008. EL ENFAL | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sun, 24 Apr 2022 13:20:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 008. EL ENFAL | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 75. Edhe ata që u bënë besimtarë më pas, që mërguan dhe luftuan së bashku me ju, janë vëllezërit tuaj. Megjithatë, farefisi ka më shumë përparësi ndaj njëri-tjetrit, sipas Librit të Zotit. Allahu Di gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/75-edhe-ata-qe-u-bene-besimtare-me-pas-qe-merguan-dhe-luftuan-se-bashku-me-ju-jane-vellezerit-tuaj-megjithate-farefisi-ka-me-shume-perparesi-ndaj-njeri-tjetrit-sipas-librit-te-zotit-allahu-di-g-3/ https://www.tefsirkurani.al/75-edhe-ata-qe-u-bene-besimtare-me-pas-qe-merguan-dhe-luftuan-se-bashku-me-ju-jane-vellezerit-tuaj-megjithate-farefisi-ka-me-shume-perparesi-ndaj-njeri-tjetrit-sipas-librit-te-zotit-allahu-di-g-3/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:14:28 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20496 – “Edhe ata që u bënë besimtarë më pas, që mërguan dhe luftuan së bashku me ju, janë vëllezërit tuaj.” – Atyre u takon çdo trajtim që ju bëhet juve dhe kanë të njëjtat detyrime dhe përgjegjësi sikurse ju. Kjo ishte lidhja e fortë dhe dashuria e imanit. Në fillimet e Islamit, kjo lidhje ishte shumë e fortë për zemrat e besimtarëve.

Vëllazërimi që bëri Profeti (a.s) mes muhaxhirëve dhe ensarëve ishte unik dhe qëndronte përveç vëllazërisë së përgjithshme që bashkon besimtarët. Madje, në fillimet e kësaj lidhjeje, muhaxhirët dhe ensarët kishin të drejtë trashëgimie ndaj njëri-tjetrit. Por më pas Allahu i Lartësuar shpalli ajetet:

– “Megjithatë, farefisi ka më shumë përparësi ndaj njëri-tjetrit, sipas Librit të Zotit.” – Tashmë pjesëtarë në trashëgimi do të jenë veçse të afërmit, që Sheriati i ka përcaktuar mirë, shkallë-shkallë, sipas fortësisë së lidhjes. Këto i tregon qartë Libri i Allahut, domethënë Sheriati i Tij.

– “Allahu Di gjithçka.” – Pjesë e diturisë absolute të Allahut është edhe dija e Tij rreth gjendjes suaj dhe ligjeve që janë të përshtatshme dhe rregulluese të jetës suaj. Allahu është më i Dituri dhe i Urti rreth ligjeve që ju përshtaten dhe rregullojnë çështjet e kësaj jete dhe të jetës tjetër. 76 

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Enfal. Lavdia e plotë i takon Allahut të Vetëm dhe të Pashoq!

76 Vëllazërimi mes muhaxhirëve dhe ensarëve. Profeti a.s. kreu atë çka quhet: “Vëllazërimi mes ensarëve dhe muhaxhirëve”, në shtëpinë e Enes Ibn Malikut. Gjithsej ishin nëntëdhjetë burra: gjysma ensarë dhe gjysma muhaxhirë. Vëllazërimi ishte një lidhje që i detyronte të ishin solidarë e të përkrahnin njëri-tjetrin, si dhe u jepte të drejta trashëgimie ndaj njëri-tjetrit, pa përfshirë në këtë të drejtë të afërmit e gjakut, mirëpo ky rregull trashgimie vazhdoi deri në ngjarjen e madhe të Bedrit, atëherë kur Allahu i Madhëruar  zbriti ajetin: “I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin, sesa besimtarët e tjerë dhe të mërguarit, përveç rastit kur doni t’u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj.” (Ahzab 6).

Me këtë ajet, e drejta e trashëgimisë iu kthye parimit të mëparshëm, atij të farefisnisë, dhe u ndalua trashëgimia mbi bazat e vëllazërimit. Thuhet se ai vëllazëroi edhe muhaxhirët me njëri-tjetrin, dhe se Pejgamberi a.s. konsideroi si vëlla të vet, Aliun (r.a.). Por më e saktë dhe e sigurt është dëshmia vetëm për vëllazërimin mes muhaxhirëve dhe ensarëve, e jo e dyta, sepse, faktikisht, muhaxhirët nuk kishin pse të vëllazëroheshin me njëri-tjetrin. Ata i bashkonte vëllazëria në Islam, i bashkonte origjina, vendi dhe farefisnia.

Por edhe sikur të kishte vëllazëruar muhaxhirët me njëri-tjetrin, ai që do ta meritonte më tepër vëllazërimin me Muhamedin a.s. do të kishte qenë njeriu më i dashur për të, shoqëruesi i tij në udhëtimin e emigrimit, ngushëlluesi i tij në shpellë, më i miri dhe me i nderuari i sahabëve, vetë Ebu Bekri, i Sinqerti. E si mund të ndodhte ndryshe, kur dihet se Profeti a.s. ka thënë: “Nëse do të zgjidhja ndonjë mik të dashur e të ngushtë nga banorët e tokës, ai do të ishte Ebu Bekri, por, vëllazëria në Islam është më e mirë.”

Ndërsa sipas një dëshmie tjetër: “… por ai është vëllai dhe shoku im.” Vëllazëria në Islam është gjithëpërfshirëse dhe e përgjithshme për të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit, ashtu siç deklaron Profeti a.s.: “Sa do të dëshiroja të shihja vëllezërit e mi!” Sahabët e pyetën: “Po a nuk jemi ne vëllezërit e tu?” Ai tha: “Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ca njerëz që do të vijnë pas meje, të cilët do të më besojnë, edhe pse nuk do më shohin.” E pra, Ebu Bekër i Sinqerti ishte vëllai dhe shoku më mirë i Profetit a.s. Të gjithë sahabët ishin vëllezër dhe shokë të Profetit a.s., kurse të mëvonshmit janë vetëm vëllezër në Islam me Profetin a.s. dhe jo shokë të tij. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3.

