002. EL BEKARE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al Tefsiri i pare Shqip sipas Es - Sadi Mon, 18 Apr 2022 15:39:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.9.4 https://www.tefsirkurani.al/wp-content/uploads/2022/04/cropped-FaviconTefsir-1-32x32.png 002. EL BEKARE | Tefsir Kurani https://www.tefsirkurani.al 32 32 286. Allahu nuk e ngarkon asnjë përtej mundësive të tij: ai (robi) do të marrë atë çfarë ka fituar dhe do të ketë kundër atë çfarë ka merituar. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko me barrë të rëndë, siç ngarkove ata që ishin para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko më tepër sesa kemi fuqi! Na i shlyej gjynahet, na i mbulo të këqijat e na mëshiro! Ti je Mbrojtësi ynë. Na ndihmo kundër atyre që nuk besojnë. https://www.tefsirkurani.al/286-allahu-nuk-e-ngarkon-asnje-pertej-mundesive-te-tij-ai-robi-do-te-marre-ate-cfare-ka-fituar-dhe-do-te-kete-kunder-ate-cfare-ka-merituar-zoti-yne-mos-na-deno-nese-harrojme-ose-gabojme-3/ https://www.tefsirkurani.al/286-allahu-nuk-e-ngarkon-asnje-pertej-mundesive-te-tij-ai-robi-do-te-marre-ate-cfare-ka-fituar-dhe-do-te-kete-kunder-ate-cfare-ka-merituar-zoti-yne-mos-na-deno-nese-harrojme-ose-gabojme-3/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:20:46 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17424 Kur u shpall ajeti 284 i kësaj sureje, dhe pikërisht thënia e Allahut të Lartësuar: “Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi. Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.”, kjo vërtet i rëndoi dhe i frikësoi shumë muslimanët, sepse menduan se do të merreshin në përgjegjësi për çdo gjë që kalon nëpër zemër, qoftë një mendim a qëndrim i konsoliduar, qoftë thjesht një mendim i çastit. Por Allahu i Lartësuar i sqaroi ata, duke u thënë:

– lâ jukel-lifull-llâhu nefsen il-lâ us’ahâ – “Allahu nuk ngarkon asnjë përtej mundësive të tij” – Pra, Allahu i Lartësuar nuk ngarkon asnjë përtej mundësive të tij. Madje, Ai nuk ngarkon as me diçka që mund të jetë disi e vështirë për t’u përballuar, siç thuhet në suren Haxh: “Ai nuk ju ka ngarkuar me ndonjë vështirësi në fe…”. Të gjithë urdhrat dhe ndalesat hyjnore, në thelb, nuk janë të vështira të përmbushen.

Përkundrazi, ato meritojnë me plot të drejtë të quhen ushqim për shpirtin dhe ilaç për trupin. Ato parandalojnë të këqijat që mund të prekin njeriun. Çdo urdhër i Allahut të Lartësuar është mëshirë dhe bamirësi për krijesat. Edhe në ato raste kur, për ndonjë shkak të caktuar, zbatimi i urdhrave bëhet i vështirë ose i pamundur, Ai ka vënë dispozita lehtësuese, për t’ua thjeshtuar krijesave zbatimin e ligjeve të Tij.

– lehâ mâ kesebet ue alejhâ mektesebet. “…ai (robi) do të marrë atë çfarë ka fituar dhe do të ketë kundër atë çfarë ka merituar.” – I Lartësuari na tregon se çdokush do të shpërblehet plotësisht për veprat e mira që ka bërë. Gjithashtu, mbi secilin do të rëndojë çdo vepër e keqe që ka bërë. Askush nuk do të marrë mbi supe peshën e gjynaheve të tjetërkujt, dhe askush nuk do të marrë shpërblimin e veprave të mira të dikujt tjetër. Për të treguar përpjekjet për të bërë vepra të mira, të cilat do të shpërblehen nga Ai, Allahu i Lartësuar ka thënë: “lehâ mâ kesebet”, që nënkupton (në arabisht) se veprat e mira dhe shpërblimi për to fitohen edhe pa shumë lodhje, sepse mundësitë e robit për të kryer vepra të mira janë shumë të mëdha dhe shumë të thjeshtëzuara.

