009. ET-TEUBEH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Mon, 25 Apr 2022 01:29:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 009. ET-TEUBEH | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 129. Por nëse ata refuzojnë, atëherë thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Unë i mbështetem vetëm Atij dhe Ai është Zoti i Fronit të Madh. https://www.tefsirkurani.al/129-por-nese-ata-refuzojne-atehere-thuaju-mua-me-mjafton-allahu-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-vec-tij-une-i-mbeshtetem-vetem-atij-dhe-ai-eshte-zoti-i-fronit-te-madh-2/ https://www.tefsirkurani.al/129-por-nese-ata-refuzojne-atehere-thuaju-mua-me-mjafton-allahu-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-vec-tij-une-i-mbeshtetem-vetem-atij-dhe-ai-eshte-zoti-i-fronit-te-madh-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:17:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20998  

– “Por nëse ata refuzojnë, atëherë thuaju: “Mua më mjafton Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Unë i mbështetem vetëm Atij dhe Ai është Zoti i Fronit të Madh.” – Nëse të besojnë si Profet, ky është një fat i madh dhe mirësi e jashtëzakonshme për ta. Por nëse të kthejnë shpinën dhe nuk të besojnë, atëherë ti vazhdo rrugën që Zoti të ka urdhëruar!

Vazhdo t’i ftosh njerëzit në rrugën e Zotit dhe thuaj: “Hasbijjallah (Më mjafton Allahu për të gjitha çështjet e mia), La ila-lahe il-la Hu (Nuk ka të adhuruar me meritë veç Tij), Alejhi teuekkeltu (Vetëm Atij i mbështetem për arritjen e çdo të mire dhe për shpëtimin nga çdo e keqe), ue hue Rabbul Arshil Adhim (Ai është Zoti i Fronit madhështor). Froni është krijesa më e madhe e Allahut. Froni i Allahut ka përfshirë të gjitha krijesat. Zoti i këtij Froni është sigurisht dhe Zoti i gjithçkaje tjetër poshtë tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/129-por-nese-ata-refuzojne-atehere-thuaju-mua-me-mjafton-allahu-nuk-ka-te-adhuruar-tjeter-me-merite-vec-tij-une-i-mbeshtetem-vetem-atij-dhe-ai-eshte-zoti-i-fronit-te-madh-2/feed/ 0
128. Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju. Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë I mëshirshëm. https://www.tefsirkurani.al/128-juve-ju-ka-ardhur-nje-profet-nga-gjiri-juaj-atij-i-vjen-rende-per-vuajtjet-tuaja-sepse-ai-e-deshiron-fort-rrugen-e-drejte-per-ju-per-besimtaret-ai-eshte-shume-i-ndjeshem-dhe-shume-i-meshirshe-2/ https://www.tefsirkurani.al/128-juve-ju-ka-ardhur-nje-profet-nga-gjiri-juaj-atij-i-vjen-rende-per-vuajtjet-tuaja-sepse-ai-e-deshiron-fort-rrugen-e-drejte-per-ju-per-besimtaret-ai-eshte-shume-i-ndjeshem-dhe-shume-i-meshirshe-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:17:29 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20996   “Juve ju ka ardhur një Profet nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse ai e dëshiron fort rrugën e drejtë për ju.” – Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësinë e Tij të jashtëzakonshme kur u dërgoi një profet nga mesi i tyre. Ky ishte një profet që nuk dinte të shkruante dhe të lexonte, por populli ia njihte mirë prejardhjen fisnike dhe të zgjedhur. Allahu i Madhëruar e zgjodhi nga mesi i tyre, që ata ta kishin të lehtë të mësonin prej tij Shpalljen.

Duke e njohur për moralin, prejardhjen e zgjedhur dhe vlerat e rralla, populli i tij nuk duhej ta kishte aspak të vështirë t’i bindej dhe ta pasonte atë. Përkundrazi, kjo do të ishte nder dhe lavdi për ta, sepse ai ishte njeriu më i dashur, që dëshironte të mirën e tyre më shumë se çdokush tjetër. Ai shqetësohej për çdo gjë që shqetësonte edhe ata. Profeti dëshironte të mirën për njerëzit dhe luftonte me mish dhe me shpirt për t’i afruar drejt saj me dashuri, me ëmbëlsi dhe butësi.