 Leja për të luftuar. Pasi Profeti a.s. arriti një qëndrueshmëri në Medinë, Allahu i Madhëruar i dha ndihmën e Tij të madhe me anë të adhuruesve të Tij besimtarë, të cilët i dolën në krah. Ishte Allahu i Madhëruar që i bashkoi zemrat e atyre, të cilat deri dje kishin qenë të ndara nga armiqësia dhe mëritë mes njëri-tjetrit. Këta burra i dolën Profetit a.s. krah kundër çdo të ziu dhe të kuqi. Ata mbrojtën atë duke falur shpirtrat e tyre në rrugën e Allahut. Ata e deshën Profetin a.s. më shumë se prindërit, fëmijët dhe bashkëshortet e tyre.

Profeti a.s. ishte përparësia kryesore, madje ishte më parësor edhe se shpirtrat e tyre. Ata u goditën dhe kërcënuan prej arabëve dhe hebrenjve, të bashkuar si një grusht i vetëm, duke përjetuar armiqësinë dhe egërsinë e luftës së tyre. Arabët dhe hebrenjtë mobilizuan njerëz nga të gjitha anët kundër këtij umeti të ri, por Allahu i Madhëruar vazhdonte t’i urdhëronte muslimanët të ishin të durueshëm, falës e të butë. Kjo ndodhi deri në momentin kur kjo bashkësi e brishtë u forcua dhe mori krah të mjaftueshëm.

Atëherë Allahu i Lartësuar u lejoi atyre që të luftojnë. Them ua lejoi, por nuk i urdhëroi për luftë. Kështu në suren Haxh, ajeti 39, Allahu i Lartësuar thotë: “Atyre që janë sulmuar, u lejohet (që të mbrohen me luftë), sepse u është bërë padrejtësi dhe, në të vërtetë, Allahu është i Fuqishëm, që t’i ndihmojë…” Në lidhje me këtë, disa kanë thënë që ky lejim është bërë që në periudhën e Mekës, aq më tepër që kjo sure njihet si sure mekase.

Megjithatë, ky qëndrim është i gabuar për shumë arsye. Së pari, është e sigurt që Allahu i Madhëruar nuk i lejoi besimtarëve të zhvillojnë luftë kur ishin ende në Mekë, sepse ata nuk kishin kurrfarë mundësie atje. Konteksti i ajetit tregon se leja është dhënë pas emigrimit dhe dëbimit nga shtëpitë e tyre, sepse Allahu i Lartësuar thotë në ajetin vijues të sures Haxh: “…ata, të cilët  janë dëbuar nga vatrat e tyre vetëm pse thanë: “Zoti ynë është Allahu.” Këtu pa dyshim është fjala për muhaxhirët.

Fjala e Allahut të Lartësuar në fillim të kësaj sureje: “Besimtarët dhe jobesimtarët grinden për Zotin e tyre…” flet rreth dy grupeve që u përballën në luftën e Bedrit (besimtarë dhe jobesimtarë). Në fund të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar përdor thirrjen: “O ju që besoni”, stil ky i ajeteve që zbritën në Medinë, ndërsa thirrja: “O njerëz” përdoret në të dyja kategoritë e ajeteve (mekase dhe medinase).

Pa dyshim që Allahu i Madhëruar ka urdhëruar për xhihad, i cili kryhet në disa forma, por urdhri për luftë me shpatë ka ndodhur veçse pas hixhretit. Për sa i përket xhihadit me argument dhe qartësim të së vërtetës, Allahu i Madhëruar urdhëroi për të që në Mekë, kur tha: “Prandaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët e lufto kundër tyre me përpjekjet më të mëdha me të (me Kur’an).” (Furkan 52).

Kjo sure pa dyshim, është sure e zbritur në epokën e Mekës, dhe xhihadi që zhvillohej në atë kohë ishte përcjellja e qartë dhe e argumentuar e të vërtetës te njerëzit. Nga ana tjetër, xhihadi që përmendet në suren Haxh përfshin në vetvete edhe xhihadin me shpatë. El Hakimiu sjell në “Mustedrak”, duke cituar Eameshin, i cili transmeton prej Muslim el Batinit, e ky prej Seid Ibn Xhubejrit, që citon Ibn Abasin: “Kur Profeti a.s. doli prej Mekës, Ebu Bekri tha: “E dëbuan Profetin e tyre! Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Kanë për t’u shkatërruar!”

Atëherë Allahu i Madhëruar  zbriti ajetet: “Atyre që sulmohen me luftë, u është dhënë leja të luftojnë, për shkak se u është bërë padrejtësi…” (Haxh 39). Ky është ajeti i parë që zbriti rreth çështjes së luftës. Senedi i tij plotëson kushtet e Buhariut dhe Muslimit. Përmbajtja e sures tregon se në të ka ajete të zbritura në Mekë dhe ajete të zbritura në Medinë. Kështu për shembull, historia e ndërhyrjes së shejtanit duke shtuar në atë që lexoi Profeti është e tipit të Mekës. Megjithatë, Allahu e di më mirë.  

]]>
https://www.tefsirkurani.al/75-edhe-ata-qe-u-bene-besimtare-me-pas-qe-merguan-dhe-luftuan-se-bashku-me-ju-jane-vellezerit-tuaj-megjithate-farefisi-ka-me-shume-perparesi-ndaj-njeri-tjetrit-sipas-librit-te-zotit-allahu-di-g-3/feed/ 0
74. Ata që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan – pikërisht këta janë besimtarë të vërtetë. Për ta ka falje dhe shpërblim shumë bujar. https://www.tefsirkurani.al/74-ata-qe-besuan-merguan-dhe-luftuan-ne-rrugen-e-allahut-dhe-ata-qe-i-strehuan-dhe-i-ndihmuan-pikerisht-keta-jane-besimtare-te-vertete-per-ta-ka-falje-dhe-shperblim-shume-bujar-3/ https://www.tefsirkurani.al/74-ata-qe-besuan-merguan-dhe-luftuan-ne-rrugen-e-allahut-dhe-ata-qe-i-strehuan-dhe-i-ndihmuan-pikerisht-keta-jane-besimtare-te-vertete-per-ta-ka-falje-dhe-shperblim-shume-bujar-3/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:14:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20495 Ajetet e mësipërme flisnin për vëllazërimin dhe lidhjen e fortë mes muhaxhirëve dhe ensarëve, ndërsa ajetet në vijim flasin për shpërblimin e madh të tyre. Thotë i Lartësuari:

– “Ata që besuan, mërguan dhe luftuan në rrugën e Allahut dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan – pikërisht këta janë besimtarë të vërtetë. Për ta ka falje dhe shpërblim shumë bujar.” – Muhaxhirët dhe ensarët janë pikërisht besimtarët e vërtetë, me iman të plotë. Ata e vërtetuan këtë përmes veprave madhështore që kryen në emër të këtij imani, si hixhreti për hir të Zotit, xhihadi në rrugën e Tij me pasurinë, jetën dhe veten e tyre, lidhja e fortë, mbështetja dhe dashuria mes njëri-tjetrit si besimtarë etj. Ata ishin të dashur, të mëshirshëm dhe të butë me besimtarët, por të ashpër dhe luftëtarë të rreptë kundër mohuesve dhe munafikëve.

