006. EL EN’AM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Fri, 22 Apr 2022 13:48:58 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 006. EL EN’AM | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 165. Është Ai që ju ka bërë zëvendësues (të njëri-tjetrit) në Tokë. Ai i ka ngritur disa nga ju në një shkallë më lart se të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju ka dhënë. Allahu është ndëshkues i shpejtë por Ai është edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë. https://www.tefsirkurani.al/165-eshte-ai-qe-ju-ka-bere-zevendesues-te-njeri-tjetrit-ne-toke-ai-i-ka-ngritur-disa-nga-ju-ne-nje-shkalle-me-lart-se-te-tjeret-per-tju-sprovuar-ne-ate-qe-ju-ka-dhene-allahu-eshte-ndesh/ https://www.tefsirkurani.al/165-eshte-ai-qe-ju-ka-bere-zevendesues-te-njeri-tjetrit-ne-toke-ai-i-ka-ngritur-disa-nga-ju-ne-nje-shkalle-me-lart-se-te-tjeret-per-tju-sprovuar-ne-ate-qe-ju-ka-dhene-allahu-eshte-ndesh/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:24:14 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25054 – “Është Ai që ju ka bërë zëvendësues (të njëri-tjetrit) në Tokë. …” – Allahu ju ka vendosur në tokë, në mënyrë të tillë që një brez i ri të zëvendësojë një brez të vjetër, dhe kështu të vazhdoni të jeni zëvendësues të njëri-tjetrit, deri në afatin e caktuar për fundin e kësaj bote. Allahu i Madhëruar ju ka vendosur në këtë tokë dhe ju sprovon në të, për të parë se si do të veproni.

“… Ai i ka ngritur disa nga ju në një shkallë më lart se të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që ju ka dhënë.” – Ai dalloi disa njerëz mbi disa të tjerë në drejtim të fuqisë, shëndetit, bukurisë, moralit e në shumë aspekte të tjera. Këto ndryshime i bëri për t’ju sprovuar me ato që ju ka dhuruar dhe që ka përcaktuar për ju. Kështu do të ndryshojnë edhe veprat tuaja dhe ju do të merreni në përgjegjësi për çfarëdo gjëje që bëni në këtë botë sprove. Asnjëherë mos harroni, por gjithmonë kujtoni se:

Allahu është Ndëshkues i shpejtë por Ai është edhe Falës i Madh e Mëshirëplotë.“ – Allahu është ndëshkues i ashpër për ata që nuk i binden dhe që refuzojnë porositë e Tij. Por Ai është Falës e Mëshirëplotë për ata që e besojnë ashtu si duhet, që bëjnë vepra të mira sipas këtij besimi dhe që pendohen sinqerisht për çdo gjynah shkatërrimtar. Këtu përfundon tefsiri i sures En’am. Vetëm Allahut i takon falënderimi, lavdia e plotë dhe mirënjohja e thellë. Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut të Madhëruar qoftë mbi Muhamedin (a.s.)., familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e rrugës së tij deri në Ditën e Gjykimit!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/165-eshte-ai-qe-ju-ka-bere-zevendesues-te-njeri-tjetrit-ne-toke-ai-i-ka-ngritur-disa-nga-ju-ne-nje-shkalle-me-lart-se-te-tjeret-per-tju-sprovuar-ne-ate-qe-ju-ka-dhene-allahu-eshte-ndesh/feed/ 0
164. Thuaj: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?! Secilit i rëndon e keqja e vet dhe askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit. Kthimi juaj është te Zoti juaj. Ai do t’jua tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshit. https://www.tefsirkurani.al/164-thuaj-a-te-kerkoj-tjeter-zot-vec-allahut-kur-ai-eshte-zoti-i-gjithckaje-secilit-i-rendon-e-keqja-e-vet-dhe-askush-nuk-do-ta-mbarte-barren-e-tjetrit-kthimi-juaj-eshte-te-zoti-juaj-a/ https://www.tefsirkurani.al/164-thuaj-a-te-kerkoj-tjeter-zot-vec-allahut-kur-ai-eshte-zoti-i-gjithckaje-secilit-i-rendon-e-keqja-e-vet-dhe-askush-nuk-do-ta-mbarte-barren-e-tjetrit-kthimi-juaj-eshte-te-zoti-juaj-a/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:23:45 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25053 – “Thuaj: “A të kërkoj tjetër zot veç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?!” – E si mund të pritet prej meje që të zgjedh ndonjë krijesë si zot, si kujdestar për mua dhe të cilit t’ia besoj të gjitha çështjet e mia? E si mund ta bëj këtë, kur Allahu është Krijuesi i të gjitha krijesave dhe të gjithë janë nën përkujdesin dhe sundimin e Tij, kur të gjithë i janë nënshtruar ligjit të Tij?