Ai dëshironte udhëzimin e tyre në rrugën e drejtë dhe në besimin e vërtetë. Ai nuk donte që ata t’i godiste e keqja dhe luftonte që t’i largonte prej saj. Ai i këshillonte e i ndihmonte që të shpëtonin prej të keqes dhe ndëshkimit.

  “Për besimtarët, ai është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm.” – Për besimtarët ai është tejet i mëshirshëm, i dhembsur, i butë dhe i dashur. Ai është më i mëshirshëm me ta edhe sesa vetë prindërit e tyre. Për këtë arsye, e drejta e Profetit qëndron mbi të drejtat e të gjitha krijesave. Umeti e ka detyrë kryesore besimin e drejtë në këtë Profet, nderimin e figurës së tij, mbështetjen e rrugës së tij, si edhe respektin ndaj fjalës së tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/128-juve-ju-ka-ardhur-nje-profet-nga-gjiri-juaj-atij-i-vjen-rende-per-vuajtjet-tuaja-sepse-ai-e-deshiron-fort-rrugen-e-drejte-per-ju-per-besimtaret-ai-eshte-shume-i-ndjeshem-dhe-shume-i-meshirshe-2/feed/ 0
127. Sa herë që zbret ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin në sy e thonë: “A ju pa ndokush?” Pastaj largohen. Allahu ua ka larguar zemrat (nga drita), sepse ata qenë njerëz që nuk kuptonin. https://www.tefsirkurani.al/127-sa-here-qe-zbret-ndonje-sure-ata-shikojne-njeri-tjetrin-ne-sy-e-thone-a-ju-pa-ndokush-pastaj-largohen-allahu-ua-ka-larguar-zemrat-nga-drita-sepse-ata-qene-njerez-qe-nuk-k-2/ https://www.tefsirkurani.al/127-sa-here-qe-zbret-ndonje-sure-ata-shikojne-njeri-tjetrin-ne-sy-e-thone-a-ju-pa-ndokush-pastaj-largohen-allahu-ua-ka-larguar-zemrat-nga-drita-sepse-ata-qene-njerez-qe-nuk-k-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:17:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20994 – “Sa herë që zbret ndonjë sure, ata shikojnë njëri-tjetrin në sy e thonë: “A ju pa ndokush?” Pastaj largohen.” – Munafikët trembeshin se mos zbriste ndonjë sure që do t’u nxirrte të palarat në shesh, prandaj, kur shpalleshin ajetet që nxisin për të besuar dhe për të zbatuar porositë e Zotit, ata vështronin njëri-tjetrin, të vendosur për të dredhuar dhe duke u munduar t’u fshiheshin shikimit të besimtarëve. Ata i thoshin njëri-tjetrit: “A ju pa ndokush?” E pastaj largoheshin tinëz, me mosbesimin ndaj Shpalljes. Edhe i Madhëruari i ndëshkoi sipas veprës së tyre të poshtër.

