005. EL MAIDE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Thu, 21 Apr 2022 15:35:04 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 005. EL MAIDE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 120. Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/120-vetem-allahut-i-takon-sundimi-i-qiejve-dhe-i-tokes-dhe-gjithcka-qe-eshte-ndermjet-tyre-ai-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka/ https://www.tefsirkurani.al/120-vetem-allahut-i-takon-sundimi-i-qiejve-dhe-i-tokes-dhe-gjithcka-qe-eshte-ndermjet-tyre-ai-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:42:38 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24532 – “Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe gjithçka që është ndërmjet tyre. Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka.” – Allahut i takon mbretërimi dhe sundimi i qiejve dhe tokës, sepse Ai është Krijuesi i tyre. Ai kujdeset për mbarëvajtjen e tyre, nëpërmjet ligjeve të Tij të krijimit dhe funksionimit të gjërave. Është Ai që vendos rregullat dhe ligjet që dëshiron për ne. Është Ai, gjithashtu, i vetmi të Cilit i takon të llogarisë dhe shpërblejë krijesat me drejtësi. Ai është i Plotpushtetshëm për gjithçka. Asgjë nuk del jashtë pushtetit dhe vullnetit të Allahut. Gjithçka i nënshtrohet dëshirës dhe ligjeve të Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/120-vetem-allahut-i-takon-sundimi-i-qiejve-dhe-i-tokes-dhe-gjithcka-qe-eshte-ndermjet-tyre-ai-eshte-i-plotfuqishem-per-gjithcka/feed/ 0
119. Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre. Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh. https://www.tefsirkurani.al/119-allahu-thote-kjo-eshte-dita-kur-te-sinqerteve-u-sjell-dobi-sinqeriteti-i-tyre-atyre-u-takojne-kopshte-neper-te-cilet-rrjedhin-lumenj-ku-do-te-qendrojne-pergjithmone-allahu-eshte-i-k/ https://www.tefsirkurani.al/119-allahu-thote-kjo-eshte-dita-kur-te-sinqerteve-u-sjell-dobi-sinqeriteti-i-tyre-atyre-u-takojne-kopshte-neper-te-cilet-rrjedhin-lumenj-ku-do-te-qendrojne-pergjithmone-allahu-eshte-i-k/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:42:32 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24531 “Allahu thotë: “Kjo është dita kur të sinqertëve u sjell dobi sinqeriteti i tyre.  Të sinqertët ose të vërtetët (el sadikun) janë ata, qëllimi, fjalët dhe veprat e të cilëve janë në përputhje me porositë e Zotit dhe për të kënaqur Atë. Ata janë udhëzuar në rrugën e drejtë dhe me qëndrueshmëri vazhdojnë në këtë rrugë. Ditën e Gjykimit, këta do të gjejnë frytet e këtij qëndrimi të mirë. Atë ditë, Allahu do t’i nderojë ata me grada të larta pranë Tij, në kopshtet e mirësisë, siç thotë më pas:

