004. EN-NISA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Wed, 20 Apr 2022 16:20:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 004. EN-NISA | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 176. Ata kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “Allahu ju përgjigjet për çështjen e atij që nuk ka lënë baba e as fëmijë që e trashëgojnë (el kelale). Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë. Ai (vëllai) trashëgon atë (motrën), nëse ajo nuk ka fëmijë. Në qoftë se janë dy motra (që trashëgojnë), atyre të dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe motra, atëherë mashkullit i takon pjesë sa dyfishi i pjesës së femrës. Kështu jua sqaron Allahu dispozitat, që ju të mos humbni rrugën e drejtë. Allahu Di gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/176-ata-kerkojne-pergjigjen-tende-thuaju-allahu-ju-pergjigjet-per-ceshtjen-e-atij-qe-nuk-ka-lene-baba-e-as-femije-qe-e-trashegojne-el-kelale-nese-vdes-nje-njeri-qe-nuk-ka-femije-por-k-2/ https://www.tefsirkurani.al/176-ata-kerkojne-pergjigjen-tende-thuaju-allahu-ju-pergjigjet-per-ceshtjen-e-atij-qe-nuk-ka-lene-baba-e-as-femije-qe-e-trashegojne-el-kelale-nese-vdes-nje-njeri-qe-nuk-ka-femije-por-k-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:46:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17847 – “Ata kërkojnë përgjigjen tënde. Thuaju: “Allahu ju përgjigjet për çështjen e atij që nuk ka lënë baba e as fëmijë që e trashëgojnë (el kelale).  – Allahu i Lartësuar na tregon se si disa njerëz i kërkuan njëherë Profetit (a.s)që t’i sqaronte çështjen e el kelale-s. El kelale quhet rasti kur një person, pas vdekjes së tij, nuk lë fëmijë të lindur prej tij dhe as fëmijë të fëmijëve të tij, nuk lë baba dhe as gjysh, por lë motër ose vëlla. Për këtë, Allahu i Lartësuar thotë:

– “Nëse vdes një njeri që nuk ka fëmijë, …” – Domethënë, nuk ka lënë as djem, as vajza, nuk ka lënë as të lindur prej tij dhe as fëmijë nga fëmijët e tij. Gjithashtu, ky nuk ka lënë as baba dhe as gjysh, sepse Allahu i Lartësuar përmend mes trashëgimtarëve të pasurisë së këtij njeriu motrat dhe vëllezërit, dhe dihet gjerësisht se motrat dhe vëllezërit nuk marrin pjesë në trashëgimi, nëse është gjallë babai ose gjyshi.

– “… por ka motër, atëherë asaj (motrës) i takon gjysma e pasurisë së lënë.” – Pra, nëse një mashkull me këto të dhëna vdes dhe lë pas vetes motër nga babai dhe nëna, ose vetëm nga babai, asaj i takon gjysma e pasurisë që ka lënë vëllai i saj, qofshin ato monedha ari e agjendi, toka, shtëpi, orendi etj. Sigurisht, kjo bëhet pasi të jenë larë borxhet dhe pasi të jetë plotësuar porosia e të vdekurit, sikurse është përmendur më parë. Këtu nuk përfshihet motra vetëm nga nëna, për të cilën është folur më herët.

– “Ai (vëllai) trashëgon atë (motrën), nëse ajo nuk ka fëmijë.” – Nëse personi i vdekur është femër dhe lë pas vetëm një vëlla, ai trashëgon të gjithë pasurinë e saj, nëse ajo nuk ka lënë pas fëmijë. Sheriati në këtë rast nuk ka përmendur masë të caktuar për vëllain, sepse ai e trashëgon të gjithë pasurinë e motrës kur ajo nuk ka lënë pas fëmijë apo trashëgimtarë të tjerë, për të cilët Sheriati e ka përcaktuar masën e trashëgimisë.

– “Në qoftë se janë dy motra (që trashëgojnë), atyre të dyjave u takojnë dy të tretat që lë ai. Në qoftë se janë vëllezër dhe motra, atëherë mashkullit i takon pjesë sa dyfishi i pjesës së femrës.” – Nëse trashëgimtarët janë dy motra e më shumë, atyre të dyjave u takojnë dy të tretat që ka lënë i vdekuri. Në qoftë se trashëgimtarët janë edhe vëllezër, edhe motra, atëherë një mashkulli i takon sa dyfishi i pjesës së një femre.