Kështu, është detyrë për mua dhe për të gjitha krijesat që, si Zot të tyre, që ka në dorë sundimin dhe përkujdesjen për krijesat, që ka të drejtën për të vendosur ligjin mbi ta dhe për t’i marrë në përgjegjësi, të konsiderojnë dhe besojnë vetëm Allahun e Madhëruar.

Është detyrë për ta që të kënaqen me Allahun si Zotin e tyre, dhe jo me krijesat e dobëta, të varfra, të pafuqishme dhe të nënshtruara nga Zoti i Madhërishëm. Në vijim, i Lartësuari paralajmëron dhe inkurajon njerëzit për t’iu larguar ligësive dhe për të bërë mirë, duke u përmendur ligjin e shpërblimit dhe shpagimit nga Ai, që është i Gjithëdituri.

“Secilit i rëndon e keqja e vet dhe askush nuk do ta mbartë barrën e tjetrit.” – Çdo vepër, e mirë apo e keqe qoftë, do të shënohet veçse në llogarinë e atij që e ka bërë dhe askush nuk do të jetë përgjegjës për veprat e tjetërkujt. Kjo i ngjan thënies tjetër të Allahut të Madhëruar: “Kush bën mirë, bën mirë për veten e vet e kush bën keq, ai vepron kundër vetes së vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve .” [Fussilet 46].

Çdokush do të bartë në shpinë vetëm barrën e punëve të tij. Gjithashtu, edhe ai që është bërë shkaktar për veprimin e të këqijave nga një tjetër do të bartë në shpinë barrën e asaj që ka shkaktuar, duke mos i pakësuar asgjë atij që i ka vepruar me zgjedhjen e vet të lirë.

“Kthimi juaj është te Zoti juaj. Ai do t’jua tregojë të vërtetën e asaj për të cilën kundërshtoheshit.” – Ditën e Kijametit të gjithë do të ktheheni tek Allahu i Gjithëditur dhe i Urtë dhe Ai do t’ju paraqesë të gjitha kundërshtitë mes jush, për qëndrimet e drejta dhe ato të padrejta, për veprat e mira dhe ato të këqija, duke shpërblyer secilin me meritë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/164-thuaj-a-te-kerkoj-tjeter-zot-vec-allahut-kur-ai-eshte-zoti-i-gjithckaje-secilit-i-rendon-e-keqja-e-vet-dhe-askush-nuk-do-ta-mbarte-barren-e-tjetrit-kthimi-juaj-eshte-te-zoti-juaj-a/feed/ 0
163. Ai është i Pashoq. Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i atyre që i nënshtrohen Atij. https://www.tefsirkurani.al/163-ai-eshte-i-pashoq-per-keto-jam-urdheruar-dhe-une-jam-i-pari-i-atyre-qe-i-nenshtrohen-atij/ https://www.tefsirkurani.al/163-ai-eshte-i-pashoq-per-keto-jam-urdheruar-dhe-une-jam-i-pari-i-atyre-qe-i-nenshtrohen-atij/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:23:30 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25052 – “Ai është i Pashoq.” – Ashtu sikurse Allahu është i Pashoq, i Vetëm dhe Absolut në zotërimin, krijimin administrimin dhe përkujdesjen e Tij për krijesat, ashtu është dhe duhet të trajtohet si i vetëm edhe në aspektin e meritës së adhurimit që krijesat duhet t’ia përkujshtojnë Atij. Ky sinqeritet që duhet treguar ndaj Zotit në adhurimet përkushtuar Atij nuk është një shpikje nga ana ime dhe diçka e panjohur më parë, por është urdhër dhe porosi e Zotit dhënë të gjithë popujve të mëparshëm nëpërmjet profetëve të tyre.

