Select Page

86. E si ti udhëzojë Allahu ata që mohojnë pasi kanë besuar njëherë, kanë dëshmuar se Profeti është i vërtetë dhe u kanë ardhur Argumente të Qarta?! Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë një popull të padrejtë.

– “E si ti udhëzojë Allahu ata që mohojnë pasi kanë besuar njëherë, kanë dëshmuar se Profeti është i vërtetë dhe u kanë ardhur Argumente të Qarta?!” – Kjo është vërtet e pamundur. Allahu nuk do ta udhëzonte kurrë një popull me të tilla cilësi e vepra....

84. Thuaj: “Ne kemi besuar në Allahun, në atë që na u shpall neve, në atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve, në atë që iu dha Musait dhe Isait dhe të gjithë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar.

– “Thuaj: “Ne kemi besuar në Allahun, në atë që na u shpall neve, në atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve, në atë që iu dha Musait dhe Isait dhe të gjithë profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe...

83. A mos kërkojnë ata fe tjetër, veç fesë së shpallur nga Allahu, ndërkohë që Atij i është nënshtruar gjithçka që gjendet në qiej e gjithçka që gjendet në tokë, me vullnet apo me detyrim? Dhe tek Ai do të kthehen të gjithë.

– “A mos kërkojnë ata fe tjetër, veç fesë së shpallur nga Allahu, …” – A është e mundur që kërkuesit e kënaqësisë së Zotit të mashtrohen dhe të kërkojnë fe tjetër veç fesë së Tij, që është Islami?! Jo, është e pamundur. Nuk ka fe më të sigurt, më të...

81. Kujtoni kur Allahu mori premtimin e profetëve (dhe u tha): “Unë ju dhurova mirësi, duke ju shpallur Libër e Urtësi. Prandaj, ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni profetin që do të vijë pas jush e që vërteton atë që ju është shpallur juve. Ai (Allahu) tha: “A e pranoni dhe a e merrni përsipër detyrën Time?” Ata thanë: “Po, e pranojmë”! Ai (Allahu) tha: “Dëshmoni pra, se edhe Unë jam dëshmitar, bashkë me ju.

– “Kujtoni kur Allahu mori premtimin e profetëve (dhe u tha): “Unë ju dhurova mirësi, duke ju shpallur Libër e Urtësi. Prandaj, ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni profetin që do të vijë pas jush e që vërteton atë që ju është shpallur juve.” – Allahu i...