– “Allahu ua ka larguar zemrat (nga drita), sepse ata qenë njerëz që nuk kuptonin.” – Ashtu sikurse ata iu shmangën zbatimit të porosive të Zotit, edhe Ai ua shmangu zemrat nga e vërteta dhe nuk ua mundësoi që ta shihnin e pranonin atë. Ky ishte ndëshkimi për ta dhe për të ngjashmit e tyre, sepse ishin njerëz që nuk kuptonin. Nëse vërtet do të arsyetonin drejt dhe do të kuptonin suret e Kur’anit, ata do të besonin dhe do të nënshtroheshin për të jetuar sipas tyre. Ajetet tregojnë se sa shumë e urrejnë munafikët xhihadin, ligjet e Zotit dhe veprat e imanit të vërtetë. Në një ajet tjetër, i Madhëruari thotë për ta: “…kur shpallet ndonjë sure e qartë, që flet për luftë, ata me zemër të sëmurë, të shikojnë sikur të ishin në agoninë e vdekjes.” [Muhamed 20].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/127-sa-here-qe-zbret-ndonje-sure-ata-shikojne-njeri-tjetrin-ne-sy-e-thone-a-ju-pa-ndokush-pastaj-largohen-allahu-ua-ka-larguar-zemrat-nga-drita-sepse-ata-qene-njerez-qe-nuk-k-2/feed/ 0
126. Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë? E, megjithatë, ata as nuk pendohen, as nuk reflektojnë. https://www.tefsirkurani.al/126-valle-a-nuk-e-shohin-ata-se-cdo-vit-vihen-ne-prove-nje-ose-dy-here-e-megjithate-ata-as-nuk-pendohen-as-nuk-reflektojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/126-valle-a-nuk-e-shohin-ata-se-cdo-vit-vihen-ne-prove-nje-ose-dy-here-e-megjithate-ata-as-nuk-pendohen-as-nuk-reflektojne-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:17:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20992 – “Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë? E, megjithatë, ata as nuk pendohen, as nuk reflektojnë.” – Ata sprovohen me shumë mënyra: me fatkeqësi e sëmundje, por edhe nëpërmjet urdhëresave hyjnore, që vënë në provë besimin e tyre. Megjithatë, ata përsëri nuk pendohen dhe nuk mendojnë se çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq.

Ligji i Zotit për të gjithë njerëzit është që, Ai i sprovon me të mira e vështirësi, me urdhëresa dhe ndalesa, në mënyrë që ata të gjejnë rrugën e kthimit tek Ai. Megjithatë, ata as nuk kthehen dhe as nuk reflektojnë. Këto ajete dëshmojnë që besimi shtohet dhe pakësohet. Për këtë arsye, besimtari duhet të kontollojë gjithmonë imanin e tij. Ai duhet të kujdeset që ta rigjallërojë e forcojë besimin përmes diturisë së dobishme, veprave të mira dhe adhurimeve. Besimtari duhet të kujdeset që besimi i tij të jetë gjithmonë në rritje e jo në rënie e plogështi.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/126-valle-a-nuk-e-shohin-ata-se-cdo-vit-vihen-ne-prove-nje-ose-dy-here-e-megjithate-ata-as-nuk-pendohen-as-nuk-reflektojne-2/feed/ 0
125. E, sa u përket atyre, që kanë sëmundje në zemër, ajo ua shton edhe më shumë dyshimin që kanë, dhe ata do të vdesin si mohues. https://www.tefsirkurani.al/125-e-sa-u-perket-atyre-qe-kane-semundje-ne-zemer-ajo-ua-shton-edhe-me-shume-dyshimin-qe-kane-dhe-ata-do-te-vdesin-si-mohues-2/ https://www.tefsirkurani.al/125-e-sa-u-perket-atyre-qe-kane-semundje-ne-zemer-ajo-ua-shton-edhe-me-shume-dyshimin-qe-kane-dhe-ata-do-te-vdesin-si-mohues-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:15:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20990 – “E, sa u përket atyre, që kanë sëmundje në zemër, ajo ua shton edhe më shumë dyshimin që kanë, dhe ata do të vdesin si mohues.” – Ata që kanë në zemër dyshime e hipokrizi, atyre u shtohet sëmundje, mbi sëmundjen e ligësinë që kanë. Atyre u shtohet dyshimi e pasiguria për një shkak shumë të thjeshtë: sepse ata kanë mohuar dhe, me kokëfortësi e padrejtësisht, i kanë kthyer shpinën ftesës bujare të Zotit.