“Kështu jua sqaron Allahu dispozitat, që ju të mos humbni rrugën e drejtë.” – Kuptimi: Allahu i Lartësuar ju sqaron ligjet dhe dispozitat, që juve ju nevojiten shumë. Kjo është një mirësi e madhe që Zoti ju dhuron, sepse nëpërmjet saj ju nuk do ta humbisni rrugën e drejtë. Dituria sjell dritë dhe udhëzim, kurse injoranca sjell humbje dhe padrejtësi.

– “Allahu Di gjithçka.” – Ai është i Gjithëditur për të fshehtat dhe për të dukshmet, për çështjet e shkuara dhe ato të ardhme. Ai e di për çfarë keni nevojë që të dini dhe ju mëson ju prej dijes së Tij, në mënyrë që ju të arrini çdo të mirë, në çdo kohë dhe në çdo vend.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/176-ata-kerkojne-pergjigjen-tende-thuaju-allahu-ju-pergjigjet-per-ceshtjen-e-atij-qe-nuk-ka-lene-baba-e-as-femije-qe-e-trashegojne-el-kelale-nese-vdes-nje-njeri-qe-nuk-ka-femije-por-k-2/feed/ 0
175. Ata që besojnë në Allahun dhe i mbështeten tërësisht Atij, Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Tij dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë. https://www.tefsirkurani.al/175-ata-qe-besojne-ne-allahun-dhe-i-mbeshteten-teresisht-atij-ai-do-ti-fuse-ne-meshiren-dhe-miresine-e-tij-dhe-do-ti-udhezoje-drejt-vetes-permes-rruges-se-drejte-2/ https://www.tefsirkurani.al/175-ata-qe-besojne-ne-allahun-dhe-i-mbeshteten-teresisht-atij-ai-do-ti-fuse-ne-meshiren-dhe-miresine-e-tij-dhe-do-ti-udhezoje-drejt-vetes-permes-rruges-se-drejte-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:46:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17846 – “Ata që besojnë në Allahun dhe i mbështeten tërësisht Atij, Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Tij dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë.” – Këta janë të shpëtuarit, që Allahu i Lartësuari i ka përshkruar me dy cilësi:

1. Ata besojnë Allahun, pra, besojnë në ekzistencën e Tij, besojnë që Ai ka cilësi të plota dhe është i pastër nga çdo mangësi dhe dobësi.

2. Ata i mbështeten tërësisht Allahut, duke iu dorëzuar Atij dhe duke shpresuar vetëm ndihmën e Tij. Ata nuk mbështeten asnjë çast në forcat dhe aftësitë e tyre, por i kërkojnë ndihmë vetëm Allahut të Lartësuar. Të tillë njerëz do të përfshihen në mëshirën e Tij, i Cili do t’u japë sukses të kryejnë punë të mira, duke ua shtuar shpërblimin dhe duke larguar prej tyre fatkeqësitë dhe të këqijat. Ai do t’i udhëzojë ata në rrugën e drejtë, duke u mundësuar të marrin dije të dobishme dhe të saktë dhe të punojnë sipas kësaj dijeje, me sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Ky ishte grupi i parë.

Ndërsa në grupin e dytë janë ata të cilët nuk i kanë cilësitë e të lartpërmendurve, domethënë ata që nuk e besojnë Allahun, nuk i mbështeten Atij dhe nuk e zbatojnë Librin e Tij. Këta do të jenë të privuar nga mëshira dhe mirësia e Tij. Ai do t’i lërë të mbështeten në veten e vet, prandaj ata kurrë nuk do të mund ta gjejnë udhëzimin, por do të jenë të humbur dhe shumë larg të vërtetës. Ky ndëshkim është plotësisht i drejtë, sepse ata nuk besojnë dhe nuk i kërkojnë ndihmë Allahut. E lusim Allahun të na ruajë, të na falë dhe të na ndihmojë!

]]>
https://www.tefsirkurani.al/175-ata-qe-besojne-ne-allahun-dhe-i-mbeshteten-teresisht-atij-ai-do-ti-fuse-ne-meshiren-dhe-miresine-e-tij-dhe-do-ti-udhezoje-drejt-vetes-permes-rruges-se-drejte-2/feed/ 0
174. O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë e madhe nga Zoti juaj dhe Ne ju kemi zbritur një dritë të qartë. https://www.tefsirkurani.al/174-o-njerez-me-te-vertete-juve-ju-ka-ardhur-nje-prove-e-madhe-nga-zoti-juaj-dhe-ne-ju-kemi-zbritur-nje-drite-te-qarte-2/ https://www.tefsirkurani.al/174-o-njerez-me-te-vertete-juve-ju-ka-ardhur-nje-prove-e-madhe-nga-zoti-juaj-dhe-ne-ju-kemi-zbritur-nje-drite-te-qarte-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:46:21 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17844 Në këto ajete, Allahu i Lartësuar u kujton njerëzve mirësinë e Tij të madhe ndaj tyre me sjelljen e profetëve dhe shpalljeve të Tij, argumente këto të pakundërshtueshme dhe dritë e qartë. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar e qartësoi plotësisht rrugën për tek Ai dhe e mbylli përfundimisht shtegun e justifikimit për kundërshtarët. Ai thotë:

“O njerëz! Me të vërtetë, juve ju ka ardhur një provë e madhe nga Zoti juaj …” – Për të qartësuar të vërtetën, Allahu i Lartësuar solli argumente të pakundërshtueshme, që i hedhin poshtë të kundërtat e së vërtetës. Këtu përfshihen argumentet logjike dhe ato fetare të trashëguara, argumentet që lexohen në gjithësi dhe ato që mund t’i lexojmë në vetet tona, sikurse thotë i Lartësuari: “Ne do t’ua bëjmë atyre të mundshme që t’i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre, derisa t’u bëhet e qartë që ai (Kur’âni) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” [Fusilet 53].

Shprehja: “… nga Zoti juaj …” tregon rëndësinë e këtyre argumenteve. Ato janë nga Zoti ynë, që na krijoi dhe përkujdeset për ne, për çështjet e besimit dhe të dynjasë. Argumentet që na fusin në rrugën drejt Xhenetit, janë ndër mirësitë më të mëdha, për të cilat Ai meriton të lavdërohet dhe falënderohet. Ai thotë:

– “… dhe Ne ju kemi zbritur një dritë të qartë.” – Kjo dritë e qartë është Kur’âni madhështor, i cili përmban dituritë e të parëve dhe të fundit, rrëfime dhe porosi të vërteta, të drejta dhe të dobishme. Kur’âni urdhëron për mirësi, drejtësi dhe mbarësi, dhe ndalon nga padrejtësia dhe e keqja. Njerëzimi do të ishte në errësirë të plotë, nëse nuk do të ndriçohej nga drita e tij. Nëse krijesat nuk përfitojnë nga mirësia e Kur’ânit, atëherë do të pushtohen nga dëshpërimi. Në varësi të besimit në Kur’ân dhe përfitimit prej tij, njerëzit ndahen në dy grupe:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/174-o-njerez-me-te-vertete-juve-ju-ka-ardhur-nje-prove-e-madhe-nga-zoti-juaj-dhe-ne-ju-kemi-zbritur-nje-drite-te-qarte-2/feed/ 0
173. Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Ai do t’ua përmbushë shpërblimin e merituar dhe do t’ua shtojë atë më shumë, prej mirësisë së Tij. Ndërsa ata që i largohen adhurimit të Tij dhe tregohen kryeneçë, do t’i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm dhe nuk do të gjejnë për veten e tyre asnjë mbrojtës a ndihmëtar tjetër, veç Allahut. https://www.tefsirkurani.al/173-atyre-qe-besuan-dhe-bene-vepra-te-mira-ai-do-tua-permbushe-shperblimin-e-merituar-dhe-do-tua-shtoje-ate-me-shume-prej-miresise-se-tij-ndersa-ata-qe-i-largohen-adhurimit-te-ti-2/ https://www.tefsirkurani.al/173-atyre-qe-besuan-dhe-bene-vepra-te-mira-ai-do-tua-permbushe-shperblimin-e-merituar-dhe-do-tua-shtoje-ate-me-shume-prej-miresise-se-tij-ndersa-ata-qe-i-largohen-adhurimit-te-ti-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:46:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17842 – “Atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, Ai do t’ua përmbushë shpërblimin e merituar dhe do t’ua shtojë atë më shumë, prej mirësisë së Tij.” – Për ata të cilët kanë edhe besimin e drejtë, edhe veprat e mira në përputhje me këtë besim, qofshin ato vepra të detyruara apo të pëlqyeshme; për ata që jetojnë me dinjitet, duke respektuar të drejtat e Zotit dhe të drejtat e krijesave; për të tillët, pra, Allahu i Lartësuar ka premtuar se do t’ua japë të plotë shpërblimin e premtuar.