Këtyre besimtarëve, i Madhëruari u premtoi të mira me bollëk si në këtë botë, ashtu edhe në ahiret, në kopshtet e begatisë. Ata u shpërblyen që në këtë jetë, në mënyrë që t’u qetësohej zemra dhe shpirti. Por ky premtim vlen edhe për ata besimtarë të sinqertë që erdhën pas brezit të muhaxhirëve dhe ensarëve. Ata ndoqën me sinqeritet rrugën e Profetit (a.s)dhe shokëve të tij, duke bërë hixhret dhe duke zhvilluar xhihad në rrugën e Zotit. Edhe këta, sikurse thotë Allahu i Lartësuar:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/74-ata-qe-besuan-merguan-dhe-luftuan-ne-rrugen-e-allahut-dhe-ata-qe-i-strehuan-dhe-i-ndihmuan-pikerisht-keta-jane-besimtare-te-vertete-per-ta-ka-falje-dhe-shperblim-shume-bujar-3/feed/ 0
73. Jobesimtarët janë miq të njëri-tjetrit. Nëse ju nuk veproni ashtu (nuk do të mbroni njëri-tjetrin), do të bëhet sprovë dhe shkatërrim i madh në tokë. https://www.tefsirkurani.al/73-jobesimtaret-jane-miq-te-njeri-tjetrit-nese-ju-nuk-veproni-ashtu-nuk-do-te-mbroni-njeri-tjetrin-do-te-behet-sprove-dhe-shkaterrim-i-madh-ne-toke-3/ https://www.tefsirkurani.al/73-jobesimtaret-jane-miq-te-njeri-tjetrit-nese-ju-nuk-veproni-ashtu-nuk-do-te-mbroni-njeri-tjetrin-do-te-behet-sprove-dhe-shkaterrim-i-madh-ne-toke-3/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:13:55 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20494 – “Jobesimtarët janë miq të njëri-tjetrit.” – Pas vëllazërimit mes besimtarëve, ajeti na mëson se mohuesit i bashkon mosbindja ndaj Zotit dhe dashuria për këtë jetë të përkohëshme. Neve, si besimtarë, na mjafton të dimë se ata janë miq dhe aleatë të njëri-tjetrit dhe me jobesimtarët miqësohen veçse kush është njëlloj si ata.

– “Ata që mohojnë të vërtetën janë miq të njëri-tjetrit.” – Detyrë për ju është miqësimi dhe mbështetja e besimtarëve dhe armiqësia me jobesimtarët. Por nëse ju, o besimtarë, nuk e bëni këtë, por miqësoheni me të gjithë, ose armiqësoheni me të gjithë, ose miqësoheni me jobesimtarët dhe armiqësoheni me besimtarët, atëherë pasoja do të jetë fatkeqësi e madhe:

– “Nëse ju nuk veproni ashtu (nuk do të mbroni njëri-tjetrin), do të bëhet sprovë dhe shkatërrim i madh në tokë.” – Kjo do të sjellë shkatërrime të mëdha në tokë. E vërteta do të përzihet me të kotën, besimtarët me mohuesit. Në këtë mënyrë, do të zhduken shumë rite dhe shenja të mëdha të Islamit si xhihadi, hixhreti etj. Nëse besimtarët nuk mbështesin dhe nuk miqësohen me njëri-tjetrin, shumë nga qëllimet madhore të Sheriatit do të zbehen.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/73-jobesimtaret-jane-miq-te-njeri-tjetrit-nese-ju-nuk-veproni-ashtu-nuk-do-te-mbroni-njeri-tjetrin-do-te-behet-sprove-dhe-shkaterrim-i-madh-ne-toke-3/feed/ 0
72. Vërtet, ata që besuan dhe mërguan, pastaj luftuan me pasurinë e me shpirtin e tyre në rrugën e Allahut, por dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan – këta të gjithë janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. Ndërsa ata që besuan, por ende nuk kanë mërguar, ju nuk e keni detyrë t’i mbështesni e t’i ndihmoni, derisa edhe ata të mërgojnë. Nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj për çështjen e fesë, atëherë është detyra juaj t’i ndihmoni, përveçse kundër një populli me të cilin keni marrëveshje të ndërsjelltë. Allahu sheh gjithçka që bëni ju. https://www.tefsirkurani.al/72-vertet-ata-qe-besuan-dhe-merguan-pastaj-luftuan-me-pasurine-e-me-shpirtin-e-tyre-ne-rrugen-e-allahut-por-dhe-ata-qe-i-strehuan-dhe-i-ndihmuan-keta-te-gjithe-jane-miq-e-mbrojtes-te-nje-2/ https://www.tefsirkurani.al/72-vertet-ata-qe-besuan-dhe-merguan-pastaj-luftuan-me-pasurine-e-me-shpirtin-e-tyre-ne-rrugen-e-allahut-por-dhe-ata-qe-i-strehuan-dhe-i-ndihmuan-keta-te-gjithe-jane-miq-e-mbrojtes-te-nje-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:13:42 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20493 Ajeti flet për lidhjen vëllazërore që Allahu i Lartësuar urdhëroi të bëhej mes muhaxhirëve dhe ensarëve.