Madje edhe thjesht duke pasur si qëllim kryerjen e një vepre të mirë, ai e merr shpërblimin sikur e ka bërë atë vepër të mirë, edhe nëse nuk arrin ta finalizojë atë. Ndërsa kur flet për veprat e këqija, për mënyrën e kryerjes së tyre dhe për shpagimin që meritojnë, Allahu thotë: “ue alejhâ ma iktesebet”, duke përdorur fjalën “iktesebe” = meritoi plotësisht. Pra, kuptimi është: njeriut nuk i shkruhet puna e keqe, derisa ai ta kryejë atë, ndryshe nga vepra e mirë, e cila shkruhet dhe shpërblehet edhe nëse ai e ka vetëm si qëllim.

Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar foli rreth besimit të Profetit dhe besimtarëve të mirë. Ai tregoi, gjithashtu, se çdokush do të shpërblehet sipas punës që ka kryer. Më pas, është normale që adhuruesi të shfaqë mangësi, duke gabuar dhe harruar, por Allahu nuk e ngarkon atë tej fuqive dhe mundësive të tij, prandaj udhëzon që ne të lutemi me disa fjalë të mrekullueshme. Profeti (a.s.) na ka treguar se kur besimtarët i drejtohen Allahut të Lartësuar me këto fjalë të veçanta, Ai thotë: “E pranoj lutjen tuaj.”

– Rab-benâ lâ tu’âħidhnã in-nesînã eu eħŧa’nâ – “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” – Kuptimi: Mos na merr në përgjegjësi, nëse harrojmë ose gabojmë. Por cili është ndryshimi mes harresës dhe gabimit? Harresa ndodh kur lihet pa zbatuar një urdhër, për shkak të pakujdesisë së zemrës. Kështu, besimtarët i kërkojnë falje Allahut për ato dispozita të cilat i kanë lënë pa zbatuar, për shkak të harresës.

Ndërsa gabimi ndodh kur synohet diçka e lejueshme për t’u vepruar, por që më pas finalizohet duke kryer diçka tjetër të palejueshme, pa qëllim. Me fjalë të tjera, të synosh kryerjen e diçkaje të lejueshme, por gabimisht të veprosh të palejueshmen. Pra, besimtari kërkon falje edhe për veprat e kryera gabimisht. Megjithatë, Allahu i Lartësuar ia ka falur këtij umeti të dyja këto lloj mangësish, në shenjë butësie dhe mëshire ndaj tyre. Duke u mbështetur në këtë ajet, janë nxjerrë shumë dispozita lehtësuese, prej të cilave mund të përmendim:

– Nëse falesh duke qenë i veshur me rroba të vjedhura ose të papastra, e ke namazin të saktë, nëse e harron një fakt të tillë gjatë kohës që kryen namazin.

– Nëse harron se në rroba apo në trup ke papastërti, dhe falesh me to, namazi është i saktë, domethënë, nuk ka nevojë të përsëritet.

– Nëse gjatë namazit harron se je duke u falur dhe fillon të flasësh fjalë që s’i përkasin faljes, namazi nuk prishet, sepse çdo gjë ka ndodhur nga harresa.

– Nëse kryen ndonjë vepër që prish ihramin e haxhit dhe umres, duke e harruar se je në ihram, je i falur nga Allahu. Megjithatë, këtu duhet pasur parasysh që, nëse me këtë vepër sjell dëme, ato duhet të zhdëmtohen dhe kompensohen sipas ligjit.

– Nëse betohesh se nuk do të bësh diçka dhe e thyen këtë betim nga harresa, nuk ke gjynah dhe nuk e ke të detyrueshëm kompensimin e betimit të thyer, sepse ky betim nuk konsiderohet i thyer.

– Nëse dikush vret dikë gabimisht, pa dashje, pa qëllim, ose shkatërron pasurinë e dikujt gabimisht, pa dashje, ai nuk ka gjynah tek Allahu i Lartësuar. Ndërsa dëmet e shkaktuara duhet patjetër të kompensohen, sepse e drejta e tjetrit duhet vënë në vend.

– Në të gjitha ato raste kur është e detyrueshme thënia e “Bismilah-it” dhe harrohet të thuhet, kjo harresë është e falur dhe e padëmshme.

– Rab-benâ ue lâ taĥmil alejnã iŝran kemâ ĥameltehû alel-ledhîne min ķablinâ. – “Zoti ynë, mos na ngarko me barrë të rëndë, siç ngarkove ata që ishin para nesh!” – Kuptimi: Mos na ngarko me atë iŝran. Isran quhen dispozitat e vështira për t’u zbatuar dhe për t’u përballuar. Allahu i Lartësuar ia ka plotësuar këtë lutje umetit tonë, duke u dhënë lehtësime në të gjitha fushat e Sheriatit dhe jetës njerëzore, dhe kjo ka ndodhur vetëm për këtë umet.

