007. EL EA’RAF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Sun, 24 Apr 2022 12:10:58 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 007. EL EA’RAF | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 206. S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd nuk tregojnë mendjemadhësi për adhurimin e Tij. Ata e madhërojnë Atë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde. https://www.tefsirkurani.al/206-ska-dyshim-se-ata-qe-jane-prane-zotit-tend-nuk-tregojne-mendjemadhesi-per-adhurimin-e-tij-ata-e-madherojne-ate-dhe-vetem-atij-i-bejne-sexhde-2/ https://www.tefsirkurani.al/206-ska-dyshim-se-ata-qe-jane-prane-zotit-tend-nuk-tregojne-mendjemadhesi-per-adhurimin-e-tij-ata-e-madherojne-ate-dhe-vetem-atij-i-bejne-sexhde-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:42:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20038 – “S’ka dyshim se ata që janë pranë Zotit tënd nuk tregojnë mendjemadhësi për adhurimin e Tij.” – Ata që janë afër Zotit janë pikërisht melekët që mbajnë Fronin e Tij. Janë ata që qëndrojnë të rreshtuar rreth Fronit të Tij. Ata nuk tregohen mendjemëdhenj për adhurimin që bëjnë, por janë të përulur dhe kryejnë me kënaqësi gjithçka që urdhëron Zoti i tyre.

– “Ata e madhërojnë Atë dhe vetëm Atij i bëjnë sexhde.” – Ata i përgjigjen Allahut natën dhe ditën. Ata kurrë nuk reshtin së shërbyeri Allahut të Lartësuar me kënaqësi dhe përkushtim. Vetëm Atij i bien në sexhde, duke e adhuruar e madhëruar. Atëherë, besimtarët të marrin gjithmonë si shembull këta melekë të nderuar, këta robër të zgjedhur të Allahut të Lartësuar, të cilët zbatojnë me përpikmëri e dashuri urdhrat e Tij. Le ta kenë këtë model, në mënyrë që të jenë të vazhdueshëm dhe të përkushtuar në adhurimin ndaj Mbretëruesit të Gjithëditur, ndaj Allahut të Lartësuar.

Këtu përfundon edhe tefsiri i sures El ea’raf. Vetëm Allahut i takon lavdia dhe  mirënjohja! Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin me Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/206-ska-dyshim-se-ata-qe-jane-prane-zotit-tend-nuk-tregojne-mendjemadhesi-per-adhurimin-e-tij-ata-e-madherojne-ate-dhe-vetem-atij-i-bejne-sexhde-2/feed/ 0
205. Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikërrespekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur. https://www.tefsirkurani.al/205-zotin-tend-permende-ne-vetvete-me-perulesi-e-me-frikerrespekt-jo-me-ze-te-larte-ne-mengjes-e-ne-mbremje-dhe-mos-u-bej-i-shkujdesur-2/ https://www.tefsirkurani.al/205-zotin-tend-permende-ne-vetvete-me-perulesi-e-me-frikerrespekt-jo-me-ze-te-larte-ne-mengjes-e-ne-mbremje-dhe-mos-u-bej-i-shkujdesur-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:42:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20036 – “Zotin tënd përmende në vetvete, me përulësi e me frikërrespekt, jo me zë të lartë, në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bëj i shkujdesur!” – Përmendja e Allahut të Lartësuar bëhet me zemër ose me gjuhë, por bëhet edhe me të dyja njëkohësisht, dhe kjo është më e mira dhe më e shpërblyeshmja. Allahu i Lartësuar urdhëroi së pari adhuruesin dhe profetin e Tij të dashur, Muhamedin a.s, dhe pastaj të gjithë umetin, që ta përmendin Atë në vete, duke qenë të sinqertë dhe të përqendruar për të fituar kënaqësinë e Tij.

Fjala ‘tedarruan’ e përdorur në ajet do të thotë: “me përunjësi e duke përsëritur vazhdimisht fjalët me gjuhë’. Por dhikri bëhet edhe ‘hifeten’, domethënë, me drojë e respekt të sinqertë ndaj Zotit, sepse ndoshta punët e tua nuk pranohen nga Ai. Një shenjë që tregon frikërespekt dhe përkushtim serioz ndaj Allahut të Lartësuar, është kur e bën veprën sipas mënyrës që ka urdhëruar Allahu i Lartësuar dhe Profeti a.s. Allahu i Lartësuar thotë: “… jo me zë të lartë”, pra, të mos e ngresh zërin shumë kur fal namazin e bën dhikër, dhe as ta ulësh fare, por gjej rrugën e mesme. Dhe këtë bëje: “…në mëngjes e në mbrëmje…”.

