Select Page

30. Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. Allahu ju paralajmëron me dënimin që vjen prej Tij. Por Allahu është shumë i Mëshirshëm ndaj robërve.

– “Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë.” – Çdokush do ta gjejë të plotë atë të mirë që ka bërë. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Çdokush që bën një të mirë, sado e vogël ajo, ka për ta parë atë.” Fjala ‘ħajrun’ (e...

29. Thuaj: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja, apo e shfaqni haptazi, Allahu e di atë. Ai e di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.

– “Thuaj: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja, apo e shfaqni haptazi, Allahu e di atë. Ai e di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” – Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij të gjerë dhe...

28. Besimtarët nuk duhet të marrin për miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët. Kush e bën këtë, ai nuk ka asgjë nga feja e Allahut, veç nëse është për qëllim ruajtja prej së keqes së tyre. Allahu ju paralajmëron që të ruheni prej Tij. Tek Allahu do të ktheheni të gjithë.

– “Besimtarët nuk duhet të marrin për miq (e aleatë) jobesimtarët, por besimtarët” – Allahu i Lartësuar i ndalon rreptësisht besimtarët që të miqësohen dhe të bëhen palë me qafirët, duke u dhënë atyre dashuri, ndihmë dhe mbështetje kundër besimtarëve, për...