Select Page

19. Nëse ju (o jobesimtarë të Mekës) kërkoni fitoren (e të drejtëve), ja ku erdhi fitorja (për të drejtët). Dhe nëse tërhiqeni, kjo do të jetë më mirë për ju. Por nëse ju ktheheni, edhe Ne kthehemi. Forcat tuaja nuk kanë për t’ju ndihmuar aspak, edhe sikur të shumohen, sepse Allahu është me besimtarët.

– “Nëse ju (o jobesimtarë të Mekës) kërkoni fitoren (e të drejtëve), ja ku erdhi fitorja (për të drejtët). Dhe nëse tërhiqeni, kjo do të jetë më mirë për ju.” – Nëse ju, o idhujtarë, kërkoni prej Allahut fitoren, duke pretenduar se jeni në të drejtën e...

17. Nuk ishit ju që i vratë ata, por ishte Allahu Ai që i vrau ata. Nuk ishe ti ai që i gjuajte, atëherë kur i gjuajte, por ishte Allahu Ai që gjuajti, për t’i shpërblyer besimtarët me një dhuratë të mirë prej Tij. Nuk ka dyshim se Allahu dëgjon dhe di gjithçka.

Pasi idhujtarët u mposhtën në Bedër, Allahu i Madhëruar u thotë besimtarëve: – “Nuk ishit ju që i vratë ata, por ishte Allahu Ai që i vrau ata …” – Kjo është e vërteta. Allahu i shkatërron gjithmonë kurthet e jobesimtarëve. Kështu, nuk ishin...

16. Askush të mos ua kthejë atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthehet për të luftuar ose për t’iu bashkëngjitur një grupi tjetër. Kush tërhiqet, ai ka tërhequr kundër vetes zemërimin e Allahut dhe vendi i tij është Xhehenemi, një strehim shumë i keq.

Allahu i Madhëruar i urdhëron besimtarët për guxim e trimëri, ashtu sikurse ua dikton edhe imani i tyre. Ai i urdhëron të bëhen të fortë dhe të qëndrueshëm. 66  Për të realizuar këtë, ata duhet të marrin çdo masë paraprake. Allahu i ndalon besimtarët nga dezertimi në...