Siç shihet, në këto dy momente të ditës, përmendja e Allahut të Lartësuar ka vlerë e mirësi të veçantë. Pastaj thuhet: “…mos u bëj i shkujdesur”, si ata që kanë harruar Allahun e Lartësuar dhe Ai i ka bërë që të harrojnë vetveten, prandaj humbin mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit. Ata i përkushtohen totalisht kësaj bote, duke harruar ahiretin, prandaj bien në dëshpërim dhe humbje. Ky ajet mëson edukatën që duhet të ketë çdo besimtar. Ai duhet të kujtojë e përmendë shpesh Allahun e Lartësuar, ditën dhe natën, sidomos në mëngjes e në mbrëmje. Këtë duhet ta bëjë me sinqeritet, drojë e përunjësi ndaj Zotit, me gjuhë dhe me zemër, që adhurimi të jetë sa më i plotë.

Profeti (a.s) ka thënë: “Allahu nuk i përgjigjet duasë që bëhet me zemër të shkujdesur dhe të pavëmendshme”.  Allahu i Lartësuar thotë se Ai ka krijuar njerëz që janë të vazhdueshëm dhe sistematikë në adhurimin që i kushtojnë Atij, tërësisht në bindje dhe në shërbim të urdhëresave të Tij. Prandaj çdokush ta kuptojë se, kur Allahu i Lartësuar kërkon që të shtosh adhurimet dhe dhikrin, nuk do të thotë se Ai ka nevojë që të shtojë adhuruesit e Tij apo se kështu shtohet pushteti i Tij. Ajo që Ai dëshiron është thjesht që ne të përfitojmë sa më tepër për veten tonë. Allahu i Lartësuar thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/205-zotin-tend-permende-ne-vetvete-me-perulesi-e-me-frikerrespekt-jo-me-ze-te-larte-ne-mengjes-e-ne-mbremje-dhe-mos-u-bej-i-shkujdesur-2/feed/ 0
204. Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjojeni me vëmendje dhe rrini në heshtje, që të mëshiroheni! https://www.tefsirkurani.al/204-kur-lexohet-kurani-ju-degjojeni-me-vemendje-dhe-rrini-ne-heshtje-qe-te-meshiroheni-2/ https://www.tefsirkurani.al/204-kur-lexohet-kurani-ju-degjojeni-me-vemendje-dhe-rrini-ne-heshtje-qe-te-meshiroheni-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:42:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20035 – “Kur lexohet Kur’ani, ju dëgjojeni me vëmendje dhe rrini në heshtje, që të mëshiroheni!” – Ky është një urdhër për të gjithë ata që janë duke dëgjuar Librin e Allahut të Lartësuar. Çdokush që dëgjon të këndohet Kur’ani është i urdhëruar të bëjë dy gjëra: të ndërpresë bisedën ose çdo gjë tjetër që pengon dëgjimin, dhe të jetë i vëmendshëm, duke medituar rreth asaj që është duke dëgjuar. Ata që e respektojnë gjithmonë këtë normë kanë për të fituar mirësi të shumta. Ajo siguron përtëritje, shtim dhe qëndrueshmëri të besimit, si edhe dituri e qartësi në fe. Si shpërblim tjetër për këtë vepër, Allahu ka premtuar mëshirë.