Për këto jam urdhëruar dhe unë jam i pari i atyre që i nënshtrohen Atij.”  – Këto janë urdhra të cilët nuk lejohet në asnjë mënyrë që t’u shmangesh dhe t’i shpërfillësh. Ndërsa unë jam i pari i të bindurve dhe i të nënshtruarve ndaj Zotit, domethënë i muslimanëve, për sa i përket këtij umeti.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/163-ai-eshte-i-pashoq-per-keto-jam-urdheruar-dhe-une-jam-i-pari-i-atyre-qe-i-nenshtrohen-atij/feed/ 0
162. Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë të gjitha për Allahun, Zotin e botëve. https://www.tefsirkurani.al/162-thuaj-namazi-im-kurbani-im-jeta-ime-dhe-vdekja-ime-jane-te-gjitha-per-allahun-zotin-e-boteve/ https://www.tefsirkurani.al/162-thuaj-namazi-im-kurbani-im-jeta-ime-dhe-vdekja-ime-jane-te-gjitha-per-allahun-zotin-e-boteve/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:22:57 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25051 – “Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë të gjitha për Allahun, Zotin e botëve.” – Ky ajet dëshmon për vlerën e madhe të këtyre adhurimeve. Ato janë treguese të dashurisë, sinqeritetit, përkushtimit dhe përunjësisë së robit ndaj Allahut të Madhëruar. Ato janë adhurime të zemrës, të gjuhës dhe të organeve të trupit, të përfaqësuara me namazin.

Ndërsa kurbani është dëshmi e gatishmërisë për të sakrifikuar pasurinë, aq të dashur për njeriun, e për t’ia kushtuar Allahut të Madhëruar, në shenjë dashurie dhe madhërimi të Tij. Ai që tregon sinqeritet për Allahun në këto dy adhurime, pra, në faljen e namazit dhe bërjen e kurbanit, do të jetë i tillë edhe në adhurimet e tjera. Çdo gjë që merr robi në këtë jetë dhe pas vdekjes është vetëm në dorën e Allahut, Zotit të botëve, prandaj dhe vetëm Atij i dedikohen ato.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/162-thuaj-namazi-im-kurbani-im-jeta-ime-dhe-vdekja-ime-jane-te-gjitha-per-allahun-zotin-e-boteve/feed/ 0
161. Thuaj: “Vërtet Zoti im më udhëzoi në një rrugë që është e drejtë – në fenë e vërtetë. Ajo është rruga e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota dhe nuk ishte idhujtar. https://www.tefsirkurani.al/161-thuaj-vertet-zoti-im-me-udhezoi-ne-nje-rruge-qe-eshte-e-drejte-ne-fene-e-vertete-ajo-eshte-rruga-e-ibrahimit-qe-ishte-larg-besimeve-te-kota-dhe-nuk-ishte-idhujtar/ https://www.tefsirkurani.al/161-thuaj-vertet-zoti-im-me-udhezoi-ne-nje-rruge-qe-eshte-e-drejte-ne-fene-e-vertete-ajo-eshte-rruga-e-ibrahimit-qe-ishte-larg-besimeve-te-kota-dhe-nuk-ishte-idhujtar/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:22:27 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25050 – “Thuaj: “Vërtet, Zoti im më udhëzoi në një rrugë që është e drejtë – në fenë e vërtetë. Ajo është rruga e Ibrahimit, që ishte larg besimeve të kota dhe nuk ishte idhujtar.” – Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e Tij që ta shpallë e kumtojë haptazi rrugën e drejtë në të cilën e udhëzoi Ai. Kjo është e vetmja rrugë e drejtë, sepse pikërisht ajo është feja e vërtetë, feja mesatare, që fton në besimin e pastër, që edukon individin në të mirë të tij, të familjes dhe të shoqërisë. Kjo fe urdhëron e inkurajon për çdo të mirë dhe ndalon nga çdo e keqe.