– Rab-benâ ue lâ tuĥam-milnâ mâ lâ ŧâķate lenâ bih- – “Zoti ynë, mos na ngarko më tepër sesa kemi fuqi!” – Edhe këtë lutje e ka plotësuar i Mëshirshmi dhe i Dashuri. Atij i qoftë lavdia dhe mirënjohja e plotë!

uea’fu an-nâ ueĝfir lenâ uerĥamnâ  – “Na i shlyej gjynahet, na i mbulo të këqijat e na mëshiro!” – Falja dhe mbulimi i gjynaheve janë garanci për shpëtimin nga çdo gjë e keqe që njeriu i druhet në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Ndërsa mëshira është ajo, nëpërmjet së cilës rregullohen të gjitha çështjet dhe arrihet çdo gjë e dëshiruar dhe e mirë, në këtë jetë dhe në jetën tjetër.

– ente meulânâ fenŝurna alel ķaumil kâfirîn. “Ti je Mbrojtësi ynë! Na ndihmo kundër atyre që nuk besojnë!” –Meulânâ”, domethënë: Zoti ynë, Sunduesi, i Pushtetshmi, i Adhuruari, Kujdestari ynë. Meulânâ është Ai që vazhdon të përkujdeset për krijesat e Tij dhe, në mënyrë të veçantë, për të zgjedhurit dhe të dashurit e Tij, që nga momenti që i krijon. O Zoti ynë, mirësitë e Tua janë të pashtershme e të pandërprera në asnjë çast, që kur na krijove dhe na furnizove me të mira. Mirësitë e Tua vetëm shtohen.

Mirësia më e madhe është pikërisht Islami. Kjo është mirësia më e madhe që kemi, sepse të gjitha mirësitë e tjera janë degëzime dhe rrjedhime të saj. Ne po të lutemi, o Zoti ynë, që ta plotësosh dhe ta vazhdosh këtë mirësi të madhe, duke na ruajtur prej mohuesve e mosmirënjohësve ndaj Teje. Ata të mohojnë Ty dhe të dërguarit e Tu. Ata dalin kundër besimtarëve të Tu të sinqertë, të cilët përhapin mirësinë dhe fenë Tënde.

Ata e shpërfillin adhurimin dhe ligjin Tënd. Na ndihmo, o Zot, kundër tyre, me ndihmën dhe suksesin Tënd! Na ndihmo kundër tyre, duke na dhuruar argumentim bindës dhe të qartë! Na ndihmo kundër tyre edhe me fuqi, edhe me shpatë, nëse e kërkojnë vetë një gjë të tillë! Na ndihmo të përhapim në tokë mirësinë, që të sundojë paqja dhe adhurimi Yt! Na ndihmo kundër tyre, duke na udhëzuar në besimin e drejtë dhe veprat sipas tij! Vërtet, ndihma e Allahut është afër atyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/286-allahu-nuk-e-ngarkon-asnje-pertej-mundesive-te-tij-ai-robi-do-te-marre-ate-cfare-ka-fituar-dhe-do-te-kete-kunder-ate-cfare-ka-merituar-zoti-yne-mos-na-deno-nese-harrojme-ose-gabojme-3/feed/ 0
285. I Dërguari e besoi atë që iu shpall prej Zotit të tij e ashtu bënë edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” Ata thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm. Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë. Vetëm tek Ti është e ardhmja jonë. https://www.tefsirkurani.al/285-i-derguari-e-besoi-ate-qe-iu-shpall-prej-zotit-te-tij-e-ashtu-bene-edhe-besimtaret-secili-i-besoi-allahut-melekeve-te-tij-shpalljeve-te-tij-dhe-te-derguarve-te-tij-duke-thene-ne-nu-3/ https://www.tefsirkurani.al/285-i-derguari-e-besoi-ate-qe-iu-shpall-prej-zotit-te-tij-e-ashtu-bene-edhe-besimtaret-secili-i-besoi-allahut-melekeve-te-tij-shpalljeve-te-tij-dhe-te-derguarve-te-tij-duke-thene-ne-nu-3/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:20:24 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17423 – âmener-resûlu bi mã unzile ilejhi mir-rab-bihî uel mu’minûn “I Dërguari e besoi atë që iu shpall prej Zotit të tij e ashtu bënë edhe besimtarët.” – Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar na pasqyron besimin e profetëve dhe të pasuesve të tyre të denjë. Besimi i tyre ishte i shfaqur me nënshtrim, bindje, pendim të sinqertë e kërkim faljeje për mangësitë e tyre.