Kështu vazhdojnë ata të mjerë, derisa shkojnë drejt vulosjes së zemrës dhe derisa të vdesin si mohues, nëse nuk kthejnë rrugë të penduar për të adhuruar Zotin dhe për të jetuar jetën sipas Shpalljes së Tij. Ky është ndëshkimi i atyre që mohojnë Shpalljen e Zotit dhe që refuzojnë të pasojnë Profetin e Tij: atyre u mbushet zemra me nifak, dhe kjo i shoqëron deri ditën kur të dalin para Zotit. Në vijim, duke i qortuar munafikët për vazhdimësinë në hipokrizinë e tyre, Allahu i Madhëruar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/125-e-sa-u-perket-atyre-qe-kane-semundje-ne-zemer-ajo-ua-shton-edhe-me-shume-dyshimin-qe-kane-dhe-ata-do-te-vdesin-si-mohues-2/feed/ 0
124. Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?” Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen. https://www.tefsirkurani.al/124-sa-here-qe-shpallet-ndonje-sure-disa-prej-tyre-thone-kujt-ia-shtoi-besimin-kjo-sure-po-besimtareve-ua-shton-besimin-dhe-ata-gezohen-2/ https://www.tefsirkurani.al/124-sa-here-qe-shpallet-ndonje-sure-disa-prej-tyre-thone-kujt-ia-shtoi-besimin-kjo-sure-po-besimtareve-ua-shton-besimin-dhe-ata-gezohen-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:15:40 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20988 Allahu i Madhëruar na tregon gjendjen e munafikëve dhe atë të besimtarëve në momentin e shpalljes së ajeteve kuranore dhe dallimin e madh mes tyre. Ai thotë:

– “Sa herë që shpallet ndonjë sure, disa prej tyre thonë: “Kujt ia shtoi besimin kjo sure?”” – Ajetet e Kur’anit pëmbajnë urdhëra e ndalesa, përmbajnë dituri dhe lajme rreth Zotit të Madhërishëm. Ajetet na mësojnë rreth emrave, cilësive e veprave të lavdishme të Allahut të Madhëruar. Ato hedhin dritë mbi çështje të fshehta dhe janë nxitje për vepra të mira e adhurime, si dhe nxitje për xhihad në rrugën e Zotit.

Por kur shpalleshin këto ajete plot me njohuri të vyera, disa thoshin: Kujt ua shtojnë besimin këto sure? Kujt i bëjnë dobi këto ajete? Sa ndikim kanë këto ajete në veprat e njerëzve?! Vërtet ju nxisin për vepra të mira? A ju ndihmojnë që t’i largoheni të ligës dhe që të shëroni zemrën? Por e vërteta është që suret e Kur’anit ua shtojnë besimtarëve imanin, diturinë, veprat e mira dhe largimin nga e keqja, prandaj ata gëzohen:

– “Po. Besimtarëve ua shton besimin dhe ata gëzohen.” – Besimtarët përgëzojnë njëri-tjetrin për mirësinë e madhe që Zoti u ka dhuruar me Shpalljen e Tij. Ata gëzohen dhe falënderojnë Krijuesin që ua mësoi ajetet e i bëri t’i kuptojnë ato, dhe – çfarë është më e rëndësishmja, – që u dha forcë e vullnet për të punuar dhe jetuar sipas tyre. Besimtarëve të vërtetë u zgjerohet gjoksi me Shpalljen e Allahut, u qetësohet zemra me ato porosi të vyera, prandaj dhe nënshtrohen menjëherë për të jetuar sipas mësimeve të Shpalljes. Por nuk janë kështu disa të tjerë, siç thotë Allahu i Madhëruar:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/124-sa-here-qe-shpallet-ndonje-sure-disa-prej-tyre-thone-kujt-ia-shtoi-besimin-kjo-sure-po-besimtareve-ua-shton-besimin-dhe-ata-gezohen-2/feed/ 0
123. O ju që keni besuar! Luftojini jobesimtarët (agresorë) që janë pranë jush! Le ta ndiejnë ata ashpërsinë tuaj. Dijeni mirë se Allahu është me të devotshmit! https://www.tefsirkurani.al/123-o-ju-qe-keni-besuar-luftojini-jobesimtaret-agresore-qe-jane-prane-jush-le-ta-ndiejne-ata-ashpersine-tuaj-dijeni-mire-se-allahu-eshte-me-te-devotshmit-2/ https://www.tefsirkurani.al/123-o-ju-qe-keni-besuar-luftojini-jobesimtaret-agresore-qe-jane-prane-jush-le-ta-ndiejne-ata-ashpersine-tuaj-dijeni-mire-se-allahu-eshte-me-te-devotshmit-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:15:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20985 Pasi i mësoi besimtarët se kush duhet të luftojë e kush përjashtohet nga ky detyrim, i Lartësuari i mëson besimtarët se si duhet ta zhvillojnë xhihadin.