Kjo është feja dhe udhëzimi i të gjithë të dërguarve dhe profetëve të Zotit, e në mënyrë të veçantë, i imamit të besimdrejtëve dhe atit të të gjithë të dërguarve pas tij, Ibrahimit a.s. Ai ishte i dashuri dhe i zgjedhuri i Allahut të Madhëruar. Feja e Ibrahimit është larg çdo besimi të kotë dhe të devijuar, larg feve të të humburve dhe të devijuarve, siç janë jehudët, të krishterët dhe ithtarët e çdo lloj feje tjetër që fton në idhujtari. Kjo është një ftesë e përgjithshme për pasimin e fesë së drejtë, duke përmendur disa cilësi të përgjithshme të saj. Më pas i Madhëruari përmend disa adhurime të veçanta, duke vënë në dukje rëndësinë dhe vlerën e madhe të tyre mbi adhurimet e tjera:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/161-thuaj-vertet-zoti-im-me-udhezoi-ne-nje-rruge-qe-eshte-e-drejte-ne-fene-e-vertete-ajo-eshte-rruga-e-ibrahimit-qe-ishte-larg-besimeve-te-kota-dhe-nuk-ishte-idhujtar/feed/ 0
160. Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të. Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi. https://www.tefsirkurani.al/160-kush-ben-nje-te-mire-ai-do-te-shperblehet-dhjetefish-e-kush-ben-nje-te-keqe-ai-do-te-ndeshkohet-vetem-per-te-askujt-nuk-do-ti-behet-asnje-padrejtesi/ https://www.tefsirkurani.al/160-kush-ben-nje-te-mire-ai-do-te-shperblehet-dhjetefish-e-kush-ben-nje-te-keqe-ai-do-te-ndeshkohet-vetem-per-te-askujt-nuk-do-ti-behet-asnje-padrejtesi/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:21:34 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25049 – “… Kush bën një të mirë, ai do të shpërblehet dhjetëfish, …” – Kush vjen me ndonjë të mirë të realizuar me fjalë apo me veprime, të dukshme apo të fshehta, që kanë lidhje me plotësimin e të drejtave të Allahut apo të drejtave të krijesave, ai ka premtimin e sigurt nga Allahu i Lartësuar se do të shpërblehet dhjetëfish për mirësitë e paraqitura. Në fakt, shpërblimi me dhjetëfish është më i vogli nga Bujari i Gjithëmëshirshëm. Mos pyet për shpërblimin më të madh, sepse ai nuk ka kufij.

– “… e kush bën një të keqe, ai do të ndëshkohet vetëm për të.” – Kjo tregon për drejtësinë dhe bamirësinë absolute dhe të pakrahasueshme të Allahut të Madhërishëm. Ai nuk i bën askujt padrejtësi, as edhe një grimcë, siç thotë më pas:

“Askujt nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.”