– kul-lun âmene bil-lâhi – “Secili i besoi Allahut …” – Ky besim është pranimi dhe pohimi i gjithçkaje që Allahu i Lartësuar na ka treguar rreth Vetes së Tij  Ne duhet të besojmë, gjithashtu, gjithçka që kanë treguar profetët rreth Zotit të tyre. Profetët kanë folur qartë rreth emrave dhe cilësive të plota e absolute të Allahut. Ne duhet t’i besojmë ato, duke i marrë në mënyrë të përgjithshme dhe në mënyrë të hollësishme.

Besimi në Allahun kërkon që ne ta konsiderojmë Atë të pastër nga çdo përngjasim dhe shembëllim me krijesat, por duhet, gjithashtu, që të mos mohojmë asnjë cilësi të Tij të pohuar nga vetë Ai ose nga Profeti i Tij. Ne duhet ta konsiderojmë Atë të pastër nga çdo cilësi e mangët dhe e papranueshme për Të.

– ue melãiketihî ue kutubihî ue rusulihî. – “… melekëve të Tij, shpalljeve të Tij dhe të dërguarve të Tij …” – Ne duhet të besojmë dhe të pohojmë për melekët gjithçka që është transmentuar saktësisht prej Sheriatit rreth tyre. Ne duhet të besojmë, po ashtu, gjithçka që na kanë sjellë profetët dhe gjithçka që përmbajnë librat e Zotit. Profetët kanë sjellë mesazhe, urdhra, ndalesa, dispozita e ligje; të gjitha këto duhen besuar dhe trajtuar ashtu si duhet.

– lâ nufer-riķu bejne eĥadim-mir-rusulih “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij.” – Besimtarët e drejtë nuk bëjnë dallime mes profetëve, por i besojnë të gjithë, sepse ata kanë qenë zëdhënësit e Zotit te krijesat. Sikur të mohosh vetëm njërin prej profetëve konsiderohet si mohim i të gjithë atyre, madje konsiderohet mohim i Zotit.

– Ue ķâlû semi’nâ ue eŧa’nâ “Ata thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm.”” – Besimatrët e drejtë thonë “Dëgjuam”. Pra, ata i dëgjojnë me vëmendje dhe përkushtim urdhrat dhe ndalesat e Zotit. Ata janë të vëmendshëm ndaj kufijve të Tij. Pastaj thonë: “…u bindëm”. Për çdo urdhër dhe ndalesë që dëgjojnë, ata nuk e neglizhojnë, por binden dhe i zbatojnë. Ata thonë: “I dëgjuam ato që Ti na urdhërove dhe na ndalove dhe u bindëm, duke i zbatuar ato”. Ndryshe nga të dëshpëruarit, të cilët thonë: “Dëgjuam, por nuk bindemi!”

– ĝufrâneke rab-benâ ue ilejkel maŝîr – “Kërkojmë faljen Tënde, o Zoti ynë. Vetëm tek Ti është e ardhmja jonë.”” – Duke qenë se njeriu shfaq mangësi në përmbushjen e dispozitave të vendosura nga Zoti, ai gjithmonë do ketë nevojë për faljen dhe mëshirën e Tij. Kështu, ne duhet të themi vazhdimisht: “Kërkojmë faljen tënde, o Zoti ynë. Kërkojmë faljen Tënde për çdo mangësi tonën në plotësimin e adhurimeve.