– “Atyre u takojnë kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ky është shpëtimi i madh.” – Ndërsa gënjeshtarët do të jenë në një gjendje krejt të kundërt me të sinqertët. Ata do të ballafaqohen me pasojat e trillimeve të tyre po atë ditë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/119-allahu-thote-kjo-eshte-dita-kur-te-sinqerteve-u-sjell-dobi-sinqeriteti-i-tyre-atyre-u-takojne-kopshte-neper-te-cilet-rrjedhin-lumenj-ku-do-te-qendrojne-pergjithmone-allahu-eshte-i-k/feed/ 0
118. Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti. https://www.tefsirkurani.al/118-nese-ti-i-ndeshkon-ata-ata-jane-robt-e-tu-e-nese-i-fal-ata-ti-je-i-plotfuqishmi-e-i-urti/ https://www.tefsirkurani.al/118-nese-ti-i-ndeshkon-ata-ata-jane-robt-e-tu-e-nese-i-fal-ata-ti-je-i-plotfuqishmi-e-i-urti/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:42:26 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24530 – “Nëse Ti i ndëshkon ata, ata janë robt e Tu. E nëse i fal ata, Ti je i Plotfuqishmi e i Urti.” – Kuptimi: Nëse Ti i fal ata, këtë e bën prej fuqisë Tënde absolute, pra, jo si ata që falin nga dobësia dhe pafuqia. Ti je i Urtë dhe i fal ata që i plotësojnë kushtet për të arritur faljen Tënde. Më pas, Allahu i Lartësuar  tregon se si do të jetë gjendja e robërve  në Ditën e Gjykimit: si do të jetë gjendja e të fituarve dhe atyre të humburve; si do të jetë gjendja e të lumturve dhe e të trishtuarve.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/118-nese-ti-i-ndeshkon-ata-ata-jane-robt-e-tu-e-nese-i-fal-ata-ti-je-i-plotfuqishmi-e-i-urti/feed/ 0
117. Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta. Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/117-une-nuk-u-kam-thene-atyre-asgje-tjeter-vec-asaj-qe-ti-me-urdherove-adhuroni-allahun-zotin-tim-dhe-zotin-tuaj-une-isha-deshmitar-i-tyre-sa-isha-nder-ta-por-pasi-ti-me-more/ https://www.tefsirkurani.al/117-une-nuk-u-kam-thene-atyre-asgje-tjeter-vec-asaj-qe-ti-me-urdherove-adhuroni-allahun-zotin-tim-dhe-zotin-tuaj-une-isha-deshmitar-i-tyre-sa-isha-nder-ta-por-pasi-ti-me-more/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:42:20 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24529 – “Unë nuk u kam thënë atyre asgjë tjetër, veç asaj që Ti më urdhërove: “Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj!” – Kuptimi: Unë jam një rob i nënshtruar, që ndjek urdhrat e Tua. Unë kurrë nuk do të guxoja të dilja jashtë tyre, për shkak se unë i frikësohem madhështisë Tënde! Unë i urdhërova ata që të adhuronin një Zot të vetëm, duke ia përkushtuar fenë dhe adhurimin veçse Atij. Ky urdhër e përjashton adhurimin e gjithçkaje tjetër, veç Teje. As nëna ime e as unë nuk mund të jemi të adhuruar, se ne jemi thjesht njerëz dhe krijesa të dobëta. Unë ua sqarova atyre se Ti je Zoti i tyre dhe Zoti im.

– “Unë isha dëshmitar i tyre, sa isha ndër ta.” – Kuptimi: Për sa kohë që isha mes tyre, unë dëshmoj për ata që e zbatuan porosinë time dhe për ata që nuk pranuan ta zbatojnë atë.

– “Por pasi Ti më more mua, ishe Ti mbikëqyrësi i tyre. Ti je Dëshmitar për gjithçka.” – Kuptimi: Pasi Ti më ngrite lart, ishe Ti mbikëqyrësi dhe vështruesi i asaj se çfarë fshihej në gjoksin e tyre. Ti je dëshmues për gjithçka. Dija, dëgjimi e shikimi Yt përfshijnë gjithçka. Dija Jote përfshin çdo njohje, dëgjimi Yt përfshin gjithçka që mund të dëgjohet e shikimi Yt përfshin gjithçka që mund të shikohet. Ti je Ai që do t’i shpërblesh të gjithë, sipas diturisë Tënde, për veprat që kanë bërë, të mira apo të këqija qofshin. Ti je më i mëshirshëm për ta, se ata për veten e vet. Nëse nuk do të ishin rob të pabindur dhe arrogantë, Ti nuk do t’i ndëshkoje.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/117-une-nuk-u-kam-thene-atyre-asgje-tjeter-vec-asaj-qe-ti-me-urdherove-adhuroni-allahun-zotin-tim-dhe-zotin-tuaj-une-isha-deshmitar-i-tyre-sa-isha-nder-ta-por-pasi-ti-me-more/feed/ 0
116. Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im)! Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. https://www.tefsirkurani.al/116-allahu-do-te-thote-o-isa-biri-i-merjemes-ti-valle-u-the-njerezve-me-besoni-mua-dhe-nenen-time-si-dy-zota-vec-allahut-ai-do-te-thote-qofsh-i-lartesuar/ https://www.tefsirkurani.al/116-allahu-do-te-thote-o-isa-biri-i-merjemes-ti-valle-u-the-njerezve-me-besoni-mua-dhe-nenen-time-si-dy-zota-vec-allahut-ai-do-te-thote-qofsh-i-lartesuar/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:42:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24528 – “Allahu do të thotë: “O Isa, biri i Merjemes! Ti, vallë, u the njerëzve: “Më besoni mua dhe nënën time si dy zota veç Allahut!?” Ai do të thotë: “Qofsh i lartësuar (o Zoti im)!  Ky është një qortim i rëndë për krishterët që thonë se Allahu është trini. Kështu, kur Allahu i Madhëruar ta pyesë Isain (a.s)për atë qëndrim të të krishterëve, Isai do të distancohet prej tyre, duke thënë: “Subhaneke!” – i Pastër, i Lartësuar dhe larg çdo mangësie që trillojnë rreth Teje je Ti, o Zoti im!