– “O ju që keni besuar! Luftojini jobesimtarët (agresorë) që janë pranë jush! Le ta ndiejnë  ata ashpërsinë tuaj.” – Lufta zhvillohet duke nisur me ata që janë më afër. Allahu udhëzon për ashpërsi në luftën kundër mohuesve agresorë. Ai udhëzon për qëndrueshmëri dhe guxim në luftë. Pastaj i qetëson besimtarët luftëtarë, duke u thënë:

  “Dijeni mirë se Allahu është me të devotshmit!” – Mësojeni mirë, o besimtarë, se ndihma e Zotit vjen në varësi të devotshmërisë suaj. Bëhuni të devotshëm, atëherë, ashtu siç ju mëson Zoti, në mënyrë që Ai t’ju dhurojë fitoren mbi armiqtë! Ky ajet i përgjithshëm na mëson që lufta të nisë në fillim me mohuesit që janë më afër.

Megjithatë, nëse është e dobishme që të fillohet me armiqtë që janë më larg, atëherë ka raste të veçanta përjashtuese. Gjithmonë veprohet sipas urtësisë dhe si të jetë e dobishme për muslimanët, gjë të cilën e gjykojnë udhëheqësit dhe dijetarët e muslimanëve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/123-o-ju-qe-keni-besuar-luftojini-jobesimtaret-agresore-qe-jane-prane-jush-le-ta-ndiejne-ata-ashpersine-tuaj-dijeni-mire-se-allahu-eshte-me-te-devotshmit-2/feed/ 0
122. Nuk është e nevojshme që besimtarët të dalin në luftë të gjithë bashkë. E përse të mos shkojë një pjesë nga çdo grup i tyre, për të marrë diturinë fetare dhe për t’ia mësuar atë popullit të vet kur të kthehen, në mënyrë që të ruhen (nga e keqja). https://www.tefsirkurani.al/122-nuk-eshte-e-nevojshme-qe-besimtaret-te-dalin-ne-lufte-te-gjithe-bashke-e-perse-te-mos-shkoje-nje-pjese-nga-cdo-grup-i-tyre-per-te-marre-diturine-fetare-dhe-per-tia-mesuar-ate-popullit-2/ https://www.tefsirkurani.al/122-nuk-eshte-e-nevojshme-qe-besimtaret-te-dalin-ne-lufte-te-gjithe-bashke-e-perse-te-mos-shkoje-nje-pjese-nga-cdo-grup-i-tyre-per-te-marre-diturine-fetare-dhe-per-tia-mesuar-ate-popullit-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:15:01 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20983 – “Nuk është e nevojshme që besimtarët të dalin në luftë të gjithë bashkë.” – Jo të gjithë besimtarët duhet të dalin në luftë, sepse kjo sjell shumë probleme të tjera, madje bëhet pengesë për  plotësimin e disa interesave të tyre.

– “E përse të mos shkojë një pjesë nga çdo grup i tyre, për të marrë diturinë fetare dhe për t’ia mësuar atë popullit të vet kur të kthehen, në mënyrë që të ruhen (nga e keqja).” – Allahu i Madhëruar këshillon që nga çdo vend komb, fis apo familje, besimtarët të zgjedhin disa individë për të mos shkuar në luftë, por për t’u përkushtuar në gjëra të tjera të domosdoshme. Një nga këto detyra është marrja e diturisë dhe përcjellja e saj tek të tjerët, kur të kthehen. Ata duhet ta mësojnë dhe të kuptojnë mirë diturinë fetare në çdo hollësi të saj.

Përveç kësaj, besimtarët duhet të jenë vetë shembull në sjellje dhe vepra sipas kësaj diturie, pastaj të këshillojnë e udhëzojnë të tjerët. Ajeti kuranor tregon vlerën e lartë e diturisë, sidomos të diturisë fetare, si çështje tepër e rëndësishme. Kush mëson diçka e ka detyrë që ta përhapë tek të tjerët dhe t’i këshillojë e udhëzojë ata për më të mirën.

