Select Page

26. Allahu dëshiron t’ju sqarojë çështjet, t’ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush dhe t’ju pranojë pendimin. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.

Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon për mirësinë dhe bujarinë e Tij të gjerë, për kujdesin e Tij të veçantë për besimtarët dhe për thjeshtësinë e fesë së Tij. Ai thotë: – “Allahu dëshiron t’ju sqarojë çështjet, t’ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush...

25. Ai që nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me besimtaret që i ka nën pushtetin e tij (robëreshat). Allahu e di më së miri besimin tuaj. Ju jeni të njëri-tjetrit. Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre dhe jepjuani mehrin sipas normave. Ato të jenë të ndershme, e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me partnerë (jashtmartesorë). Pasi jeni martuar, nëse ato bëjnë imoralitet, ndëshkimi ndaj tyre është sa gjysma e ndëshkimit të përcaktuar për gratë e lira. Kjo është e lejueshme për ata që frikësohen se do të bien në imoralitet. Megjithatë, nëse përmbaheni, kjo është më mirë për ju. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Ai që nuk ka mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me besimtaret që i ka nën pushtetin e tij (robëreshat). Allahu e di më së miri besimin tuaj. Ju jeni të njëri-tjetrit.” – Kuptimi: Çdokush  nga ju që nuk ka mundësi të...

24. (Ju është ndaluar martesa) Edhe me gratë që janë tashmë të martuara, përveç atyre (robinjave) që i keni në posedimin tuaj. Ky është urdhri i Allahut për ju. Veç këtyre, për ju janë të lejuara të gjitha gratë e tjera që t’i merrni (në martesë) me pasurinë tuaj, duke pasur për qëllim bashkëshortësinë, jo prostitucionin. Jepjani mehrin e caktuar bashkëshorteve tuaja, me të cilat keni kontaktuar. Nuk ka gjynah për ju nëse, me mirëkuptim të dyanshëm, e shtoni a e pakësoni mehrin. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.

– “(Ju është ndaluar martesa) Edhe me gratë që janë tashmë të martuara, përveç atyre (robinjave) që i keni në posedimin tuaj.” – Nuk lejohet martesa me një grua, për sa kohë ajo është e martuar me një burrë tjetër. Me të mund të martohesh vetëm nëse...

23. Ju është ndaluar martesa me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllait, me bijat e motrës, me mëndeshat që ju kanë dhënë gji, me motrat nga gjiri, me nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe me ato që janë nën kujdesin tuaj prej thjeshtrave (vajzave) të grave tuaja, me të cilat keni kryer kontakt; por nëse nuk keni pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë. Ju është ndaluar martesa edhe me gratë e bijve tuaj, që janë të lindur nga ju (jo të bijve të adoptuar), dhe të jini të martuar njëherazi me dy motra, përveç rasteve që tashmë kanë kaluar. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë

Ky ajet i mrekullueshëm tregon shkoqur për gratë me të cilat një burrë e ka të ndaluar të martohet. Kategoritë e ndaluara janë të klasifikuara sipas shkaqeve të tyre: Të ndaluara për shkak të lidhjes farefisnore. Të ndaluara për shkak të gjidhënies. Të ndaluara për...

22. Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit tuaj, përveç asaj që ka kaluar (para Islamit). Kjo ka qenë vërtet poshtërsi e madhe, vepër e urryer (tek Zoti) dhe një zakon i shëmtuar.

Kuptimi: Mos u martoni me ato gra me të cilat kanë qenë martuar etërit (babai, gjyshi e lart) tuaj. Kjo është një vepër shumë e shëmtuar dhe e neveritshme jo vetëm për Zotin, por edhe për njerëzit. Për shkak të kësaj vepre të ulët, futet urrejtja mes prindit dhe...