Nga ana tjetër, kjo tregon se ata që nuk heshtin kur lexohet Libri i Allahut ose nuk dëgjojnë me vëmendje dhe duke medituar, privohen shumë nga mëshira dhe shpërblimet e premtuara. Sigurisht, urdhri për të heshtur dhe për të dëgjuar Kur’anin me vëmendje gjatë namazeve me zë, kur këndon imami, është akoma dhe më i fortë. Madje, disa dijetarë thonë se më mirë është të heshtësh e dëgjosh Kur’anin me vëmendje, sesa të këndosh Fatihanë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/204-kur-lexohet-kurani-ju-degjojeni-me-vemendje-dhe-rrini-ne-heshtje-qe-te-meshiroheni-2/feed/ 0
203. Kur nuk u sjell ndonjë mrekulli, ata thonë: “Përse nuk zgjedh një nga ato (mrekullitë e sygjeruara)?” Thuaju: “Unë i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im. Ky (Kur’an) është argument i qartë nga Zoti juaj. Ai është udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë. https://www.tefsirkurani.al/203-kur-nuk-u-sjell-ndonje-mrekulli-ata-thone-perse-nuk-zgjedh-nje-nga-ato-mrekullite-e-sygjeruara-thuaju-une-i-permbahem-vetem-asaj-qe-me-shpallet-nga-zoti-im-ky-k-2/ https://www.tefsirkurani.al/203-kur-nuk-u-sjell-ndonje-mrekulli-ata-thone-perse-nuk-zgjedh-nje-nga-ato-mrekullite-e-sygjeruara-thuaju-une-i-permbahem-vetem-asaj-qe-me-shpallet-nga-zoti-im-ky-k-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:41:58 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20034   Ata që nuk e besonin Profetin (a.s)këmbëngulnin në të kotën e tyre. Allahu i Madhëruar thotë që, çfarëdo shenje a mrekullie t’u tregoje atyre, ata përsëri nuk do të besonin, edhe pse ndonjëherë vinin si kusht për të besuar shikimin e kësaj apo asaj mrekullie.

– “Kur nuk u sjell ndonjë mrekulli, ata thonë: “Përse nuk zgjedh një nga ato (mrekullitë e sygjeruara)?”” – Kur  nuk u sjell ndonjë shenjë që ata të kanë propozuar, thonë: “Përse nuk zgjedh një nga ato shenja që kërkojmë ne?” A thua sikur është Profeti vetë ai që përcakton se çfarë shenjash hyjnore do të shfaqen. Ata nuk duan ta kuptojnë se ti  nuk ke në dorë asgjë. Prandaj dhe Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij të thotë:

– “Thuaju: “Unë i përmbahem vetëm asaj që më shpallet nga Zoti im.” – Unë thjesht jam një rob i nënshtruar e i përkushtuar, që zbaton urdhrat e Zotit të tij. Është Allahu i Lartësuar Ai që i zbret shenjat, sipas urtësisë së Tij absolute. Nëse vërtet dëshironi një shenjë, një mrekulli, që kurrë nuk ka për të humbur, që askush nuk mund ta sfidojë, në të gjithë kohërat, atëherë ja ku e keni Kur’anin madhështor, kujtuesin e mbushur përplot me urtësi:

– “Ky (Kur’an) është argument i qartë nga Zoti juaj. Ai është udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që besojnë.” – Kur’ani është libër ku çdokush mund të gjejë udhëzimet dhe kërkesat e Zotit të Lartësuar. Çdo njeri mëson aty qëllimin e lartë të jetës. Kur’ani është përgjigje e qartë dhe shteruese për çdo pyetje dhe dilemë të njeriut. Cilido që mediton dhe thellohet në këtë libër e kupton dhe bindet plotësisht se ai është Shpallje e Zotit të Urtë dhe të Lavdishëm.

Çdokush që ka patur rastin të lexojë e kuptojë Kur’anin nuk do të ketë asnjë justifikim përpara Zotit të Lartësuar, nëse nuk i bindet. Shumica e njerëzve nuk e njohin rëndësinë dhe madhështinë e këtij libri, por për besimtarët ai është udhëzim e mëshirë. Besimtarët që ndjekin Kur’anin kanë për të gjetur lumturinë në dynja dhe në ahiret. Ndërsa ata që nuk e besojnë Kur’anin janë të humbur në errësira dhe të shkatërruar në dynja dhe ahiret.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/203-kur-nuk-u-sjell-ndonje-mrekulli-ata-thone-perse-nuk-zgjedh-nje-nga-ato-mrekullite-e-sygjeruara-thuaju-une-i-permbahem-vetem-asaj-qe-me-shpallet-nga-zoti-im-ky-k-2/feed/ 0
202. Ndërsa vëllezërit e tyre (keqbërësit), shejtanët i zhytin më thellë për në humbje dhe nuk u ndahen. https://www.tefsirkurani.al/202-ndersa-vellezerit-e-tyre-keqberesit-shejtanet-i-zhytin-me-thelle-per-ne-humbje-dhe-nuk-u-ndahen-2/ https://www.tefsirkurani.al/202-ndersa-vellezerit-e-tyre-keqberesit-shejtanet-i-zhytin-me-thelle-per-ne-humbje-dhe-nuk-u-ndahen-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:41:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20033 – “Ndërsa vëllezërit e tyre (keqbërësit), shejtanët i zhytin më thellë për në humbje dhe nuk u ndahen.” – Ndryshe nga të devotshmit, të mashtruarit – të cilët janë vëllezër dhe miq të shejtanëve – vazhdojnë në rrugën e humbjes, duke u zhytur thellë e më thellë në të, gabim pas gabimi. Shejtanët dhe të devijuarit zbatojnë urdhrat e njëri-tjetrit me përpikmëri. Shejtanët e mallkuar nuk reshtin së devijuari ‘miqtë’ e tyre, ndërsa të mashtruarit vijojnë të bëjnë vepra të këqija, duke iu bindur të mallkuarve. Të devijuarit i kanë lënë frerët e punëve të tyre në duart e shejtanëve të mallkuar dhe u binden atyre për gjithçka, duke u larguar vazhdimisht nga e vërteta.61