– “Kurrë nuk mund ta thosha unë atë për të cilën nuk kam asnjë të drejtë. – Kuptimi: Nuk më takon mua dhe as është prej cilësive të mia që të them gjëra të tilla. Asnjë lloj krijese, as melekët e afërt të Zotit, as profetët e askush tjetër nuk ka të drejtë dhe nuk meriton të adhurohet. Të gjithë, pa përjashtim, janë rob të nënshtruar të Allahut, janë krijesa të varfra e të pafuqishme.

– “Po ta kisha thënë atë, Ti do ta kishe ditur. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, ndërsa unë nuk e di atë që është tek Ty. Ti i di të gjitha të fshehtat. – Kuptimi: Ti, o Zoti im, je më i dituri për ato që unë thashë. Ti di çdo të fshehtë. E tillë ishte edukata dhe mënyra e të folurit të Mesihut (a.s)me Zotin e tij. Kur u pyet, ai nuk tha thjesht: “Jo, unë nuk e kam thënë një gjë të tillë”, por zgjodhi tjetër mënyrë, duke treguar se grada në të cilën e ngriti Zoti nuk e lejonte ndryshe.

Allahu është i Pastër dhe i Lartësuar që Profeti i zgjedhur dhe i ndihmuar prej Tij të thoshte fjalë të tilla të pahijshme. Dituria e plotë, për të dukshmet dhe për të fshehtat, i takon të Gjithëditurit, Allahut të Madhëruar. Pastaj Isai (a.s)tregon se për çfarë i urdhëroi bijtë e Israilit:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/116-allahu-do-te-thote-o-isa-biri-i-merjemes-ti-valle-u-the-njerezve-me-besoni-mua-dhe-nenen-time-si-dy-zota-vec-allahut-ai-do-te-thote-qofsh-i-lartesuar/feed/ 0
115. Allahu tha: “Unë do t’jua zbres (Sofrën). Por nëse dikush prej jush mohon pas kësaj, Unë kam për ta ndëshkuar atë ashtu siç nuk kam ndëshkuar askënd prej njerëzve. https://www.tefsirkurani.al/115-allahu-tha-une-do-tjua-zbres-sofren-por-nese-dikush-prej-jush-mohon-pas-kesaj-une-kam-per-ta-ndeshkuar-ate-ashtu-sic-nuk-kam-ndeshkuar-askend-prej-njerezve/ https://www.tefsirkurani.al/115-allahu-tha-une-do-tjua-zbres-sofren-por-nese-dikush-prej-jush-mohon-pas-kesaj-une-kam-per-ta-ndeshkuar-ate-ashtu-sic-nuk-kam-ndeshkuar-askend-prej-njerezve/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:42:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24527 – “Allahu tha: “Unë do t’jua zbres (Sofrën). Por nëse dikush prej jush mohon pas kësaj, Unë kam për ta ndëshkuar atë ashtu siç nuk kam ndëshkuar askënd prej njerëzve.”. – Arsyeja e ndëshkimit është se, pasi sheh një mrekulli kaq të madhe, njeriu mohon thjesht për kokëfortësi. Allahu i Madhëruar tha se do ta zbriste atë shenjë, duke paralajmëruar se, nëse ata do ta mohonin, atëherë Ai do t’i ndëshkonte keq, por nuk thotë në ajet a e zbriti në të vërtetë sofrën apo jo. Kështu, ka mundësi që Ai të mos e ketë zbritur atë, për shkak se vetë ata nuk e kanë kërkuar më, pas atij paralajmërimi. Mbase kjo është arsyeja përse nuk është përmendur kjo ngjarje në ungjijtë e sotëm të të krishterëve.