Por jo vetëm kaq: Ai premton se do t’ua shtojë edhe më shumë shpërblimin, prej bujarisë së Tij. Ai do t’u japë atyre të mira, që kurrë nuk do të mund t’i arrinin me punën e tyre dhe që kurrë nuk u ka shkuar në mend se ekzistonin apo që do të mund t’i arrinin. Ato janë mirësi të Xhenetit në ushqime, pije, pamje e marrëdhënie. Ato janë kënaqësi të zemrës, shpirtit dhe të trupit. Në këtë premtim të Allahut të Lartësuar hyjnë, gjithashtu, edhe mirësitë e dynjasë.

  “Ndërsa ata që i largohen adhurimit të Tij dhe tregohen kryeneçë, do t’i ndëshkojë me një dënim të dhembshëm …” – Të gjithë ata që tregohen kryeneçë dhe nuk nënshtrohen për të adhuruar Allahun e Lartësuar, Ai ka për t’i ndëshkuar me një dënim të dhimbshëm. Ky ndëshkim është zemërimi i Allahut dhe Zjarri i ndezur fort, që shkakton dhimbje të thella në trup e në shpirt.

– “… dhe nuk do të gjejnë për veten e tyre asnjë mbrojtës a ndihmëtar tjetër, veç Allahut.” – Asnjë krijesë nuk do të mund t’u dalë në ndihmë, që ata të mund të arrijnë ndonjë të mirë. Askush nuk do mund t’i ndihmojë për të shpëtuar nga e keqja dhe dënimi. E si mund të ndodhë kjo, kur ata i ka braktisur më i Mëshirshmi i të mëshirshmëve dhe i ka lënë të vuajnë ndëshkimin e përjetshëm?! Askush nuk mund të ndryshojë gjykimin dhe vendimin e drejtë të të Lartësuarit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/173-atyre-qe-besuan-dhe-bene-vepra-te-mira-ai-do-tua-permbushe-shperblimin-e-merituar-dhe-do-tua-shtoje-ate-me-shume-prej-miresise-se-tij-ndersa-ata-qe-i-largohen-adhurimit-te-ti-2/feed/ 0
172. Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur. Ai që i largohet adhurimit të Tij dhe bëhet mendjemadh, (le ta dijë se) Ai (Allahu) do t’i tubojë të gjithë para Tij (për llogarinë me drejtësi). https://www.tefsirkurani.al/172-mesihu-nuk-do-te-refuzonte-kurre-te-ishte-rob-dhe-adhurues-i-allahut-dhe-as-meleket-me-te-zgjedhur-ai-qe-i-largohet-adhurimit-te-tij-dhe-behet-mendjemadh-le-ta-dije-se-ai-allahu-do-t-2/ https://www.tefsirkurani.al/172-mesihu-nuk-do-te-refuzonte-kurre-te-ishte-rob-dhe-adhurues-i-allahut-dhe-as-meleket-me-te-zgjedhur-ai-qe-i-largohet-adhurimit-te-tij-dhe-behet-mendjemadh-le-ta-dije-se-ai-allahu-do-t-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:45:52 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17841 Pasi foli për teprimin e krishterëve në çështjen e Isait (a.s)dhe konfirmoi se ai ishte robi dhe i dërguari i Tij, Allahu i Lartësuar tregon në këto ajete një realitet, kuptimi i të cilit është shumë i rëndësishëm për të gjetur të vërtetën. Ai thotë:

– “Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur.” – Pra, as Isai dhe as melekët e afërt të Allahut të Madhërishëm nuk e konsiderojnë për ulje statusin si rob e adhurues të Allahut. Ata nuk do të tregoheshin kurrsesi arrogantë e të refuzonin këtë pozitë. Duke mohuar këtë cilësi për ta, Allahu i Lartësuar ka pohuar të kundërtën. Me fjalë të tjera, Isai dhe melekët e afërt të Zotit janë shumë të përkushtuar në adhurimin ndaj Zotit të tyre.

Sigurisht, ata e meritojnë këtë nderim të madh, sepse janë rob të nënshtruar dhe të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar, si në aspektin e rububije-s, ashtu edhe në atë të uluhije-s. Askush të mos mendojë se ngritja e Isait (a.s.), apo e dikujt tjetër, sipër gradës së krijesës është përsosmëri. Po kështu, edhe sjellja arrogante dhe mosbindja për adhurimin e Zotit nuk mund të jetë përsosmëri. Përkundrazi, këto janë qëndrime të dënueshme për krijesat.   Prandaj i Lartësuari thotë:

  “Ai që i largohet adhurimit të Tij dhe bëhet mendjemadh, (le ta dijë se) Ai (Allahu) do t’i tubojë të gjithë para Tij (për llogarinë me drejtësi).” – Allahu do t’i ringjallë të gjitha krijesat dhe do t’i tubojë përpara Tij, pa përjashtim, si kryeneçët dhe të pabindurit, ashtu edhe adhuruesit e Tij besimtarë. Ajo është dita kur Ai do të gjykojë me drejtësi dhe do të shpërblejë sipas meritës. Pastaj i Lartësuari e shtjellon këtë gjykim të Tij kur thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/172-mesihu-nuk-do-te-refuzonte-kurre-te-ishte-rob-dhe-adhurues-i-allahut-dhe-as-meleket-me-te-zgjedhur-ai-qe-i-largohet-adhurimit-te-tij-dhe-behet-mendjemadh-le-ta-dije-se-ai-allahu-do-t-2/feed/ 0
171. O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në fenë tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij (Allahut) që ia drejtoi Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Prandaj besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe mos thoni: “Është Trini”! Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju! Allahu është Një Zot i vetëm. Qoftë i lavdëruar! Ai është i Lartësuar dhe i Pastër nga mangësitë, për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Mjafton Allahu si rregullues i çështjeve të gjithësisë. https://www.tefsirkurani.al/171-o-ithtaret-e-librit-mos-e-kaloni-kufirin-ne-fene-tuaj-dhe-per-allahun-thoni-vetem-te-verteten-mesihu-isai-i-biri-i-merjemes-ishte-vetem-i-derguar-i-allahut-dhe-fjala-e-tij-allahut/ https://www.tefsirkurani.al/171-o-ithtaret-e-librit-mos-e-kaloni-kufirin-ne-fene-tuaj-dhe-per-allahun-thoni-vetem-te-verteten-mesihu-isai-i-biri-i-merjemes-ishte-vetem-i-derguar-i-allahut-dhe-fjala-e-tij-allahut/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:45:35 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17839 Allahu i Lartësuar i ndalon ithtarët e Librit nga teprimi me fenë dhe kalimi i kufijve të vendosur nga Ai. Ata largohen nga veprat që janë të ligjëruara dhe bëjnë ato gjëra që Zoti nuk i ka ligjëruar, madje i ka ndaluar. Kështu, mund të përmendim teprimin e të krishterëve në lidhje me Isain, duke e ngritur atë mbi gradën e profetësisë dhe duke e përshkruar atë me cilësitë që i takojnë vetëm se Allahut të Lartësuar. Më tej, i Lartësuari thotë:

– “O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në fenë tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën!” – Kjo fjali përmban dy ndalesa dhe një urdhër. Dy ndalesat janë:

1. Mos thoni gënjeshtra lidhur me Allahun e Lartësuar.

2. Mos flisni pa patur dije rreth emrave, cilësive dhe veprave të Allahut, si edhe për ligjet e profetët e Tij. Ndërsa urdhri është: Thoni të vërtetën për këto çështje që u përmendën më lart. Këto rregulla janë të përgjithshme dhe duhet të zbatohen gjithmonë. Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i zbatojmë ato kur flasim për çështjen e Isait, ndryshe nga ç’veprojnë çifutët dhe të krishterët. Allahu i Lartësuar thotë:

– “Mesihu – Isai, i biri i Merjemes, ishte vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij (Allahut) që ia drejtoi Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai.” – Fillimisht, thuhet se ai ishte “Resulullah” – i Dërguar i Allahut. Kjo është grada më e lartë që mund të arrijë një njeri. Së dyti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “Fjala e Tij, që ia drejtoi Merjemes..”. Isai u krijua nëpërmjet një fjale të thënë nga Allahu i Lartësuar.

Kështu, Isai nuk ishte vetë fjala, porse ai erdhi në ekzistencë nëpërmjet saj. Së treti, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Isain si “shpirt nga Ai.” Pra, Isai ishte një shpirt i krijuar nga Allahu i Lartësuar, i pajisur me cilësi dhe virtyte të larta. Allahu i Lartësuar dërgoi Xhibrilin, i cili fryu në trupin e Merjemes dhe, me lejen e Allahut, në barkun e saj u ngjiz Isai.

