Select Page

79. O njeri! Çdo e mirë që të vjen ty është nga Allahu, ndërsa çdo e keqe që të godet është nga vetja jote. Ne të dërguam ty (O Muhamed) si Profet për mbarë botën. Mjafton që Allahu është dëshmitar për këtë.

– “O njeri! Çdo e mirë që të vjen ty është nga Allahu, ndërsa çdo e keqe që të godet është nga vetja jote.” – Pra, çdo e mirë e kësaj dynjaje  dhe çdo e mirë e fesë vjen vetëm prej Zotit. Është Ai që na i dhuron me bujarinë e Tij dhe i lehtëson shkaqet për...

78. Kudo që të jeni, vdekja do t’ju arrijë – edhe në qofshi në kështjellat më të forta. Sa herë që u vjen ndonjë e mirë, ata thonë: “Kjo është nga Allahu.”. Por nëse i godet ndonjë e keqe, thonë: “Kjo është nga ti (O Muhamed)!”. Thuaju: “Të gjitha janë nga Allahu!” Ç’është me këta njerëz që nuk kuptojnë asgjë.

Zoti i Lartësuar na kujton se mosmarrja pjesë në luftë nuk të mbron aspak nga caktimi i Tij. Ajo që Zoti ka përcaktuar të ndodhë nuk mund të kthehet pas. Ne thjesht jemi në sprovë për t’iu bindur urdhrave të Tij dhe për këtë do të shpërblehemi me drejtësi. Kështu, i...

77. A nuk i ke parë (o Muhamed) ata të cilët u porositën: “Largoni duart tuaja prej luftës, faleni namazin dhe jepeni zekatin!?” Por kur iu bë detyrim lufta, një grup prej tyre iu frikësuan njerëzve ashtu si duhet t’i frikësohesh Allahut, madje edhe më shumë. Ata thanë: “O Zoti ynë! Pse na e bëre detyrim luftën? Sikur të na e kishe shtyrë pak më vonë!” Thuaju: “Kënaqësitë e kësaj bote janë të pakta; Bota tjetër është shumë më e mirë për ata që janë të devotshëm. Juve nuk do t’ju bëhet padrejtësi aspak.

– “A nuk i ke parë (o Muhamed) ata të cilët u porositën: “Largoni duart tuaja prej luftës, faleni namazin dhe jepeni zekatin!?”” – Kur ishin në Mekë, para hixhretit, besimtarët ishin të urdhëruar vetëm për namaz e zekat, me kuptimin e përgjithshëm të...

76. Ata që besojnë, luftojnë në rrugën e Allahut. Ndërsa ata që nuk besojnë luftojnë në rrugën e Shejtanit. Luftoni kundër ithtarëve të Shejtanit, sepse, vërtet, intriga e Shejtanit është e dobët.

– “Ata që besojnë, luftojnë në rrugën e Allahut. Ndërsa ata që nuk besojnë luftojnë në rrugën e Shejtanit.” – Allahu i Lartësuar na tregon se besimtarët luftojnë veçse në rrugën e Tij, ndërsa qafirët luftojnë në rrugën e tagut-it, Shejtanit. Nga ky pohim...

75. Dhe përse të mos luftoni ju në rrugën e Allahut dhe për shpëtimin e të shtypurve: për meshkujt e pafuqishëm, gratë dhe fëmijët, të cilët luten: “O Zoti ynë! Na shpëto nga ky vend, banorët e të cilit janë mizorë! Dhe cakto për ne nga ana Jote një mbrojtës dhe na jep nga ana Jote ndihmë.

  Ky ajet është nxitje prej Allahut të Lartësuar për besimtarët, që ata të luftojnë në rrugën e Tij, sidomos kur lufta është detyrë e pashmangshme për ta. Madje, ajeti përmban edhe një qortim shumë të rëndë për braktisjen e xhihadit në të tilla kushte. Allahu i...