Megjithatë, ka mundësi që sofra (ose tryeza) edhe të jetë zbritur, ashtu sikurse premtoi Zoti, dhe Ai nuk e thyen kurrë premtimin e Tij, por nuk është përmendur në ungjijtë e sotëm të të krishterëve, për shkak të harresës dhe shpërfilljes së tyre të një pjese të Shpalljes së Zotit. Ashtu siç ka mundësi që të mos jetë përmendur fare në Ungjill, por thjesht është transmetuar nga brezi në brez. Ky mendim mund të mbështetet te fjalët e dishepujve, që thanë: “…e të bëhemi dëshmues të saj!” Gjithsesi, Allahu i Lartësuar është më i Dituri për të vërtetën.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/115-allahu-tha-une-do-tjua-zbres-sofren-por-nese-dikush-prej-jush-mohon-pas-kesaj-une-kam-per-ta-ndeshkuar-ate-ashtu-sic-nuk-kam-ndeshkuar-askend-prej-njerezve/feed/ 0
114. Isai, biri i Merjemes, tha: “O Allah! O Zoti ynë! Zbritna nga qielli një sofër, që të jetë festë për ne dhe për ata pas nesh dhe të jetë Shenjë prej Teje! Na dhuro, sepse Ti je Furnizuesi më i mirë. https://www.tefsirkurani.al/114-isai-biri-i-merjemes-tha-o-allah-o-zoti-yne-zbritna-nga-qielli-nje-sofer-qe-te-jete-feste-per-ne-dhe-per-ata-pas-nesh-dhe-te-jete-shenje-prej-teje-na-dhuro-sepse-ti-je-furnizuesi/ https://www.tefsirkurani.al/114-isai-biri-i-merjemes-tha-o-allah-o-zoti-yne-zbritna-nga-qielli-nje-sofer-qe-te-jete-feste-per-ne-dhe-per-ata-pas-nesh-dhe-te-jete-shenje-prej-teje-na-dhuro-sepse-ti-je-furnizuesi/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:42:04 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24526 – “Isai, biri i Merjemes, tha: “O Allah! O Zoti ynë! Zbritna nga qielli një sofër, …” – Zbritja e kësaj tryeze do të kryhej gjatë ndonjë feste, që të gjithë njerëzit ta shihnin. Ajo do të ishte një mrekulli e dukshme për të gjithë, e paharrueshme edhe pas kalimit të viteve. Edhe festat e muslimanëve apo sezonet e veçanta të adhurimit, Allahu i Madhëruar i ka bërë si mënyra për të rikujtuar traditën e profetëve. Ato janë bërë, gjithashtu, për të kujtuar mirësitë dhe begatitë e shumta të Allahut mbi ta. Më tej, Isai (a.s)tha:

“… që të jetë festë për ne dhe për ata pas nesh dhe të jetë Shenjë prej Teje! Na dhuro, sepse Ti je Furnizuesi më i mirë!” – Kështu, Isai (a.s)e kërkoi atë mrekulli, për dy arsye: që ajo të ishte e dobishme për fenë dhe besimin, si një mrekulli që do të forconte imanin dhe do të shtonte përkushtimin ndaj Zotit dhe, së dyti, që të ishte e dobishme për dynjanë e tyre, pra, si furnizim për ta, për t’u ushqyer.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/114-isai-biri-i-merjemes-tha-o-allah-o-zoti-yne-zbritna-nga-qielli-nje-sofer-qe-te-jete-feste-per-ne-dhe-per-ata-pas-nesh-dhe-te-jete-shenje-prej-teje-na-dhuro-sepse-ti-je-furnizuesi/feed/ 0
113. Ata thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo, që të na qetësohen zemrat, të dimë me siguri të plotë se na ke thënë të vërtetën dhe të bëhemi dëshmitarë të saj. https://www.tefsirkurani.al/113-ata-thane-ne-deshirojme-te-hame-nga-ajo-qe-te-na-qetesohen-zemrat-te-dime-me-siguri-te-plote-se-na-ke-thene-te-verteten-dhe-te-behemi-deshmitare-te-saj/ https://www.tefsirkurani.al/113-ata-thane-ne-deshirojme-te-hame-nga-ajo-qe-te-na-qetesohen-zemrat-te-dime-me-siguri-te-plote-se-na-ke-thene-te-verteten-dhe-te-behemi-deshmitare-te-saj/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:41:59 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24525 – “Ata thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo …” – Kjo dëshmon se ata kishin nevojë për ushqim. Përveç kësaj, ata thanë: “Duam që të na qetësohen zemrat me besim të fortë, kur të shohim këtë mrekulli madhështore dhe të prekshme. Kështu, imani ynë do të arrijë gradën ajn el jakin, pra, sigurinë e plotë për një çështje, njëlloj sikur ta shihje me sy.”

Kjo i ngjan shumë kërkesës që profeti dhe i dashuri i Zotit, Ibrahimi a.s, i bëri Atij: “Zoti im! Më mundëso të shoh se si i ngjall të vdekurit!” Ai (Zoti) i tha: “A nuk beson?!” Ai (Ibrahimi) u përgjigj: “Sigurisht që besoj, por desha që zemrës sime t’i shtohej bindja.” Ai (Zoti) tha: “Merr katër shpendë e pastaj, në çdo kodër vendos nga një pjesë të tyre; pastaj thirru atyre! Dhe ata kanë për të ardhur me shpejtësi. Dije se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë”. [Bekare 260]. 

“… që të na qetësohen zemrat tona …” – Robi ka gjithnjë nevojë që të shtojë besimin, diturinë dhe sigurinë e tij në besim. Prandaj edhe dishepujt, duke sqaruar qëllimin që patën me kërkesën e tyre, thanë:

– “… të dimë me siguri të plotë se na ke thënë të vërtetën dhe të bëhemi dëshmitarë të saj!”” – Kuptimi: Kështu do të jemi më të ditur dhe të sigurt që ti je profet besnik dhe se Mesazhi që solle prej Zotit tënd është i vërtetë. Me këtë mrekulli përforcuese, ne do të jemi dëshmitarë të së vërtetës, që ti po sjell, dhe kjo do të jetë e vlefshme edhe për brezat që do të vijnë pas nesh. Me këtë dëshmi, e vërteta do të provohet më shumë dhe askush nuk do të ketë më pikëpyetje. Pasi i dëgjoi dhe e kuptoi qëllimin e dishepujve, Isai (a.s)iu përgjigj kërkesës së tyre:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/113-ata-thane-ne-deshirojme-te-hame-nga-ajo-qe-te-na-qetesohen-zemrat-te-dime-me-siguri-te-plote-se-na-ke-thene-te-verteten-dhe-te-behemi-deshmitare-te-saj/feed/ 0
112. Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” Ai u tha: “Kijeni frikë Allahun, nëse jeni besimtarë. https://www.tefsirkurani.al/112-kujto-kur-dishepujt-thane-o-isa-biri-i-merjemes-a-mundet-zoti-yt-te-na-zbrese-nje-sofer-nga-qielli-ai-u-tha-kijeni-frike-allahun-nese-jeni-besimtare/ https://www.tefsirkurani.al/112-kujto-kur-dishepujt-thane-o-isa-biri-i-merjemes-a-mundet-zoti-yt-te-na-zbrese-nje-sofer-nga-qielli-ai-u-tha-kijeni-frike-allahun-nese-jeni-besimtare/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:41:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24524 – “Kujto kur dishepujt thanë: “O Isa, biri i Merjemes! A mundet Zoti yt të na zbresë një sofër nga qielli?” – Dishepujt kërkuan një tryezë me ushqim. Në fakt, kjo kërkesë nuk u bë për shkak të ndonjë dyshimi rreth fuqisë të Allahut të Madhëruar, sepse ajo u bë me tepër edukatë. Por duke qenë se kërkesa, në njëfarë kuptimi, binte ndesh me nënshtrimin e plotë ndaj Zotit, Isai i këshilloi dishepujt e tij:

– “Ai u tha: “Kijeni frikë Allahun, nëse jeni besimtarë!” – Besimi në zemër e bën njeriun të ruajë gjithmonë bindjen e devotshmërinë ndaj Allahut, pa qenë nevoja të kërkojë shenja dhe mrekulli, pas të cilave nuk e di çfarë do të ndodhë. Por dishepujt e qetësuan Isain, duke i thënë se nuk kishin patur atë qëllim, por një qëllim tjetër, që ishte i mirë. Ata e kishin bërë kërkesën, sepse kishin nevojë të hanin:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/112-kujto-kur-dishepujt-thane-o-isa-biri-i-merjemes-a-mundet-zoti-yt-te-na-zbrese-nje-sofer-nga-qielli-ai-u-tha-kijeni-frike-allahun-nese-jeni-besimtare/feed/ 0
111. Kujto se si, kur i frymëzova dishepujt të besonin tek Unë dhe tek i Dërguari Im, ata thanë: “Ne besuam, prandaj dëshmo se ne jemi muslimanë. https://www.tefsirkurani.al/111-kujto-se-si-kur-i-frymezova-dishepujt-te-besonin-tek-une-dhe-tek-i-derguari-im-ata-thane-ne-besuam-prandaj-deshmo-se-ne-jemi-muslimane/ https://www.tefsirkurani.al/111-kujto-se-si-kur-i-frymezova-dishepujt-te-besonin-tek-une-dhe-tek-i-derguari-im-ata-thane-ne-besuam-prandaj-deshmo-se-ne-jemi-muslimane/#respond Wed, 15 Dec 2021 18:41:48 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=24523 – “Kujto se si, kur i frymëzova dishepujt të besonin tek Unë dhe tek  i Dërguari Im, ata thanë: “Ne besuam, prandaj dëshmo se ne jemi muslimanë!”. – Kuptimi: Kujto mirësinë Time ndaj teje, kur të bëra me mbështetës dhe pasues, kur i mbusha zemrat e dishepujve me besimin tek Unë dhe te Profeti. Nëpërmjet teje, Unë u dhurova atyre Shpalljen dhe, kur ti i ftove, ata e pranuan, e besuan dhe u bindën që të jetonin dhe punonin sipas saj. Ata thanë: “Ne e besuam Allahun, prandaj dëshmo për ne se jemi muslimanë, pra, të dorëzuar tërësisht ndaj një Zoti të vetëm.” Kështu, ata shprehën njëherazi dy cilësi të tyre:

1. besimin e fortë në zemrat e tyre, që i bëri të jenë të shpëtuar dhe larg hipokrizisë apo luhatjeve.

2. islamin e tyre, që shprehet me bindje të plotë e dorëzim ndaj Zotit dhe vepra të mira konkrete, që tregojnë këtë dorëzim. Dishepujt ishin ndihmëtrët e rrugës së Allahut, sikurse thotë Allahu i Madhëruar në një ajet tjetër: “O ju që keni besuar! Bëhuni ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut, sikurse Isai, biri i Merjemes, u tha dishepujve: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt i thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarët e Rrugës së Allahut.” Disa prej bijve të Israilit besuan e disa të tjerë kundërshtuan. Ata që besuan, Ne i përkrahëm kundër armiqve të tyre dhe ata fituan.” [Saf 14].

]]>
https://www.tefsirkurani.al/111-kujto-se-si-kur-i-frymezova-dishepujt-te-besonin-tek-une-dhe-tek-i-derguari-im-ata-thane-ne-besuam-prandaj-deshmo-se-ne-jemi-muslimane/feed/ 0