]]>
https://www.tefsirkurani.al/160-kush-ben-nje-te-mire-ai-do-te-shperblehet-dhjetefish-e-kush-ben-nje-te-keqe-ai-do-te-ndeshkohet-vetem-per-te-askujt-nuk-do-ti-behet-asnje-padrejtesi/feed/ 0
159. Vërtet për ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti nuk ke asnjë përgjegjësi. Çështja e tyre është vetëm tek Allahu. Ai do t’ua tregojë të vërtetën se çfarë kanë bërë. https://www.tefsirkurani.al/159-vertet-per-ata-qe-e-percane-fene-e-tyre-dhe-u-ndane-ne-grupe-ti-nuk-ke-asnje-pergjegjesi-ceshtja-e-tyre-eshte-vetem-tek-allahu-ai-do-tua-tregoje-te-verteten-se-cfare-kane-bere/ https://www.tefsirkurani.al/159-vertet-per-ata-qe-e-percane-fene-e-tyre-dhe-u-ndane-ne-grupe-ti-nuk-ke-asnje-pergjegjesi-ceshtja-e-tyre-eshte-vetem-tek-allahu-ai-do-tua-tregoje-te-verteten-se-cfare-kane-bere/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:21:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25048 – “Vërtet, për ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti nuk ke asnjë përgjegjësi.” – Allahu i Madhëruar i kërcënon ata që e përçanë fenë e vërtetë dhe krijuan kundërshtime mes njëri-tjetrit. Çdokush zgjodhi një emër për fenë e stisur të tij, që nuk i sjell asnjë dobi njeriut, si Judaizëm, Krishterim, Zoroastrianizëm etj.

Ata pranuan disa gjëra prej fesë dhe lanë disa të tjera, që ishin ndoshta edhe më të rëndësishme për t’u pranuar, duke e cunguar në këtë mënyrë fenë e vërtetë. Kështu veprojnë sot shumë prej grupacioneve dhe fraksioneve të Islamit, që janë të devijuar dhe të humbur, të cilët përçajnë umetin dhe tjetërsojnë besimin e drejtë.

Ajeti na tregon se feja e drejtë na udhëzon të bashkohemi dhe të shtrëngojmë radhët  tona rreth besimit të pastër dhe të drejtë, të bazuar në argumente të sigurta nga Allahu dhe Profeti i Tij dhe na ndalon nga përçarja dhe ndasitë qoftë në çështjet themelore të fesë, qoftë në degëzimet e saj. Madje, ajeti na urdhëron që të distancohemi nga ata që bëjnë të tilla vepra të ndaluara dhe shkaktojnë përçarje në fenë e Zotit.

Allahu i Madhëruar thotë: “…ti nuk ke asnjë përgjegjësi”, domethënë, nuk ke përgjegjësi për veprimet e tyre, sepse ata e kanë kundërshtuar udhëzimin tënd dhe kanë treguar kokëfortësi që të mos i nënshtrohen rrugës tënde të drejtë dhe të qartë, e cila mbështetet në argumente të sakta dhe të vërteta. Allahu është Ai që do të bëjë gjykimin e drejtë mbi të gjitha grupacionet dhe kundërshtitë mes tyre:

  “Çështja e tyre është vetëm tek Allahu. Ai do t’ua tregojë të vërtetën se çfarë kanë bërë.” – Tek Ai do të kthehen dhe tubohen të gjithë, pa përjashtim dhe Ai do t’i shpërblejë me drejtësinë dhe bamirësinë e Tij, secilin sipas asaj që ka synuar dhe merituar. Më pas, Allahu i Madhëruar përshkruan më hollësisht se si është shpërblimi apo ndëshkimi i Tij, duke thënë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/159-vertet-per-ata-qe-e-percane-fene-e-tyre-dhe-u-ndane-ne-grupe-ti-nuk-ke-asnje-pergjegjesi-ceshtja-e-tyre-eshte-vetem-tek-allahu-ai-do-tua-tregoje-te-verteten-se-cfare-kane-bere/feed/ 0
158. Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur.“ https://www.tefsirkurani.al/158-valle-a-mos-po-presin-tani-tu-vijne-meleket-ose-vete-zoti-yt-ose-te-vijne-disa-nga-shenjat-e-zotit-tend-diten-kur-te-vijne-shenja-te-caktuara-te-zotit-tend-askujt-nuk-do-ti/ https://www.tefsirkurani.al/158-valle-a-mos-po-presin-tani-tu-vijne-meleket-ose-vete-zoti-yt-ose-te-vijne-disa-nga-shenjat-e-zotit-tend-diten-kur-te-vijne-shenja-te-caktuara-te-zotit-tend-askujt-nuk-do-ti/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:20:52 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25047 – “Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?” – Çfarë presin këta zullumqarë, që vazhdojnë të zhyten në padrejtësitë e tyre? Mos presin që t’u vijnë shenjat pararendëse të ndëshkimit dhe tregueset e afrimit të Kijametit? Apo presin që t’u vijnë melekët për t’u marrë shpirtrat, kohë kur nuk do t’u bëjnë më dobi besimi dhe veprat e mira? Apo po presin që t’u vijë Zoti për të gjykuar me drejtësinë e Tij, për të shpërblyer punëmirët dhe për të ndëshkuar punëkëqijtë? Apo po presin që t’u vijnë disa nga shenjat e Zotit tënd, që tregojnë afrimin e Kijametit?