61  Allahu i Madhëruar thotë: “Kush shkujdeset nga përkujtimi i Rahmanit, atij i shoqërojmë një shejtan, që nuk i ndahet kurrë. Ata (shejtanët) do t’i devijojnë nga rruga e drejtë, kurse ata (jobesimtarët) mendojnë se janë të drejtudhëzuar …” , dhe pastaj thotë: A mos do të bësh ti të dëgjojë i shurdhëti apo ta udhëzosh të verbërin dhe atë që është zhytur në humbje të thellë?”  [El zuhruf 36, 39]. Për shpjegimin e këtyre ajeteve është thënë: “Kush shkujdeset nga përkujtimi i Rahmanit, atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë. – Fjala e përdorur në ajet për të treguar shkujdesjen e tyre është ‘el ash’u’ që në gjuhën arabe tregon shikimin e dobët.

Pra, këta mund ta përmendin Zotin, por shumë pak. Për këtë arsye, përfundimi dhe rezultati i kësaj mospërfillje të përkujtimit të Rahmanit është i frikshëm. Allahu i lartësuar thotë: … atij ia shoqërojmë një djall që nuk i ndahet kurrë.  Çfarë ndodh me këta të mjerë? Thotë i Gjithëdituri: “…Ata (djajt) do t’i shmangin nga rruga e drejtë, kurse ata (të mjerë) mendojnë se janë të drejtudhëzuar.” Jo vetëm që i zhyt në humbje por i bën të mendojnë se janë të udhëzuar. Ky është shkatërrimi vetë. Të jesh në humbje të qartë dhe të mos arrish të dëgjosh dhe të përfitosh nga argumentat e Zotit. E gjitha kjo për shkak të shpërfilljes ndaj përkujtimit të Zotit dhe mos mbështetjes tek Ai.

Pastaj i lartësuari thotë: “Vallë ti do të bësh të dëgjojë i shurdhëti, apo ta udhëzosh (në rrugën e drejtë) të verbërin dhe atë që është zhytur në humbje të thellë? – Ajeti tregon se ai që dobësohet dhe largohet nga përkujtimi i Zotit ka për të qenë prej atyre që kanë këto cilësi dhe nuk përfitojnë nga argumentat e Zotit dhe qortimet e tij. Mos përkujtimi i Zotit i kthen këta në të shurdhët, të verbër dhe të zhytur në humbje të thellë. Njeriu, që të udhëzohet në rrugën e drejtë ka nevojë fillimisht që të ketë aftësinë për të dëgjuar dhe për të parë argumentat dhe se dyti për forcë dhe vullnet të mjaftueshëm për ta zbatuar.

Nëse njeriu kupton argumentat e sakta dhe të drejta dhe i mungon përkushtimi për ta zbatuar, nuk ndodh udhëzimi dhe e mira. Po kështu edhe e anasjellta. E pra nëse shejtani është gjithmonë pranë teje dhe të devijon nga rruga është shumë e vështirë që robi të gjejë udhëzimin. Ajo që ndihmon është përkujtimi i shumtë i Zotit dhe të qenurit këmbëngulës në këtë detyrë. Në të kundërt përfundimi është i hidhur. Shejtani luftohet më menyrën e caktuar nga Zoti dhe profeti i tij jo me llogjikën tonë. Po kështu të mirat dhe begatitë arrihen në të njëjtën mënyrë.