Gjithashtu, mësuesi duhet t’i nxisë nxënësit që edhe ata ta shpërndajnë diturinë, sepse kjo është një vepër e bekuar dhe plot shpërblime, që shtohen gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Nëse dijetari e mban diturinë për vete dhe nuk i fton njerëzit tek e mira me dituri e urtësi, ai bëhet i padobishëm. Nëse ai nuk u mëson të tjerëve çfarë u nevojitet, atëherë çfarë dobie kanë muslimanët prej tij?! Kur të vdesë dijetari, bashkë me të do të vdesë edhe dituria e tij, dhe kjo është mangësi e madhe për një njeri që Zoti i ka dhënë dituri dhe mprehtësi.

Nga ajeti mund të nxirret edhe një normë e rëndësishme për muslimanët: ata duhet të investojnë gjithçka për të përmbushur nevojat e bashkësisë së tyre, duke përgatitur njerëz të aftë në çdo fushë të diturisë, që është e domosdoshme për shoqërinë islame. Të tillë njerëzve duhet t’u plotësohen kushtet, që ata t’i përkushtohen diturisë, si në nxënien, ashtu edhe në përhapjen e saj. Ata nuk duhen angazhuar me asgjë tjetër, që i pengon nga dituria. Në këtë mënyrë plotësohen nevojat e të gjithë shoqërisë islame. Qëllimi kryesor i shoqërisë islame është arritja e mirësive të fesë dhe të jetës në këtë botë dhe i lumturisë në jetën e ahiretit. Rrugët e arritjes së këtij qëllimi mund të jenë të shumta dhe të larmishme, por qëllimi është i përbashkët.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/122-nuk-eshte-e-nevojshme-qe-besimtaret-te-dalin-ne-lufte-te-gjithe-bashke-e-perse-te-mos-shkoje-nje-pjese-nga-cdo-grup-i-tyre-per-te-marre-diturine-fetare-dhe-per-tia-mesuar-ate-popullit-2/feed/ 0
121. Çdo herë që ata do të bënin ndonjë shpenzim në rrugën e Allahut – të vogël ose të madh – dhe sa herë që do të kapërcenin ndonjë luginë, atyre do t’u regjistrohej, që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprën e tyre. https://www.tefsirkurani.al/121-cdo-here-qe-ata-do-te-benin-ndonje-shpenzim-ne-rrugen-e-allahut-te-vogel-ose-te-madh-dhe-sa-here-qe-do-te-kapercenin-ndonje-lugine-atyre-do-tu-regjistrohej-qe-allah/ https://www.tefsirkurani.al/121-cdo-here-qe-ata-do-te-benin-ndonje-shpenzim-ne-rrugen-e-allahut-te-vogel-ose-te-madh-dhe-sa-here-qe-do-te-kapercenin-ndonje-lugine-atyre-do-tu-regjistrohej-qe-allah/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:14:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20980 – “Çdo herë që ata do të bënin ndonjë shpenzim në rrugën e Allahut – të vogël ose të madh – dhe sa herë që do të kapërcenin ndonjë luginë, atyre do t’u regjistrohej, që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprën e tyre.” – Për çdo shpenzim dhe lodhje në rrugëtimin drejt luftës, atyre u shkruhet shpërblim i madh. Allahu i Madhëruar do t’i shpërblejë më së miri për veprën e tyre. Sigurisht, ndër veprat e tyre më të mira ishin pikërisht ato që janë përmendur në ajet. Ato ishin vepra të sinqerta për Zotin, por edhe korrekte sipas porosive të Tij.