Kërkojmë faljen Tënde edhe për shkeljen e kufijve dhe gjynahet që bëjmë. Ne kërkojmë që të na i mbulosh dhe të na i fshehësh të gjitha ato gjynahe dhe padrejtësi që kemi bërë.” Pastaj vjen një fjalë nxitëse dhe qortuese njëkohësisht: “Vetëm tek Ti është e ardhmja jonë.” Të gjitha krijesat do të grumbullohen një ditë te Zoti i tyre, ku do të shpërblehen për të mirat ose të këqijat që kanë bërë.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/285-i-derguari-e-besoi-ate-qe-iu-shpall-prej-zotit-te-tij-e-ashtu-bene-edhe-besimtaret-secili-i-besoi-allahut-melekeve-te-tij-shpalljeve-te-tij-dhe-te-derguarve-te-tij-duke-thene-ne-nu-3/feed/ 0
284. Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi. Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. https://www.tefsirkurani.al/284-vetem-te-allahut-jane-cka-ne-qiej-dhe-cka-ne-toke-e-shfaqni-apo-e-mbani-te-fshehte-ate-qe-e-keni-ne-veten-tuaj-allahu-do-tju-marre-ne-pergjegjesi-ai-fal-ate-qe-do-dh-3/ https://www.tefsirkurani.al/284-vetem-te-allahut-jane-cka-ne-qiej-dhe-cka-ne-toke-e-shfaqni-apo-e-mbani-te-fshehte-ate-qe-e-keni-ne-veten-tuaj-allahu-do-tju-marre-ne-pergjegjesi-ai-fal-ate-qe-do-dh-3/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:20:09 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17422 – “Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë.” – Allahu i Lartësuar na tregon në këtë ajet se gjithçka që ekziston në qiell dhe gjithçka që ekziston në tokë është e krijuar nga Ai, i Cili i furnizon dhe i administron çështjet e tyre. Allahu përkujdeset që ata të vënë në vijë çdo problem të tyre. Është Ai që i udhëzon krijesat se si t’i rregullojnë çështjet e tyre të jetës dhe ato të besimit fetar. Gjithçka është pronë e Allahut, të gjithë janë rob e krijesa të Tij, që nuk kanë asgjë në dorë për veten e tyre.

Askush nuk mund t’i sigurojë vetes së vet dëm apo dobi. Ata nuk mund të japin as jetë, as vdekje e as ringjallje. Ata janë nënshtruar të gjithë ndaj dikujt tjetër, ndërkohë që Zotëruesi i tyre është Allahu. Është Ai që vepron me sundimin e Tij dhe administron çështjet e tyre. Çdo gjë në gjithësi ndodh në përputhje me urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut.

– “E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi.” – Allahu u ka dhënë krijesave të Tij disa urdhra e disa ndalesa, dhe pastaj do t’i marrë në pyetje për veprimet dhe sjelljet e tyre, për gjithçka që ata e shfaqin apo që e mbajnë të fshehur.

– “Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do.” – Allahu fal atë rob që përpiqet dhe punon atë gjë që sjell faljen dhe mëshirën e Tij. Nga ana tjetër, Allahu ndëshkon atë rob që bën gjynahe, për të cilat ai nuk është i detyruar t’i bëjë, por i bën thjesht me vetëdije dhe vullnet të lirë.

– “Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.” – Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë. Çdo krijesë është e nënshtruar ndaj pushtetit, dëshirës, dijes, përcaktimit dhe shpërblimit të drejtë të Allahut. Asgjë nuk mund të dalë jashtë këtyre kornizave.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/284-vetem-te-allahut-jane-cka-ne-qiej-dhe-cka-ne-toke-e-shfaqni-apo-e-mbani-te-fshehte-ate-qe-e-keni-ne-veten-tuaj-allahu-do-tju-marre-ne-pergjegjesi-ai-fal-ate-qe-do-dh-3/feed/ 0
283. E në qoftë se jeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni një plaçkë peng! E nëse i besoni njëri-tjetrit, atëherë ai që ka marrë diçka me mirëbesim le ta përmbushë atë që i është besuar, dhe le ta ketë frikë Allahun, Zotin e tij! Mos e fshihni dëshminë, se ai që e fsheh atë e ka zemrën me gjynahe. Allahu di çdo gjë që bëni ju. https://www.tefsirkurani.al/283-e-ne-qofte-se-jeni-ne-udhetim-dhe-nuk-gjeni-shkrues-atehere-merrni-nje-placke-peng-e-nese-i-besoni-njeri-tjetrit-atehere-ai-qe-ka-marre-dicka-me-mirebesim-le-ta-permbushe-ate-qe-i-eshte-besuar-3/ https://www.tefsirkurani.al/283-e-ne-qofte-se-jeni-ne-udhetim-dhe-nuk-gjeni-shkrues-atehere-merrni-nje-placke-peng-e-nese-i-besoni-njeri-tjetrit-atehere-ai-qe-ka-marre-dicka-me-mirebesim-le-ta-permbushe-ate-qe-i-eshte-besuar-3/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:19:53 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17421 – “E në qoftë se jeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, …” – Pra, nëse jeni në udhëtim dhe nuk keni mundësi që t’i shkruani marrëveshjet tuaja, atëherë:

– “… atëherë merrni një plaçkë peng!” – Këtë peng e merr huadhënësi, si garanci për borxhin e dhënë. Ajeti tregon se, nëse pengu nuk i është dorëzuar huadhënësit, atëherë ai nuk është i vlefshëm si garanci. Gjithashtu, nëse më pas palët kanë kundërshtime rreth plaçkës së lënë peng (për sasinë apo cilësinë e saj, për shembull), atëherë merret në konsideratë pohimi i penglënësit. Përse?