Pikërisht për këtë u shpall sheriati i Zotit: për të sjellë të mirën dhe për ta lehtësuar arritjen e saj, për të larguar të keqen dhe për të lehtësuar largimin nga ajo. Përkujtimi i Allahut i kthen punët e rëndomta të lejuara në adhurime madje edhe kënaqësitë e kësaj bote nëse i kryen me një nijet të pastër për Zotin ato kthehen në adhurime për të cilat pret shpërblim. Kjo mundësohet duke përmendur Zotin në fillim të çdo pune dhe duke synuar bindjen dhe adhurimin e Zotit të lartësuar. [Sh.p.]

]]>
https://www.tefsirkurani.al/202-ndersa-vellezerit-e-tyre-keqberesit-shejtanet-i-zhytin-me-thelle-per-ne-humbje-dhe-nuk-u-ndahen-2/feed/ 0
201. Ata që janë të devotshëm, kur i ngacmon Shejtani, përmendin Allahun dhe atëherë arrijnë të shohin qartë. https://www.tefsirkurani.al/201-ata-qe-jane-te-devotshem-kur-i-ngacmon-shejtani-permendin-allahun-dhe-atehere-arrijne-te-shohin-qarte-2/ https://www.tefsirkurani.al/201-ata-qe-jane-te-devotshem-kur-i-ngacmon-shejtani-permendin-allahun-dhe-atehere-arrijne-te-shohin-qarte-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:41:25 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20032 – “Ata që janë të devotshëm, kur i ngacmon Shejtani, përmendin Allahun dhe atëherë arrijnë të shohin qartë.” – Shejtani i mallkuar është vigjilent kundra njeriut, prandaj kur ky është i pavëmendshëm ose harron dhe nuk e kujton Allahun e Lartësuar, Shejtani arrin që t’i  shkaktojë atij shqetësime dhe probleme, duke u përpjekur ta devijojë. Atëherë, këtu Allahu i Lartësuar na jep një kriter dallues mes atyre që janë të devotshëm dhe atyre që janë të mashtruar dhe shkojnë drejt shkatërrimit. Të devotshmit kur kuptojnë se kanë gabuar, duke lënë ndonjë detyrim apo duke kyer ndonjë haram, e ndiejnë praninë e vesveseve dhe ndikimit të Shejtanit të mallkuar.

Kështu, ata fillojnë të mendojnë se nga cila portë u erdhi ky ndikim dhe si u bë e mundur që ai të ndërhynte dhe t’i  dëmtonte ata në lidhjen e tyre me Allahun e Lartësuar. Ata kujtohen për detyrimet që kanë ndaj Allahut të Lartësuar, qofshin fjalë apo vepra, dhe kështu shikojnë qartë gjendjen në të cilën ndodhen. Pas kësaj analize dhe vetëllogarie, ata, të penduar sinqerisht, i kërkojnë falje Allahut të Lartësuar dhe përpiqen të rregullojnë atë që u është cenuar apo prishur.

Kështu, ata kthehen përsëri në rrugën e duhur dhe rregullojnë marrëdhëniet e tyre me Allahun e Lartësuar, duke e kthyer Shejtanin e mallkuar të poshtëruar dhe duarbosh, pasi edhe ato pak arritje kundër besimtarit i shkatërrohen dhe i kthehen në të kundërtën e asaj çka i mallkuari shpresonte.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/201-ata-qe-jane-te-devotshem-kur-i-ngacmon-shejtani-permendin-allahun-dhe-atehere-arrijne-te-shohin-qarte-2/feed/ 0
200. E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/200-e-nese-te-ngacmon-shejtani-me-ndonje-tundim-kerko-mbrojtje-tek-allahu-sepse-ai-degjon-dhe-di-gjithcka-2/ https://www.tefsirkurani.al/200-e-nese-te-ngacmon-shejtani-me-ndonje-tundim-kerko-mbrojtje-tek-allahu-sepse-ai-degjon-dhe-di-gjithcka-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:41:12 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20030   Në këtë ajet jepet mënyra se si duhet të përballesh me shejtanët njerëz dhe xhindë. Allahu i Lartësuar thotë:

– “E nëse të ngacmon Shejtani me ndonjë tundim, kërko mbrojtje tek Allahu, sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. – Në çfarëdo kohe dhe gjendjeje të ndiesh trazim prej Shejtanit të mallkuar, kërko mbrojtje tek i Madhërishmi. Kurdoherë që robi ndien se Shejtani i mallkuar po i fut vesvese, po e frenon nga kryerja e veprave të mira ose po e nxit për të kryer vepra të këqija, atëherë le të kërkojë ndihmë, mbrojtje dhe strehim tek Allahu i Lartësuar, “sepse Ai Dëgjon dhe Di gjithçka”. Ai i dëgjon të gjitha lutjet që i drejton, ashtu edhe kërkesën tënde për mbrojtje.

Allahu është i Gjithëditur, prandaj e di qëllimin tënd, por edhe për dobësinë tënde. Ai e di mirë këmbënguljen dhe përgjërimin tënd në lutje, prandaj ka për të të mbrojtur nga vesveset e shejtanit të mallkuar. Allahu i Lartësuar na mëson se si t’i  kërkojmë mbrojtje Atij pikërisht në suren En-Nas, kur thotë: “Thuaj: “Kërkoj strehë te Zoti i njerëzve, Sundimtari i njerëzve, i Adhuruari i njerëzve, prej së keqes së nxitësit të ligësisë, që rri në pritë (i fshehur), i cili i trazon zemrat e njerëzve, qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit.”!”.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/200-e-nese-te-ngacmon-shejtani-me-ndonje-tundim-kerko-mbrojtje-tek-allahu-sepse-ai-degjon-dhe-di-gjithcka-2/feed/ 0
199. Pranoje atë që të falin, urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve. https://www.tefsirkurani.al/199-pranoje-ate-qe-te-falin-urdhero-per-miresi-dhe-rri-larg-te-paditurve-2/ https://www.tefsirkurani.al/199-pranoje-ate-qe-te-falin-urdhero-per-miresi-dhe-rri-larg-te-paditurve-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:40:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20029 Ky ajet përmbledh me pak fjalë edukatën dhe mirësjelljen me njerëzit. Këtu mësojmë disa norma që duhet të kemi parasysh në marrëdhëniet ndërnjerëzore.

– “Pranoje atë që të falin, …” – Pranoje me modesti atë që ta japin me gjithë zemër. Prit prej tyre fjalë e vepra besimi që janë të thjeshta. Mos prit prej tyre gjëra të mëdha, por ato që janë lehtësisht të arritshme. Mos prit prej të tjerëve gjëra që janë jashtë natyrës dhe kapacitetit të tyre, por kënaqu me aq sa të ofrojnë ata, brenda mundësive të tyre. Tejkaloji dhe mos i vër re mangësitë në veprimet e tyre.

Mos e tepro me qortime! Mos u mbaj me të madh përballë atyre që janë pak më poshtë. Mos u hiq i zgjuar përballë atyre që janë më pak të ditur. Mos u mburr dhe kreno përballë të varfërve, pse ata janë të varfër. Bashkëpuno me të gjithë dhe sillu me butësi e dhembshuri, duke u përballur me ta sipas gjendjes së secilit, ashtu siç është më e përshtatshme dhe më komode për secilin.

“… urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve!” – ‘El urf’ është çdo fjalë e mirë, çdo vepër e bukur dhe çdo virtyt i lartë. I Lartësuari na urdhëron që këtë ta bëjmë si me të afërmit, ashtu edhe me njerëzit e largët. Prej teje të mësojnë vetëm të mirën. Këshillo për ruajtje të lidhjeve farefisnore, për bamirësi dhe zbatim të plotë të fesë, për rregullim dhe pajtim mes njerëzve, për vepra të dobishme dhe të mira, për mendime dhe opinione të sakta. Përgjigju sa herë që të kërkohet një këshillë e mirë ose bashkëpunim në vepra të mira dhe devotshmëri për hir të Zotit të Lartësuar.

Asnjëherë mos ngurro të japësh një këshillë të mirë dhe një qortim të sinqertë për t’u larguar nga veprat dhe fjalët e shëmtuara. Gjithmonë bëhu ndihmesë e fortë, që njerëzit të arrijnë mirësitë fetare apo të dynjasë. Por, duke qenë se në këtë rrugë njeriu do të përballet patjetër me vështirësitë e pengesat që mund t’i sjellin të paditurit, Allahu i Lartësuar urdhëron që kësaj injorance t’i  përgjigjemi me një sjellje të përshtatshme dhe korrekte: duke u larguar prej tyre si dhe duke mos iu përgjigjur po me të njëjtën monedhë.

