të meditojmë e të nxjerrim mësime, siç bëjnë të diturit dhe të urtit nga gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë, për të parë argumentet e madhështisë së Krijuesit.

Në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që besojnë. Ato përmbajnë shumë urtësi për ata njerëz që kanë besim të plotë te Zoti i Madhërishëm. Të gjitha këto tregojnë se Allahu është Një i vetëm. Vetëm Allahu meriton të adhurohet me dashuri, madhërim e frikërespekt.

Ai është i lavdëruari e i përshkruari me të gjitha cilësitë e emrat e plotë dhe të bukur. Allahu është Ngadhënjimtari dhe Bujari dhe Atij i takojnë emrat më të bukur, cilësitë më të larta e madhështore. Por me gjithë këto shenja madhështore, që u ka mundësuar krijesave që t’i hulumtojnë, Allahu i Lartësuar thotë:

– “Por, as argumentet dhe as qortimet nuk u bëjnë dobi atyre që nuk besojnë.” – Ata nuk mund të përfitojnë nga shenjat dhe argumentet, sepse i kanë kthyer shpinën së vërtetës me urrejtje dhe armiqësi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/101-thuaj-veshtroni-me-vemendje-ate-qe-ndodhet-ne-qiej-dhe-ne-toke-por-as-argumentet-dhe-as-qortimet-nuk-u-bejne-dobi-atyre-qe-nuk-besojne/feed/ 0
100. Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë. https://www.tefsirkurani.al/100-asnje-njeri-nuk-mund-te-besoje-pervecse-me-lejen-e-allahut-ndersa-ligesia-e-mohimit-te-zotit-do-te-godase-ata-qe-nuk-mendojne/ https://www.tefsirkurani.al/100-asnje-njeri-nuk-mund-te-besoje-pervecse-me-lejen-e-allahut-ndersa-ligesia-e-mohimit-te-zotit-do-te-godase-ata-qe-nuk-mendojne/#respond Fri, 17 Dec 2021 17:55:10 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24948 – “Asnjë njeri nuk mund të besojë, përveçse me lejen e Allahut. Ndërsa ligësia (e mohimit të Zotit) do të godasë ata që nuk mendojnë.” – Kjo ndodh vetëm me dëshirën, vullnetin dhe lejimin e Tij kaderij dhe sherij. 102 Ata njerëz që, me urtësinë dhe kaderin e Zotit, e pranojnë imanin, ata pastrohen, dhe kështu tek ata kultivohet imani.

Ata nënshtrohen, e pranojnë të vërtetën dhe tregojnë durim, prandaj dhe Zoti ua prin mbarë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë. Ndërsa ata që nuk logjikojnë dhe as denjojnë të marrin në konsideratë urdhëresat e ndalesat e Zotit, e as që i përfillin porositë, këshillat e paralajmërimet e Tij, ata meritojnë që Zoti të vendosë mbi ta ndyrësinë dhe humbjen, mosbesimin e mosdurimin.

102 Lejimi kaderij është gjithçka që Zoti e ka lejuar dhe ka dëshiruar që të egzistojë në kaderin (caktimin) dhe krijimin e Tij. Kurse lejimi sherij janë të gjitha ato ligje e dispozita që Zoti dëshiroi prej nesh që ti zbatojmë dhe të jetojmë sipas tyre dhe të cilat i shpalli përmes profetëve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/100-asnje-njeri-nuk-mund-te-besoje-pervecse-me-lejen-e-allahut-ndersa-ligesia-e-mohimit-te-zotit-do-te-godase-ata-qe-nuk-mendojne/feed/ 0