“Vërtet, ata që besuan dhe mërguan, pastaj luftuan me pasurinë e me shpirtin e tyre në rrugën e Allahut, por dhe ata që i strehuan dhe i ndihmuan – këta të gjithë janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit.” – Ata që emigruan për hir të Allahut në Medinë, duke lënë vendin dhe pasurinë e tyre, ishin muhaxhirët. Ata braktisën gjithçka vetëm për hir të Allahut dhe luftës në rrugën e Tij.

Ndërsa banorët e Medinës, të cilët strehuan dhe mirëpritën Profetin dhe shokët e tij, ishin ensarët. Ata u dhanë besën muhaxhirëve se do t’i mbronin, mbështesnin dhe ndihmonin, madje do të luftonin me gjithçka që kishin, për t’i ndihmuar në rrugën e Zotit. Ensarët përgatitën vendin, pasurinë dhe veten e tyre, në shërbim të Allahut dhe fesë së Tij. Profeti i bashkoi muhaxhirët dhe ensarët në lidhje vëllazërore me njëri-tjetrin, duke patur në themel dashurinë për hir të Zotit.

– “Ndërsa ata që besuan, por ende nuk kanë mërguar, ju nuk e keni detyrë t’i mbështesni e t’i ndihmoni, derisa edhe ata të mërgojnë.” – Kjo kategori muslimanësh e privoi veten nga aleanca dhe mbështetja juaj, sepse ata u ndanë prej jush atëherë kur ju kishit më shumë nevojë. Megjithatë:

– “Nëse ata kërkojnë ndihmën tuaj për çështjen e fesë, atëherë është detyra juaj t’i ndihmoni, …”  Nëse ata sulmohen në fenë e tyre dhe ju kërkojnë ndihmë, atëherë e keni detyrë që t’i ndihmoni dhe të luftoni në mbështetje të tyre. Por nëse i luftojnë për çështje të tjera, jo fetare, nuk e keni detyrë që t’i ndihmoni. Megjithatë, në vijim, Allahu i Madhëruar, përjashton nga ky gjykim një grup mohuesish. Ai thotë:

– “… përveçse kundër një populli me të cilin keni marrëveshje të ndërsjelltë.” – Nëse këta besimtarë që nuk kanë emigruar janë në luftë me ndonjë popull, me të cilët ju keni marrëveshje për armëpushim dhe paqe, atëherë ju nuk duhet t’u dilni në krah atyre, sepse kjo do të ishte shkelje e paktit tuaj me atë popull. Pastaj i Madhëruari thotë:

“Allahu sheh gjithçka që bëni ju.” – Allahu e di më mirë gjendjen dhe çdo nevojë tuajën, prandaj vendos ligje të dobishme dhe të përshtatshme për ju.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/72-vertet-ata-qe-besuan-dhe-merguan-pastaj-luftuan-me-pasurine-e-me-shpirtin-e-tyre-ne-rrugen-e-allahut-por-dhe-ata-qe-i-strehuan-dhe-i-ndihmuan-keta-te-gjithe-jane-miq-e-mbrojtes-te-nje-2/feed/ 0
71. E nëse ata duan të të tradhtojnë ty (o Muhammed), dije se në të vërtetë kanë tradhtuar Allahun, por Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta. Allahu është i Gjithëditur dhe I Urtë. https://www.tefsirkurani.al/71-e-nese-ata-duan-te-te-tradhtojne-ty-o-muhammed-dije-se-ne-te-vertete-kane-tradhtuar-allahun-por-ai-ka-ngadhenjyer-gjithmone-mbi-ta-allahu-eshte-i-gjitheditur-dhe-i-urte-3/ https://www.tefsirkurani.al/71-e-nese-ata-duan-te-te-tradhtojne-ty-o-muhammed-dije-se-ne-te-vertete-kane-tradhtuar-allahun-por-ai-ka-ngadhenjyer-gjithmone-mbi-ta-allahu-eshte-i-gjitheditur-dhe-i-urte-3/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:13:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20492 – “E nëse ata duan të të tradhtojnë ty (o Muhammed), dije se në të vërtetë kanë tradhtuar Allahun, por Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta.” – Nëse ata synojnë të të luftojnë, duke shkelur paktin e lidhur me ty, atëherë le të kujtojnë se çfarë përfundimi kanë pasur kur kanë thyer paktet me Allahun e Lartësuar, që thotë: “…Ai ka ngadhënjyer gjithmonë mbi ta.”! Të kenë kujdes dhe të mos guxojnë të tradhtojnë marrëveshjet me ty! Të mos harrojnë se Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm mbi ta! Ata janë tërësisht në dorë të Allahut dhe kurrë nuk mund të dalin jashtë kontrollit të Tij. Le të kujtojnë gjithashtu, se:

“Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë.” – Allahu është i ditur për gjithçka. Asgjë nuk mund të dalë jashtë diturisë së Tij absolute. Allahu është, gjithashtu, El Hakim – i Urtë, që do të thotë se Ai vendos çdo gjë në vendin që i takon dhe i jep gjykimin që meriton. Prej diturisë dhe urtësisë së Tij janë dhe këto ligje e dispozita të mrekullueshme, që ka vendosur për ju. Tregues i diturisë dhe urtësisë së Allahut është dhe fakti se Ai është mëse i mjaftueshëm për ju, që t’ju ruajë nga e liga apo padrejtësia e njerëzve, prej të cilëve mund të ketë edhe nga ata që duan t’ju mashtrojnë. Allahu është i Gjithëdituri dhe i Urti, Ai që përkujdeset për ju edhe në këtë çështje, ashtu siç bën për të gjitha çështjet tuaja.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/71-e-nese-ata-duan-te-te-tradhtojne-ty-o-muhammed-dije-se-ne-te-vertete-kane-tradhtuar-allahun-por-ai-ka-ngadhenjyer-gjithmone-mbi-ta-allahu-eshte-i-gjitheditur-dhe-i-urte-3/feed/ 0
70. O Profet! Thuaju robërve që i keni në dorë: “Nëse Allahu sheh ndonjë të mirë në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka ju është marrë dhe jua fal gjynahet tuaja. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.“. https://www.tefsirkurani.al/70-o-profet-thuaju-roberve-qe-i-keni-ne-dore-nese-allahu-sheh-ndonje-te-mire-ne-zemrat-tuaja-ai-ju-jep-edhe-me-shume-te-mira-nga-ajo-cka-ju-eshte-marre-dhe-jua-fal-gjynahet-tuaja-allahu-2/ https://www.tefsirkurani.al/70-o-profet-thuaju-roberve-qe-i-keni-ne-dore-nese-allahu-sheh-ndonje-te-mire-ne-zemrat-tuaja-ai-ju-jep-edhe-me-shume-te-mira-nga-ajo-cka-ju-eshte-marre-dhe-jua-fal-gjynahet-tuaja-allahu-2/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:13:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20491 Këto ajete kanë zbritur dhe flasin për robërit e kapur në luftën e Bedrit, mes të cilëve ishte edhe Abasi, xhaxhai i Profetit. Kur iu kërkua kompensimi në këmbim të lirimit, Abasi pretendoi se kishte pranuar Islamin para se të kapej rob. Megjithatë, prej tij u kërkua përsëri kompensimi, pa ia marrë parasysh pretendimin. 75 Atëherë, për të kënaqur zemrën e Abasit dhe të tjerëve që ishin njëlloj si ai, pra, që kishin pranuar Islamin përpara se të kapeshin rob, Allahu i Lartësuar zbriti këto ajete kuranore:

“O Profet! Thuaju robërve që i keni në dorë: “Nëse Allahu sheh ndonjë të mirë në zemrat tuaja, Ai ju jep edhe më shumë të mira nga ajo çka ju është marrë dhe jua fal gjynahet tuaja. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Allahu i Lartësuar ka për t’ju dhënë mirësi dhe begati shumë më të mëdha sesa kompensimi që ju paguat. Përveç kësaj, Ai do t’ju falë gjynahet dhe ju premton se do t’ju fusë në Xhenet, nëse ndiqni rrugën e adhurimit të Allahut të Lartësuar si Një të vetëm dhe nëse tregoheni të nënshtruar ndaj ligjit të Tij.

Dhe vërtet Allahu i Lartësuar e plotësoi premtimin që iu dha. Pas kësaj ngjarjeje, ndodhën shumë të tjera, ku Abasi dhe të tjerët si ai fituan shumë pasuri, shumë më të madhe se ajo që paguan si kompensim. Madje, në një rast, përcillet se, kur në depon e shtetit Islam pati një hyrje të madhe pasurie, Profeti (a.s)i mundësoi Abasit që të mbushte rrobën e tij me të, aq sa kishte fuqi që të mbante. Në vijim, duke folur për mohuesit dhe tradhtarët, Allahu i Lartësuar thotë:

75 Tradita e Profetit a.s. me robërit e luftës. Profeti a.s. është treguar i larmishëm në praktikat e ndjekura ndaj robërve të luftës. Kështu disa robër ai i ka nderuar dhe u ka bërë mirësi duke i liruar pa shpërblesë, disa i ka vrarë, disa i ka liruar duke u pranuar kompensimin me pasuri, disa i ka liruar në shkëmbim të robërve muslimanë. Të gjitha këto praktika ai i ka zbatuar sipas dobisë dhe nevojës.

Ai pranoi kompensimin e robërve të Bedrit me para, e për këtë tha: “Sikur të ishte gjallë Mutaim Ibn Adijji e të më kërkonte lirimin e këtyre fundërrinave, për shkak të tij do t’i kisha lënë të lirë.” Gjatë marrëveshjes së Hudejbies, tetëdhjetë njerëz të armatosur tentuan ta vrisnin Profetin a.s., por ai i zuri rob ata, e më pas duke treguar mirësi ndaj tyre i liroi pa shpërblesë. Në kohën e Pejgamberit a.s. u kap rob edhe Thumame Ibn Ethali, kreu i fisit të Benu Hanifes. Profeti a.s, me qëllim, urdhëroi që ai të lidhej në një prej shtyllave të xhamisë. Më pas ai e liroi, dhe kjo u bë shkak që Thumame të pranonte Islamin. 

    Kompensimi i robërve të luftës

    Ensarët i kërkuan leje Profetit a.s. që të mos e merrnin kompensimin për Abasin, xhaxhait të Profeti a.s., por ai u tha: “Mos lini asnjë dirhem pa ia marrë!” Gjithashtu Profeti a.s., duke kryer shkëmbim robërish, me anë të një vajze të zënë robëreshë, liroi disa muslimanë të Mekës. Po kështu ai liroi dy muslimanë në shkëmbim të një robi nga Ukajli. Të zënit rob nga fisi Heuazin u kthyen në vendin e tyre pasi u krye ndarja e plotë e plaçkës së luftës. Pejgamberi a.s. u kërkoi luftëtarëve që t’i lironin me shpirtmirësi, ndaj dhe ata i liruan me pëlqimin e tyre pa kërkuar kompensim.

Ndërsa ata që nuk pëlqyen t’i lironin, Pejgamberi a.s. i kompensoi për çdo rob, me gjashtë pjesë nga plaçka e luftës. Ndërsa Ukbe Ibn Ebi Muajti dhe El Nadir Ibn Harithi, që ishin mes robërve të kapur në bedër, u ekzekutuan për shkak të armiqësisë së madhe që kishin treguar ndaj Allahut dhe Profetit a.s. Imam Ahmedi sjell dëshminë e Ibn Abasit: “Prej robërve të kapur në luftë, kishte edhe të varfër që nuk kishin pasuri. Për këta, Profeti a.s. ofroi një mundësi të shkëlqyer lirimi: kush u mësonte fëmijëve të ensarëve shkrim dhe lexim, do të fitonte lirinë.” Kjo tregon që, përveçse me pasuri, lejohet edhe kompensimi me punë. 

     Dispozita për robërit

     Tradita e Profetit a.s. ishte që, kush pranonte Islamin përpara se të binte rob, nuk skllavërohej. Profeti a.s. nuk bënte ndonjë dallim mes robërve arabë dhe atyre ehlul kitabë,  në aspektin e vlerësimit të tyre si robër lufte. Profeti a.s. i tha njëherë Aishes (r.a.),  e cila kishte një skllave arabe: “Liroje atë, se ajo është nga pasardhësit e Ismailit.” Taberaniu sjell një hadith të Profetit a.s.: “Kush ka detyrë të lirojë një skllav nga pasardhësit e Ismailit a.s., le ta lirojë prej fisit ‘belanber’.”