Kështu, atij që të mundon me fjalë dhe vepra, mos iu kundërpërgjigj duke e rënduar me fjalë e me vepra. Atij që të privon nga diçka, mos iu kundërpërgjigj duke e privuar nga diçka. Nëse dikush ndërpret marrëdhëniet me ty, ti vazhdo mbaji ato të lidhura. Padrejtësisë kundërpërgjigju me drejtësinë dhe butësinë tënde prej besimtari.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/199-pranoje-ate-qe-te-falin-urdhero-per-miresi-dhe-rri-larg-te-paditurve-2/feed/ 0
198. Nëse i ftoni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë. Ata duken se të vështrojnë, por, në të vërtetë ata nuk shohin. https://www.tefsirkurani.al/198-nese-i-ftoni-ne-rrugen-e-drejte-ata-nuk-degjojne-ata-duken-se-te-veshtrojne-por-ne-te-vertete-ata-nuk-shohin-2/ https://www.tefsirkurani.al/198-nese-i-ftoni-ne-rrugen-e-drejte-ata-nuk-degjojne-ata-duken-se-te-veshtrojne-por-ne-te-vertete-ata-nuk-shohin-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:40:44 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20027 – “Nëse i ftoni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë. Ata duken se të vështrojnë, por, në të vërtetë ata nuk shohin.” – Këtu flitet për idhujtarët, që e konsideronin Profetin (a.s)si mashtrues. Kështu, dukej sikur ata shikonin tek i Dërguari i Allahut për të kuptuar në ishte i sinqertë apo jo, por në fakt ata nuk e kishin fare këtë synim. Ata as nuk donin t’ia dinin për sinqeritetin e Profetit a.s. Ata nuk donin të shihnin virtytet dhe cilësitë e tij të pakrahasueshme, sepse po të donin, do ta kishin shumë të lehtë t’i shikonin dhe pastaj do ta besonin.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/198-nese-i-ftoni-ne-rrugen-e-drejte-ata-nuk-degjojne-ata-duken-se-te-veshtrojne-por-ne-te-vertete-ata-nuk-shohin-2/feed/ 0
197. Ndërsa ata të cilëve ju u luteni veç Tij, nuk mund t’ju ndihmojnë, madje as veten e vet nuk mund ta ndihmojnë. https://www.tefsirkurani.al/197-ndersa-ata-te-cileve-ju-u-luteni-vec-tij-nuk-mund-tju-ndihmojne-madje-as-veten-e-vet-nuk-mund-ta-ndihmojne-2/ https://www.tefsirkurani.al/197-ndersa-ata-te-cileve-ju-u-luteni-vec-tij-nuk-mund-tju-ndihmojne-madje-as-veten-e-vet-nuk-mund-ta-ndihmojne-2/#respond Fri, 10 Dec 2021 20:40:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=20026 – “Ndërsa ata të cilëve ju u luteni veç Tij, nuk mund t’ju ndihmojnë, madje as veten e vet nuk mund ta ndihmojnë.” – Idhujt nuk e meritojnë të adhurohen, sepse ata nuk kanë asnjë forcë dhe mundësi për të ndihmuar të tjerët, madje as veten e tyre. Atëherë, nëse e kupton këtë, do të sigurohesh se idhujtarët dhe idhujt e tyre, edhe sikur mblidhen të gjithë së bashku dhe të ngrejnë kurthe kundër atyre që ka marrë nën mbrojtje Krijuesi i tokës dhe qiejve, nuk kanë për t’u bërë dot asgjë. Allahu i Lartësuar është absolut në pushtetin, fuqinë dhe zotërimin e Tij. Kush i mbështetet madhështisë dhe fuqisë së Allahut të Lartësuar, nuk ka për ta dëmtuar dhe rrezikuar asgjë në këtë botë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/197-ndersa-ata-te-cileve-ju-u-luteni-vec-tij-nuk-mund-tju-ndihmojne-madje-as-veten-e-vet-nuk-mund-ta-ndihmojne-2/feed/ 0