– “Prandaj besoni në Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe mos thoni: “Është Trini”! Hiqni dorë, sepse është më mirë për ju!” – Pasi qartësoi plotësisht të vërtetën rreth Isait, Allahu i Lartësuar urdhëron ithtarët e Librit që të kenë besim të drejtë për Allahun dhe profetët e Tij. Ai urdhëron ata që të largohen nga koncepti i Trinisë dhe besimet e trilluara, sepse kështu është më mirë për ta dhe se kjo është e vetmja mundësi dhe rrugë për të shpëtuar. Çdo rrugë tjetër, që nuk është e bazuar në Shpalljen e Zotit, por thjesht në hamendësime, të çon në shkatërrim. Më pas, Allahu i Lartësuar dëshmon se Ai është i Pastër nga të tilla shpifje dhe trillime, duke thënë:

“Allahu është Një Zot i vetëm. Qoftë i lavdëruar! Ai është i Lartësuar dhe i Pastër nga mangësitë, për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë.” – Ai është i vetmi që meriton adhurimin, prandaj askush e asgjë tjetër nuk duhet të adhurohet së bashku me Të. Ai është i Pastër, i Lartësuar dhe i Madhërishëm që të ketë fëmijë, sepse gjithçka që gjendet në qiell dhe në tokë është krijesë dhe pronë e Tij. Të gjithë janë të nevojshëm, të varfër e të varur tërësisht nga Allahu i Lartësuar. Atëherë, si mund të mendohet që, mes krijesave, të gjendet ndonjë partner apo fëmijë për Të?!

“Mjafton Allahu si rregullues i çështjeve të gjithësisë.” – Pasi bëri të ditur se Ai është i Gjithëpushtetshmi dhe Mbretëruesi i botës qiellore dhe tokësore, Allahu i Lartësuar tregon se është pikërisht dhe vetëm Ai që kujdeset për çështjet e robërve , qofshin ato çështje të dynjasë apo të ahiretit. Ai i ka ruajtur me saktësi veprat e tyre dhe do ta shpërblejë secilin, sipas drejtësisë dhe bamirësisë së Tij.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/171-o-ithtaret-e-librit-mos-e-kaloni-kufirin-ne-fene-tuaj-dhe-per-allahun-thoni-vetem-te-verteten-mesihu-isai-i-biri-i-merjemes-ishte-vetem-i-derguar-i-allahut-dhe-fjala-e-tij-allahut/feed/ 0
170. O njerëz! Juve ju ka ardhur i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj. Prandaj besoni, se kjo është më mirë për ju! Por, nëse ju nuk e besoni, ta dini se vetëm Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë. https://www.tefsirkurani.al/170-o-njerez-juve-ju-ka-ardhur-i-derguari-me-te-verteten-nga-zoti-juaj-prandaj-besoni-se-kjo-eshte-me-mire-per-ju-por-nese-ju-nuk-e-besoni-ta-dini-se-vetem-allahut-i-perket-gjithcka-qe-gjendet-2/ https://www.tefsirkurani.al/170-o-njerez-juve-ju-ka-ardhur-i-derguari-me-te-verteten-nga-zoti-juaj-prandaj-besoni-se-kjo-eshte-me-mire-per-ju-por-nese-ju-nuk-e-besoni-ta-dini-se-vetem-allahut-i-perket-gjithcka-qe-gjendet-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:42:54 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17790 – “O njerëz! Juve ju ka ardhur i Dërguari me të vërtetën nga Zoti juaj. Prandaj besoni, se kjo është më mirë për ju!” – Allahu i Lartësuar urdhëron të gjithë njerëzit që ta besojnë Atë dhe Profetin e Tij, Muhamedin a.s. Ai tregon edhe shkakun që duhet të na shtyjë për ta besuar Atë, dobinë e këtij besimi dhe dëmin e shpërfilljes dhe të mosbesimit tek Ai. Shkaku që duhet të na shtyjë ta besojmë Profetin është fakti se ai erdhi me të vërtetën e sigurt nga Zoti i tij.

Vetë ardhja e tij ishte e drejtë, ligji që ai solli prej Zotit të tij është i drejtë. Çdo njeri i logjikshëm e di se lënia e krijesave në injorancë dhe në kufër, pa u sjellë atyre një shpallje si udhëzim për ta, bie ndesh me urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar. Kështu, dërgimi i Profetit është shenjë e urtësisë dhe mëshirës së madhe të Allahut të Lartësuar, sepse nëpërmjet atij, krijesat arrijnë të dallojnë udhëzimin e drejtë nga humbja, të vërtetën nga e kota. Mjafton të shohësh në përmbajtjen e Shpalljes që ai solli nga Zoti i tij, për të gjykuar se ai ishte vërtet profet nga Zoti.