Por ditën kur të vijnë disa nga shenjat e jashtëzakonshme nga Zoti yt, që tregojnë se Ora është afruar dhe Kijameti është gati të ndodhë, atëherë qafirit nuk ka për t’i sjellë dobi besimi, nëse thotë se beson, dhe as besimtarit të mangët nuk ka për t’iu shtuar imani dhe mirësia e tij. Njeriut do t’i bëjnë dobi vetëm besimi dhe punët e mira që ka pasur përpara ardhjes së këtyre shenjave.

  “Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij.” – Urtësia e këtij vendimi është shumë e qartë: besimi i dobishëm dhe frytsjellës është kur beson të fshehtën me zgjedhje të lirë. Ndërsa besimi që vjen pas shikimit të shenjave të mëdha është thjesht konfirmim i diçkaje të dukshme e të shfaqur, dhe si i tillë nuk është i dobishëm.

Ky është më tepër besim në gjendje të detyruar, sesa me zgjedhje të lirë, siç ndodh, për shembull, me ata që janë duke u mbytur apo duke u djegur, të cilët kur shohin vdekjen, heqin dorë nga rruga e keqe, sikurse thotë i Madhëruari: “E kur të shohin dënimin Tonë, do të thonë: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një  dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve  të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” [Gafir 84, 85].

Janë të shumta hadithet e sakta nga Profeti (a.s)që tregojnë se, me: “disa shenja të Zotit tënd” është për qëllim ngjarja e lindjes së diellit nga perëndimi. Kur njerëzit ta shohin atë shenjë të madhe, do të besojnë të gjithë, por ky iman nuk ka për t’u bërë dobi. Ajo është dita kur “porta e pendimit” do të mbyllet. Këto ajete jenë një kërcënim për ata që mohojnë Profetin a.s. Ashtu sikurse ata presin që Profetit (a.s) dhe besimtarëve t’u ndodhin fatkeqësira, ashtu edhe ky kërcënim është në pritje të tyre. Prandaj i Madhëruari thotë:

– “Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur!”” – Atëherë do ta kuptoni se kujt i takon të jetë i sigurt dhe i qetë. Ky ajet dëshmon për saktësinë e besimit të Ehli Sunetit, të cilët pohojnë për Allahun ato emra, atribute dhe përshkrime që Ai i ka pohuar për Veten e Vet, mes të cilave edhe ardhja e Tij, zbritja e Tij, lartësimi i Tij mbi Arsh etj. Sigurisht që këto përshkrime, të cilat i gjen shpesh në Kur’an dhe Sunet, ne i besojmë ashtu sikurse janë thënë, pa bërë asnjë përgjasim e shëmbëllim me atributet dhe veprat e krijesave.