Kur u ndanë robëreshat e fisit Benu Mustalik, Xhuejrije Bintu Harith ra në pjesën e Thabit Ibn Kajs Ibn Shemmas. Ajo kërkoi ta blinte lirinë e saj prej tij. Ai që pagoi për lirimin e saj ishte vetë Profeti a.s, i cili edhe u martua me të. Për shkak të kësaj martese, u liruan nga skllavëria më shumë se njëqind vetë nga fisi Benu Mustalik. Kjo u bë në shenjë respekti ndaj krushqisë së Profetit a.s. Ajo ishte arabe e pastër. Shkëputur nga “Zadul mead” vell 3 fq 58, 59.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/70-o-profet-thuaju-roberve-qe-i-keni-ne-dore-nese-allahu-sheh-ndonje-te-mire-ne-zemrat-tuaja-ai-ju-jep-edhe-me-shume-te-mira-nga-ajo-cka-ju-eshte-marre-dhe-jua-fal-gjynahet-tuaja-allahu-2/feed/ 0
69. Kënaquni me atë që fitoni me luftë si të lejuar dhe të mirë, dhe jini të devotshëm ndaj Allahut! Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/69-kenaquni-me-ate-qe-fitoni-me-lufte-si-te-lejuar-dhe-te-mire-dhe-jini-te-devotshem-ndaj-allahut-allahu-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote-3/ https://www.tefsirkurani.al/69-kenaquni-me-ate-qe-fitoni-me-lufte-si-te-lejuar-dhe-te-mire-dhe-jini-te-devotshem-ndaj-allahut-allahu-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote-3/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:12:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20490   “Kënaquni me atë që fitoni me luftë si të lejuar dhe të mirë, …” – Kjo ishte butësi dhe mëshirë e Allahut të Lartësuar për këtë umet. Me bujarinë dhe mëshirën e Tij, Ai ia bëri të lejuar vetëm këtij umeti që të përfitojë nga plaçka e luftës. Allahu i Lartësuar nuk ia ka lejuar atë asnjë umeti të mëparshëm. Ky është një privilegj, për të cilin muslimanët duhet të tregohen mirënjohës ndaj Dhuruesit të tij, Allahut të Lartësuar. Për këtë arsye, duke na treguar se si të tregohemi mirënjohës ndaj Tij,  Allahu i Madhëruar thotë:

“… dhe jini të devotshëm ndaj Allahut! Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Frikësojuni Zotit dhe jini të devotshëm ndaj Tij, në çdo aspekt! Përmbajuni besnikërisht urdhëresave dhe jini të kujdesshëm ndaj ndalesave! Kështu i shprehni Allahut mirënjohjen për mirësitë e shumta që ju ka dhuruar. Allahu i Lartësuar është Gafurun – Falës i madh, që ia fal të gjitha gjynahet atij që pendohet dhe kthehet tek Ai i nënshtruar dhe i bindur.

Atyre që ruhen nga shirku, Allahu i Madhëruar ua fal të gjitha gjynahet e tjera. Allahu i Lartësuar është gjithashtu Rrahim – Mëshirëplotë. Pjesë e mëshirës së Tij është pikërisht fakti që Ai e bëri të lejuar plaçkën e luftës, e cila është hallall dhe e pastër për ju.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/69-kenaquni-me-ate-qe-fitoni-me-lufte-si-te-lejuar-dhe-te-mire-dhe-jini-te-devotshem-ndaj-allahut-allahu-eshte-fales-i-madh-e-meshireplote-3/feed/ 0
68. Po të mos kishte qenë urdhri i mëparshëm i Allahut, atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë (shpërblesën) që morët. https://www.tefsirkurani.al/68-po-te-mos-kishte-qene-urdhri-i-meparshem-i-allahut-atehere-do-tju-kishte-goditur-nje-denim-i-madh-per-ate-shperblesen-qe-moret-3/ https://www.tefsirkurani.al/68-po-te-mos-kishte-qene-urdhri-i-meparshem-i-allahut-atehere-do-tju-kishte-goditur-nje-denim-i-madh-per-ate-shperblesen-qe-moret-3/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:12:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20488 “Po të mos kishte qenë urdhri i mëparshëm i Allahut, atëherë do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë (shpërblesën) që morët.” – Allahu i Lartësuar ia bëri të lejuar Profetit dhe të gjithë umetit përfitimin prej plaçkës së luftës. Por në rastin në fjalë, marrja e kompensimit të robërve do të ishte veprim i gabuar dhe i dënueshëm, prandaj Allahu i Lartësuar thotë: “Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut (për lejimin e plaçkës së luftës), do t’ju godiste një dënim i madh për atë që morët.’ Prandaj vjen edhe një hadith, që thotë: “Nëse në Betejën e Bedrit do të zbriste ndonjë ndëshkim, askush nuk do të shpëtonte, përveç Umerit.”

]]>
https://www.tefsirkurani.al/68-po-te-mos-kishte-qene-urdhri-i-meparshem-i-allahut-atehere-do-tju-kishte-goditur-nje-denim-i-madh-per-ate-shperblesen-qe-moret-3/feed/ 0
67. Asnjë profeti nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend. Ju synoni të mirat e kësaj bote (të përkohshme), ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë. https://www.tefsirkurani.al/67-asnje-profeti-nuk-i-takon-te-mbaje-rober-derisa-te-kete-triumfuar-plotesisht-ne-vend-ju-synoni-te-mirat-e-kesaj-bote-te-perkohshme-ndersa-allahu-deshiron-per-ju-ahiretin-allahu-eshte-ngadhen-3/ https://www.tefsirkurani.al/67-asnje-profeti-nuk-i-takon-te-mbaje-rober-derisa-te-kete-triumfuar-plotesisht-ne-vend-ju-synoni-te-mirat-e-kesaj-bote-te-perkohshme-ndersa-allahu-deshiron-per-ju-ahiretin-allahu-eshte-ngadhen-3/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:12:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20487 Ky ishte një qortim nga Allahu i Lartësuar drejtuar të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve pas luftës së Bedrit. Ata kapën shumë robër nga idhujtarët, prandaj kur erdhi çështja se si do të veprohej me ta, a të pranohej kompensim për ta apo të ekzekutoheshin, Profeti (a.s)dhe një grup besimtarësh përzgjodhën variantin e kompensimit. Ndërsa Umer Ibn Hatabi, për t’u treguar idhujtarëve forcën dhe ashpërsinë e muslimanëve, të paktën në këtë përballje të parë, deshi variantin e ekzekutimit të tyre. Për këtë çështje, Allahu i Lartësuar shpalli ajetet:

– “Asnjë profeti nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend.”  Nuk i takon një profeti dhe nuk është një zgjedhje e përshtatshme tolerimi i mohuesve në këtë përballje vendimtare me ta. Ata luftuan kundër Profetit të Zotit dhe u përpoqën të shuanin dritën e Allahut dhe fenë e Tij. Ata donin të zhduknin nga faqja e dheut të gjithë adhuruesit e Allahut. Kjo ishte një përballje vendimtare me mohuesit, prandaj nuk është e udhës që t’i lësh gjallë robërit e luftës për të marrë kompensim prej tyre. 74

Dobia e kompensimit është tejet e papërfillshme me mesazhin e qartë që përcjell eliminimi i tyre. Për sa kohë që ata janë të fuqishëm dhe synojnë shkatërrimin e muslimanëve, më mirë të mos merret kompensim për ta. E nëse ata janë të dobët dhe nuk përbëjnë ndonjë rrezik të madh, atëherë nuk ka problem nëse i kthen robërit kundrejt kompensimit. Allahu i Lartësuar thotë:

“Ju synoni të mirat e kësaj bote (të përkohshme), ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin.” – Ju doni të merrni kompensim, për të përfituar ndonjë mirësi të kësaj bote, ndërkohë që kjo zgjedhje nuk është në dobi të fesë dhe nuk ndihmon në triumfin e saj. Allahu i Madhëruar dëshiron ta ngrejë lart Islamin dhe t’i ndihmojë të dashurit e Tij, duke u dhënë fitore mbi armiqtë. Ai dëshiron që fjala dhe feja e Tij të lartësohet mbi çdo gjë tjetër, prandaj urdhëron çdo gjë që e mundëson diçka të tillë.

“Allahu është Ngadhënjimtar dhe i Urtë.” – Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm. Po të dëshironte, Ai mund t’i poshtëronte mohuesit pa qenë nevoja e luftës së besimtarëve. Por Allahu është gjithashtu Hakim – i Urtë, dhe me urtësinë e Tij dëshiron t’i sprovojë njerëzit me njëri-tjetrin.

74  Profeti a.s. u këshillua me sahabët rreth robërve të kapur në Bedër. Ebu Bekri propozoi që prej tyre të pranohej kompensimi dhe të liheshin të lirë, për ta shfrytëzuar këtë pasuri si forcë kundër armikut të tyre, dhe duke shpresuar që Allahu do t’i udhëzonte ata. Ndërsa Umer Ibn Hatabi tha: “Jo, vallahi, unë nuk jam dakord me mendimin e Ebu Bekrit. Unë mendoj, që ti të na japësh leje t’ua heqim kokat. Këta janë krerët e kufrit dhe udhëheqësit e tyre.” Profeti a.s. anoi nga mendimi i Ebu Bekrit, duke e parapëlqyer atë kundrejt atij të Umerit.

Të nesërmen, Umeri sheh Profetin a.s. dhe Ebu Bekrin duke qarë, e thotë: “O i Dërguari i Allahut, përse po qani ti dhe shoku yt? Nëse e mësoj përse, po më erdhi për të qarë, do të qaj, e po s’më erdhi për të qarë, do të bëj sikur qaj për shkak se ju po qani”. – Qaj për shkak të asaj që m’u propozua nga shokët e tu rreth marrjes së shpërblesës së lirimit të robërve të Bedrit. Dënimi i tyre m’u shfaq mua më afër se kjo pemë.” (E transmeton Muslimi). Atëherë zbritën ajetet: “Asnjë pejgamberi nuk i takon të mbajë robër, derisa të ketë triumfuar plotësisht në vend. Ju synoni të mirat e kësaj bote (të përkohshme), ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu është i Ngadhënjimtar dhe i Urtë.” (Enfalë 67).

Në lidhje me këtë çështje, mendimet janë të ndryshme. Disa parapëlqejnë qëndrimin e Umerit, duke u argumentuar me këtë hadith. Ndërsa të tjerë parapëlqejnë qëndrimin e Ebu Bekrit, sepse ngjarja e mësipërme përfundoi ashtu sikurse propozoi ai, dhe për faktin se ishte në përputhje me paracaktimin nga Allahu për lejimin e kësaj gjëje për ta. Madje kjo ishte në përputhje edhe me faktin që mëshira e Allahut e mposht zemërimin e Tij, kështu që fryma e mëshirës në ligjet e Zotit është dominante.

Një fakt tjetër është se lidhur me këtë çështje, Profeti a.s. e ka krahasuar Ebu Bekrin me Ibrahimin (a.s.) dhe Isain (a.s.), ndërsa Umerin e ka krahasuar me Nuhun (a.s.) dhe Musain (a.s.). Vërtet, mendimi i kompensimit të robërve ishte i frytshëm, për vetë arritjet dhe mirësitë e mëdha që i erdhën fesë nga shumica e këtyre robërve të liruar, të cilët më vonë pranuan Islamin. Mirësi pati edhe nga pasardhësit e tyre, që lindën si muslimanë. Gjithashtu muslimanët u bënë më të fuqishëm nga pasuria e marrë prej kompensimit. Mendimi i kompensimit ishte vërtet i përshtatshëm e më i miri, edhe për shkak të miratimit të Profetit a.s.

Të njëjtën gjë tregon edhe miratimi nga Allahu i Madhëruar i këtij gjykimi, sepse çështja u vendos që përfundimisht të pranohej kompensimi.Të gjitha së bashku dëshmojnë saktësinë e gjykimit të të sinqertit Ebu Bekër, i cili ishte në përputhje me atë që Allahu i Madhëruar do të miratonte përfundimisht. Ai i dha përparësi mëshirës kundrejt zemërimit. Ndërsa për sa i përket momentit kur Profeti a.s. qau, kjo ndodhi për shkak të mëshirës dhe merakut të Profetit a.s. për ata, të cilët, me këtë kompensim, dëshironin thjesht pasurinë dhe stolitë e kësaj bote.