Këto ajete janë frymëzim dhe motivim për shpirtin e besimtarit, për këtë vepër kaq madhështore, siç është xhihadi në rrugën e Zotit. Është durimi ndaj vështirësive dhe llogaritja e shpërblimit që e ngre njeriun në grada. Shpërblimi fitohet jo vetëm për veprat e mira, por edhe për gjurmët dhe efektet pozitive që ato lënë pas. Më pas, Allahu i Lartësuar sqaron besimtarët se si duhet të veprojnë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/121-cdo-here-qe-ata-do-te-benin-ndonje-shpenzim-ne-rrugen-e-allahut-te-vogel-ose-te-madh-dhe-sa-here-qe-do-te-kapercenin-ndonje-lugine-atyre-do-tu-regjistrohej-qe-allah/feed/ 0
120. Nuk do të ishte me vend për banorët e Medines e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij. Nuk do të ishte me vend, sepse sa herë që ata i kapte etja, lodhja dhe uria në rrugën e Allahut, sa herë që shkelnin ndonjë rrugë që i hidhëronte jobesimtarët, sa herë që arrinin çfarëdolloj fitoreje kundër armikut – të gjitha këto do t’u shkruhen si vepra të mira. Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve. https://www.tefsirkurani.al/120-nuk-do-te-ishte-me-vend-per-banoret-e-medines-e-as-per-beduinet-perreth-qe-te-mos-e-ndiqnin-pas-te-derguarin-e-allahut-dhe-te-kursenin-veten-ne-vend-te-atij-nuk-do-te-ishte-me-vend-sepse-sa-h-2/ https://www.tefsirkurani.al/120-nuk-do-te-ishte-me-vend-per-banoret-e-medines-e-as-per-beduinet-perreth-qe-te-mos-e-ndiqnin-pas-te-derguarin-e-allahut-dhe-te-kursenin-veten-ne-vend-te-atij-nuk-do-te-ishte-me-vend-sepse-sa-h-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 17:14:31 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20978 Allahu i Lartësuar në këtë ajet i nxit për diçka të rëndësishme banorët e Medinës, ensarë e muhaxhirë, por edhe beduinët që pranuan Islamin dhe u përmirësuan:

– “Nuk do të ishte me vend për banorët e Medines e as për beduinët përreth, që të mos e ndiqnin pas të Dërguarin e Allahut dhe të kursenin veten, në vend të atij.” – Kjo vepër e shëmtuar nuk është e pranueshme e nuk duhet të ketë lidhje me ta. Ata duhet të qëndrojnë shumë më lart. Si mund të kënaqen besimtarët me rehatinë dhe qetësinë e tyre, kur i Dërguari fisnik u del në ballë përgjegjësive të mëdha?! Ai duhet të mbështetet patjetër nga umeti i tij.

Ndihma ndaj Profetit është më parësore sesa rehatia dhe interesi personal. Çdo besimtar  duhet të sakrifikojë gjithçka personale, në vend të Profetit të nderuar dhe fisnik të Zotit. Shenjë treguese e dashurisë dhe respektit për Profetin është që kurrë të mos i shmangesh kur ai kërkon angazhimin tënd. Ky është besimi i plotë te Profeti i Zotit. Pastaj i Lartësuari përmend shpërblimin e madh:

‘Nuk do të ishte me vend, sepse sa herë që ata i kapte etja, lodhja dhe uria në rrugën e Allahut, sa herë që shkelnin ndonjë rrugë që i hidhëronte jobesimtarët, sa herë që arrinin çfarëdolloj fitoreje kundër armikut – të gjitha këto do t’u shkruhen si vepra të mira.” – Luftëtarët marrin shpërblim të madh për çdo vështirësi, lodhje apo uri, që heqin në rrugën e Zotit. Për çdo sulm apo goditje që tmerron jobesimtarët dhe për çdo plaçkë lufte të fituar, ka shpërblim të madh. Ky shpërblim vjen nga veprat që bëhen sipas imanit në zemër.

– “Allahu nuk ua humb shpërblimin vepërmirëve.” – Ata u treguan bamirës duke nxituar të përmbushnin urdhëresat e Zotit. Ata ishin bamirës duke e përkryer adhurimin ndaj Zotit të tyre, por edhe duke respektuar të drejtat ndaj krijesave të Zotit. Veprat e mira janë produkt i besimit dhe sjellin njëra-tjetrën. E mira i tërheq drejt të mirës, dhe kështu vazhdojnë derisa të arrijnë të mirën e përjetshme.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/120-nuk-do-te-ishte-me-vend-per-banoret-e-medines-e-as-per-beduinet-perreth-qe-te-mos-e-ndiqnin-pas-te-derguarin-e-allahut-dhe-te-kursenin-veten-ne-vend-te-atij-nuk-do-te-ishte-me-vend-sepse-sa-h-2/feed/ 0