Ajetet tregojnë për urtësinë e madhe të Allahut të Madhërishëm dhe për rregullin e Tij që besimi i dobishëm dhe i pranueshëm është ai që bëhet me zgjedhje të lirë nga njeriu dhe jo i detyruar nga kushtet ose nga dëshmimi i shenjave të mëdha të Kijametit, sikurse u tha më sipër. Njeriu i arrin dhe i kultivon mirësitë nëpërmjet besimit të tij. Devotshmëria, bindja ndaj Zotit dhe veprat e mira janë të pranuara vetëm nëse burojnë nga një besim i saktë. Nëse zemra nuk ka asgjë nga ky besim, njeriut nuk do t’i vlejë asnjë vepër e tij e mirë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/158-valle-a-mos-po-presin-tani-tu-vijne-meleket-ose-vete-zoti-yt-ose-te-vijne-disa-nga-shenjat-e-zotit-tend-diten-kur-te-vijne-shenja-te-caktuara-te-zotit-tend-askujt-nuk-do-ti/feed/ 0
157. Dhe që të mos thoni: “Sikur Libri të na kishte zbritur neve, do ta kishim ndjekur udhëzimin e tij edhe më mirë se ata. Tani që ju erdhi nga Zoti juaj një argument i qartë dhe një udhëzim e mëshirë, kush është më keqbërës se ai që i mohon argumentet e Allahut dhe ua kthen shpinën atyre? Ne do t’i godasim me ndëshkimin më të rëndë ata, që ua kthejnë shpinën Argumenteve Tona dhe që pengojnë (njerëzit) nga rruga e drejtë. https://www.tefsirkurani.al/157-dhe-qe-te-mos-thoni-sikur-libri-te-na-kishte-zbritur-neve-do-ta-kishim-ndjekur-udhezimin-e-tij-edhe-me-mire-se-ata-tani-qe-ju-erdhi-nga-zoti-juaj-nje-argument-i-qarte-dhe-nje-udhezim/ https://www.tefsirkurani.al/157-dhe-qe-te-mos-thoni-sikur-libri-te-na-kishte-zbritur-neve-do-ta-kishim-ndjekur-udhezimin-e-tij-edhe-me-mire-se-ata-tani-qe-ju-erdhi-nga-zoti-juaj-nje-argument-i-qarte-dhe-nje-udhezim/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:20:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25046 – “Dhe që të mos thoni: “Sikur Libri të na kishte zbritur neve, do ta kishim ndjekur udhëzimin e tij edhe më mirë se ata.” – Nëpërmjet Kur’anit, juve ju është mundësuar që të merrni bazat kryesore të udhëzimit, duke mos pasur më justifikim për padijen rreth besimit. Kjo nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, nëpërmjet këtij Libri juve ju mundësohet që të përfitoni udhëzimin e nevojshëm për ta plotësuar tërësisht imanin tuaj.

Në këtë mënyrë, do të duket qartë ai që e pranon udhëzimin e Zotit nga ai që thjesht pretendon se po të kishte Libër prej Zotit do të ishte në grada më të larta dhe më i udhëzuar se të tjerët. Pas shpalljes së Kur’anit, do të dallohen qartë të sinqertët nga gënjeshtarët, burrat nga shtiracakët.

– “Tani që ju erdhi nga Zoti juaj një argument i qartë dhe një udhëzim e mëshirë,  – Shpallja e Allahut përmban çdo fakt dhe argument të mundshëm për të qartësuar të vërtetën. Ai është udhëzim i qartë, që dallon të vërtetën nga gënjeshtra. Ai është mëshira e dhuruar nga i Gjithëmëshirshmi, që ju mundëson dhe ofron lumturinë në dynja dhe në ahiret.

Këto cilësi të Kur’anit duhet t’ju bëjnë që të nënshtroheni e t’i zbatoni me korrektësi dhe sinqeritet të gjitha porositë dhe dispozitat e tij dhe të besoni pa asnjë dyshim çdo rrëfim e informacion të sjellë prej tij. Ai që nuk arrin të gjejë udhëzimin përmes këtij Libri, ai është zullumqari më i madh:

“… kush është më keqbërës se ai që i mohon argumentet e Allahut dhe ua kthen shpinën atyre?” – Të tillët nuk e trajtojnë Shpalljen me madhështinë dhe rëndësinë që i takon, por e shpërfillin dhe e flakin pas shpine, duke mos i kushtuar as interesin minimal. Për këtë arsye, ndëshkimi i tyre është mëse i merituar, siç thotë i Madhëruari:

“Ne do t’i godasim me ndëshkimin më të rëndë ata, që ua kthejnë shpinën Argumenteve Tona dhe që pengojnë (njerëzit) nga rruga e drejtë.” – Kuptimi: Ata do të marrin një ndëshkim torturues, për shkak të shpërfilljes dhe refuzimit të argumenteve të Allahut, duke penguar veten e tyre dhe të tjerët nga rruga e drejtë. Ky është shpërblimi i punëve të tyre të këqija, sepse Allahu nuk u bën kurrë padrejtësi robërve  të Tij. Nga këto ajete kuptojmë se dituria e Kur’anit është dituria më e gjërë, më e begatshme dhe më e rëndësishme.

Nëpërmjet saj bëhet i mundur udhëzimi në rugën e drejtë, pa patur nevojë për idetë e filozofëve, supozimet e skolastikëve dhe për asnjë njohuri tjetër prej të parëve dhe të fundmëve. I njohur është fakti se përpara Kur’anit, Libër hyjnor u është shpallur veçse dy bashkësive, e konkretisht, jehudëve dhe krishterëve. Pra, kur thuhet ‘ithtarë të Librit’ nënkuptohen veçse këto dy bashkësi dhe asnjë tjetër, si zoroastrianë e të tjerë të ngjashëm.

Nga këto ajete kuptojmë se para shpalljes së Kur’anit, populli i Muhamedit (a.s)ishte në një injorancë të plotë. Ata nuk kishin asnjë dituri rreth librave të Zotit që ndodheshin në duart e jehudëve dhe krishterëve, të cilët, edhe pse kishin në duart e tyre lëndën e diturisë, ishin të pakujdesshëm dhe të pavëmendshëm në studimin dhe përfitimin prej tyre.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/157-dhe-qe-te-mos-thoni-sikur-libri-te-na-kishte-zbritur-neve-do-ta-kishim-ndjekur-udhezimin-e-tij-edhe-me-mire-se-ata-tani-qe-ju-erdhi-nga-zoti-juaj-nje-argument-i-qarte-dhe-nje-udhezim/feed/ 0
156. Që të mos thoni: “Libri iu zbrit vetëm dy popujve para nesh, kurse ne nuk dinim gjë për librat (Qiellorë) dhe mësimet e tyre. https://www.tefsirkurani.al/156-qe-te-mos-thoni-libri-iu-zbrit-vetem-dy-popujve-para-nesh-kurse-ne-nuk-dinim-gje-per-librat-qiellore-dhe-mesimet-e-tyre/ https://www.tefsirkurani.al/156-qe-te-mos-thoni-libri-iu-zbrit-vetem-dy-popujve-para-nesh-kurse-ne-nuk-dinim-gje-per-librat-qiellore-dhe-mesimet-e-tyre/#respond Fri, 17 Dec 2021 18:20:13 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=25045 “Që të mos thoni: “Libri iu zbrit vetëm dy popujve para nesh, kurse ne nuk dinim gjë për librat (Qiellorë) dhe mësimet e tyre.”” – Këtë libër të begatshëm e shpallëm për ju, që të mos keni asnjë justifikim dhe të mos thoni: “Libri u zbriti vetëm dy bashkësive para nesh, jehudëve e të krishterëve, dhe ne nuk dinim për librat dhe mësimet e tyre”.

Të mos justifikoheni dhe të thoni: “Ne nuk patëm Libër ndriçues. Edhe për Librat që u shpalle popujve të tjerë, ne nuk dinim gjë.” Kështu, edhe juve ju sollëm një Libër: një Libër që, me madhështinë, qartësinë dhe diturinë gjithëpërfshirëse që ai përmban, nuk ka patur kurrë më parë si ai dhe nuk do të shpallet kurrë më ndonjë tjetër si ai.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/156-qe-te-mos-thoni-libri-iu-zbrit-vetem-dy-popujve-para-nesh-kurse-ne-nuk-dinim-gje-per-librat-qiellore-dhe-mesimet-e-tyre/feed/ 0