Kjo siguri shtohet akoma më shumë nëse meditojmë thellë rreth Sheriatit dhe porosive të mrekullueshme të Profetit për njerëzimin. Në Shpalljen që ai solli prej Zotit të tij gjenden rrëfime të panjohura të së kaluarës dhe të së ardhmes, përshkrime rreth Allahut të Lartësuar dhe Ditës së Gjykimit etj., të cilat mund të njihen veçse nëpërmjet shpalljeve hyjnore. Ky Profet ka urdhëruar për çdo të mirë, për ndjekjen e rrugës së drejtë, për mbajtjen e drejtësisë, për sinqeritet dhe vërtetësi, për ruajtjen e lidhjeve që duhen ruajtur, për moral të mirë, fisnikëri dhe bujari. Ai ka ndaluar nga çdo e keqe, nga kalimi i kufijve dhe padrejtësia, nga morali i keq, nga gënjeshtrat dhe mashtrimet, nga shpërfillja dhe nëpërkëmbja e të drejtave të krijesave etj.

Të tilla porosi të mrekullueshme dhe të domosdoshme për shoqërinë njerëzore, sidomos në atë kohë, nuk të lenë asnjë dyshim, por të japin bindjen e plotë se me të vërtetë ai ishte profet i dërguar nga Zoti. Sa më shumë ta njohë njeriu këtë Shpallje, aq më shumë i shtohet besimi dhe siguria për vërtetësinë e Profetit. Këto që përmendëm janë të gjitha shkaqe që duhet të na shtyjnë ta besojmë këtë Profet. Për sa i përket dobisë dhe mirësisë që sjell besimi në profetin Muhamed a.s, Allahu i Lartësuar ka thënë se besimi tek ai është më mirë për ne.

Kështu besimi është më mirë për besimtarët, është më i mirë për trupin, për zemrat dhe shpirtrat e tyre, më i mirë për dynjanë dhe ahiretin e tyre. Besimi te ky Profet është më i mirë për besimtarët, për shkak të mirësive dhe dobive që lidhen ngushtë me këtë besim. Çdo shpërblim, qoftë ai në këtë botë apo i premtuar për në ahiret, është fryt i imanit, fitore dhe ndihmë nga Zoti. Udhëzimi në rrugën e drejtë, dija e vërtetë, e sigurt dhe e dobishme, veprat e mira sipas kësaj dijeje, çdo lumturi dhe gëzim, madje edhe Xheneti e gjithçka që ai përmban, të gjitha këto vijnë nga besimi i drejtë dhe i saktë te profeti Muhamed a.s.

Nga ana e kundërt, çdo vuajtje dhe dëshpërim i kësaj dynjaje dhe i ahiretit vjen nga mungesa e këtij imani ose nga mangësia e tij. Dëmet që sjell mosbesimi te profeti Muhamed (a.s)janë pikërisht të kundërtat e mirësive që sjell ky besim. Por le ta dijë çdokush se robi dëmton veçse veten e vet dhe se Allahu i Lartësuar është jonevojtar për të. Atë nuk e dëmton aspak mosbindja dhe mosbesimi i krijesave. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë:

– “Por, nëse ju nuk e besoni, ta dini se vetëm Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.”  Gjithçka është krijesë dhe pronë e Tij dhe është e nënshtruar nën pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për çdo gjë që e ka krijuar dhe e sundon. Ai është i Urtë për çdo gjë që e ka krijuar dhe çdo urdhër që ka lëshuar. Ai është më i Dituri, si për ata që meritojnë udhëzimin, edhe për ata që meritojnë humbjen. Me urtësinë e Tij, Ai udhëzon ose lë në humbje ata që e meritojnë atë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/170-o-njerez-juve-ju-ka-ardhur-i-derguari-me-te-verteten-nga-zoti-juaj-prandaj-besoni-se-kjo-eshte-me-mire-per-ju-por-nese-ju-nuk-e-besoni-ta-dini-se-vetem-allahut-i-perket-gjithcka-qe-gjendet-2/feed/ 0
169. Përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. Dhe kjo për Allahun është e lehtë. https://www.tefsirkurani.al/169-pervecse-drejt-rruges-se-xhehenemit-ku-do-te-jene-pergjithmone-dhe-kjo-per-allahun-eshte-e-lehte-2/ https://www.tefsirkurani.al/169-pervecse-drejt-rruges-se-xhehenemit-ku-do-te-jene-pergjithmone-dhe-kjo-per-allahun-eshte-e-lehte-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:42:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17789 – “Dhe kjo për Allahun është e lehtë.” – Allahu i Lartësuar nuk u kushton asnjë lloj rëndësie atyre dhe as nuk i vështron, sepse ata nuk meritojnë të mirën. Ata meritojnë veçse atë që vetë e kanë zgjedhur.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/169-pervecse-drejt-rruges-se-xhehenemit-ku-do-te-jene-pergjithmone-dhe-kjo-per-allahun-eshte-e-lehte-2/feed/ 0
168. Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër. https://www.tefsirkurani.al/168-ata-qe-nuk-besojne-dhe-bejne-padrejtesi-allahu-as-nuk-ka-per-ti-falur-e-as-nuk-ka-per-ti-drejtuar-ne-asnje-rruge-tjeter-2/ https://www.tefsirkurani.al/168-ata-qe-nuk-besojne-dhe-bejne-padrejtesi-allahu-as-nuk-ka-per-ti-falur-e-as-nuk-ka-per-ti-drejtuar-ne-asnje-rruge-tjeter-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:42:20 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17787 – “Ata që nuk besojnë dhe bëjnë padrejtësi, Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë. …” – Kufri është padrejtësia më e madhe, por, megjithatë, Allahu i Madhëruar ka shtuar e ka thënë: “…dhe bëjnë padrejtësi…”. Kjo është bërë për të treguar se sa të thelluar dhe të shfrenuar kanë qenë në kufrin e tyre. Ata jo vetëm që kanë mohuar Zotin dhe gjithçka që duhej të besohej dhe të respektohej, por kanë bërë vepra të këqija dhe padrejtësi, të diktuara nga kufri i tyre, duke u zhytur thellë në të.