Dhe është e sigurt që, si Profeti a.s. edhe Ebu Bekri, me kompensimin që kërkuan nuk dëshironin stolitë e kësaj bote, ndonëse pati disa sahabë të tjerë që i dëshën ato. Por dihet, që ndëshkimi dhe kërcënimi i Allahut të Lartësuar shpeshherë nuk zbret për të goditur vetëm fajtorët kryesorë, por zbret dhe i përfshin të gjithë, sikurse ndodhi në betejën e Hunejnit, kur muslimanët u sprovuan për shkak të fjalës së njërit, i cili tha: “Sot jemi shumë, prandaj nuk kemi si ta humbim luftën.” Pra mjaftoi që dikush të krijonte besim te shumica dhe te vetvetja, që, për këtë, e gjithë ushtria të sprovohej e të merrte mësim. Megjithatë, përfundimisht, çështja përfundoi me fitoren e muslimanëve. Por Allahu i Lartësuar e di më mirë.  Shkëputur nga ‘Zadul Mead’, vëllimi 3, faqe 57, 58.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/67-asnje-profeti-nuk-i-takon-te-mbaje-rober-derisa-te-kete-triumfuar-plotesisht-ne-vend-ju-synoni-te-mirat-e-kesaj-bote-te-perkohshme-ndersa-allahu-deshiron-per-ju-ahiretin-allahu-eshte-ngadhen-3/feed/ 0
66. Allahu ju ka sjellë tashmë një lehtësim sepse Ai e di se keni një pikë të dobët. Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse jeni një mijë, atëherë, me ndihmën e Zotit, do t’i mundni dy mijë. Allahu është me durimtarët. https://www.tefsirkurani.al/66-allahu-ju-ka-sjelle-tashme-nje-lehtesim-sepse-ai-e-di-se-keni-nje-pike-te-dobet-nese-prej-jush-jane-njeqind-te-durueshem-do-ti-mundni-dyqind-e-nese-jeni-nje-mije-atehere-me-ndihmen-e-3/ https://www.tefsirkurani.al/66-allahu-ju-ka-sjelle-tashme-nje-lehtesim-sepse-ai-e-di-se-keni-nje-pike-te-dobet-nese-prej-jush-jane-njeqind-te-durueshem-do-ti-mundni-dyqind-e-nese-jeni-nje-mije-atehere-me-ndihmen-e-3/#respond Sat, 11 Dec 2021 16:12:22 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20486 – “Allahu ju ka sjellë tashmë një lehtësim sepse Ai e di se keni një pikë të dobët.” – Allahu i Lartësuar e di shumë mirë dobësinë tuaj, prandaj me butësinë dhe mëshirën e Tij, ju bëri disa lehtësime:

– “Nëse prej jush janë njëqind të durueshëm, do t’i mundni dyqind, e nëse jeni një mijë, atëherë, me ndihmën e Zotit, do t’i mundni dy mijë. Allahu është me durimtarët.” – Ky do të jetë rezultati, me mbështetjen tek Allahu i Lartësuar. Në pamje të parë, duket sikur këto ajete thjesht na njoftojnë rreth gjendjes së besimtarëve, të cilët, me mirësinë e Allahut, nëse formojnë një numër të caktuar, do të arrijnë atë rezultat të premtuar në luftën kundër jobesimtarëve, pasi besimi kultivon guxim e trimëri. Në të vërtetë, kjo përbënte edhe një dispozitë, që Allahu i Lartësuar ua ngarkoi besimtarëve të parë.

Në fillim, atyre nuk u lejohej të largoheshin nga fushëbeteja, edhe nëse raporti me qafirët ishte një me dhjetë. Por më vonë Allahu i Lartësuar ua lehtësoi këtë dispozitë, dhe kështu atyre nuk u lejohej që të largoheshin nga fushëbeteja nëse armiqtë ishin sa dyfishi i tyre, e po të ishin më tepër se kaq, atëherë besimtarëve u lejohej të largoheshin.

Por këtu shfaqen dy probleme: Së pari, ajeti vjen në formë dëftore dhe, rregullisht, fjalitë në dëftore nuk merren dhe as nënkuptohen si urdhra, që zakonisht vijnë në formë urdhërore. Së dyti, në ajet, fitorja e muslimanëve kundrejt raportit numerik të përmendur, është kushtëzuar me të qenurit e muslimanëve të durueshëm dhe të stërvitur për të qenë të qëndrueshëm.

Nga kjo kuptohet se, nëse nuk e plotësojnë këtë kusht, nëse duket qartë se nuk mund t’ia dalin në përballjen me armiqtë, atëherë muslimanët mund të largohen nga fushëbeteja kur armiqtë janë sa dyfishi i tyre ose edhe më pak. Kështu kuptohet qëllimi i ajetit dhe urtësia e Zotit. Në përgjigje të pikës së parë është thënë:

Ajeti vjen në formë dëftore për të përcjellë një mesazh të bukur dhe të rëndësishëm, gjë që nuk do të kuptohej nëse do të ishte në formë urdhërore. Kështu, në formë dëftore, përveç faktit që urdhëron për diçka, ajeti shërben edhe si përforcues i zemrave të besimtarëve, duke i përgëzuar se do të fitojnë mbi mohuesit.

Ndërsa rreth pikës së dytë është thënë se qëllimi i kushtëzimit të fitores me të qenurit durimtarë e të qëndrueshëm është inkurajim për besimtarët që të kultivojnë durimin. Ajeti sikur u thotë atyre: O besimtarë, është detyrë për ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme që urdhëron Zoti, në mënyrë që të arrini fitoren. Duke patur edhe besimin e pastër në zemër, ju premtohet fitorja, premtim që Allahu i Madhëruar jua jep edhe nëse jeni shumë më pak në numër sesa jobesimtarët.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/66-allahu-ju-ka-sjelle-tashme-nje-lehtesim-sepse-ai-e-di-se-keni-nje-pike-te-dobet-nese-prej-jush-jane-njeqind-te-durueshem-do-ti-mundni-dyqind-e-nese-jeni-nje-mije-atehere-me-ndihmen-e-3/feed/ 0