Këta janë shumë larg faljes së Allahut të Lartësuar dhe udhëzimit në rrugën e drejtë, dhe kjo ndodh për shkak të veprave të tyre. Allahu i Lartësuar për ta thotë: “Allahu as nuk ka për t’i falur e as nuk ka për t’i drejtuar në asnjë rrugë tjetër, përveçse drejt rrugës së Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë”. Falja e Zotit dhe udhëzimi i Tij janë shumë larg tyre. Shkak për këtë u bënë vazhdimësia e tyre në kalimin e kufijve të Zotit dhe thellimi në kufrin e tyre. Njerëzve me të tilla cilësi Allahu i Lartësuar ua vulos zemrat dhe ua mbyll dyert e udhëzimit, duke i shpërblyer pikërisht me atë që kanë fituar me duart e tyre. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi asnjë njeriu. Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/168-ata-qe-nuk-besojne-dhe-bejne-padrejtesi-allahu-as-nuk-ka-per-ti-falur-e-as-nuk-ka-per-ti-drejtuar-ne-asnje-rruge-tjeter-2/feed/ 0
167. Ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur shumë larg prej Udhës së Drejtë. https://www.tefsirkurani.al/167-ata-qe-kane-mohuar-dhe-kane-penguar-njerezit-nga-rruga-e-allahut-ata-kane-humbur-shume-larg-prej-udhes-se-drejte-2/ https://www.tefsirkurani.al/167-ata-qe-kane-mohuar-dhe-kane-penguar-njerezit-nga-rruga-e-allahut-ata-kane-humbur-shume-larg-prej-udhes-se-drejte-2/#respond Thu, 09 Dec 2021 17:42:06 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17786 Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar na tregoi rreth shpalljeve të profetëve dhe në mënyrë të veçantë për shpalljen dhuruar Profetit të fundit, Muhamedit a.s. Ai dëshmoi për saktësinë dhe vërtetësinë e tyre. Po kështu kanë dëshmuar edhe melekët e Tij. Kjo tregon se shpalljet janë të vërteta, prandaj është detyrë që të pohohen, të besohet gjithçka e sjellë në to dhe të punohet dhe jetohet sipas tyre. Në ajetet në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon të gjithë ata që mohojnë shpalljet e Tij, duke thënë:

“Ata që kanë mohuar dhe kanë penguar njerëzit nga rruga e Allahut, ata kanë humbur shumë larg prej Udhës së Drejtë.” – Këta jo vetëm që e mohuan dhe refuzuan Shpalljen për veten e tyre, por penguan edhe të tjerët nga rruga e Zotit. Këta janë udhëheqësit e kufrit dhe ftuesit për në rrugën e humbjes. Në fakt, ata kanë humbur shumë larg prej udhës së drejtë. E kush mund të jetë më i humbur dhe devijuar sesa ai që ka humbur vetveten dhe devijon të tjerët, duke u ngarkuar me gjynahe të shumëfishuara?! Këta janë shumë larg nga e vërteta dhe nga falja e Zotit. Për ta, Ai thotë:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/167-ata-qe-kane-mohuar-dhe-kane-penguar-njerezit-nga-rruga-e-allahut-ata-kane-humbur-shume-larg-prej-udhes-se-drejte-2/feed/ 0