Sepse është penglënësi ai që e lë plaçkën si garanci, në vend të dokumentit që vërteton borxhin, dokument që duhej të diktohej po prej tij. Nëse nuk do të ishte i besueshëm pohimi i huamarrësit për pengun e lënë nga ai, atëherë plaçka e lënë peng do të ishte e pavlefshme si garanci. Kjo do të ishte njëlloj sikur të thoshim që deklarata e huamarrësit e diktuar në procesverbal është e pavlefshme si dokument, pasi pengu i lënë është në vend të dokumentit të shkruar.

Duke qenë se qëllimi i pengut është garancia e borxhit, kjo praktikë lejohet jo vetëm gjatë udhëtimeve, por edhe në kushte normale. Allahu i Lartësuar e ka sjellë këtë si zgjidhje në situata jo të zakonta, sepse atëherë nevoja për një zgjidhje të tillë është e domosdoshme, pasi kur je në udhëtim nuk është e thjeshtë të gjesh shkrues për të dokumentuar një marrëveshje.

– “E nëse i besoni njëri-tjetrit, atëherë ai që ka marrë diçka me mirëbesim le ta përmbushë atë që i është besuar …” – Të gjitha këto masa ndërmerren nëse mes huadhënësit dhe huamarrësit apo mes dy palëve në marrëveshje ka njëfarë pasigurie për plotësimin e të drejtave të tyre. Por nëse palët kanë siguri të ndërsjelltë për plotësimin e të drejtave dhe detyrimeve, atëherë kjo, pra lënia në mirëbesim dhe mos marrja peng apo mos dokumentimi i aktit, është diçka e lejuar. Por, në këtë rast, pala marrëse duhet të jetë e drejtë në përmbushjen e detyrimeve të saj. Ajo nuk duhet të bëjë asnjë lloj padrejtësie.

– “… dhe le ta ketë frikë Allahun, Zotin e tij” – Pra, pala që ka marrë diçka prej tjetrit me mirëbesimin e tij, le të ketë frikë Zotin dhe t’i përgjigjet bamirësisë së tjetrit me bamirësi,  duke qenë e drejtë në kthimin e hakut të tij.

– “Mos e fshihni dëshminë …” – Arsyeja është se e vërteta është e lidhur ngushtë me dëshminë. Ajo nuk mund të vihet në vend pa të. Ai që e fsheh të vërtetën ka bërë një gjynah të madh. Duke e fshehur të vërtetën, dëshmuesi ka mashtruar dhe, si rrjedhojë, ka shkelur të drejtat e të tjerëve, për të cilat do të mbajë përgjegjësi para Zotit të tij.

  “… se ai që e fsheh atë e ka zemrën me gjynahe. Allahu di çdo gjë që bëni ju.” – Këto norma, me të cilat Allahu i Lartësuar udhëzon adhuruesit e Tij, përmbajnë urtësi dhe dobi gjithëpërfshirëse. Ato tregojnë se, nëse krijesat do të merrnin mësim nga udhëzimet e Krijuesit të tyre, jeta e tyre do të shkëlqente jo vetëm në dynja, me të gjitha problemet e saj, por edhe në ahiret, sepse ato rregullojnë fenë dhe besimin e tyre.

Ato rregullojnë lidhjet e krijesave me Zotin e tyre. E si mund të ndodhë ndryshe, nëse krijesa zbaton udhëzime të ndërtuara mbi drejtësinë, rregullimin dhe mirësinë? Vetëm nëpërmjet tyre mund të arrihet në shuarjen e grindjeve e të keqkuptimeve. Vetëm nëpërmjet tyre mund të rregullohet jeta e krijesave. Allahu qoftë i lavdëruar ashtu si i takon lartësisë dhe madhështisë së Tij, sepse ne nuk mund ta lavdërojmë Atë dhe t’i shprehim adhurimin tonë ashtu si Atij i takon.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/283-e-ne-qofte-se-jeni-ne-udhetim-dhe-nuk-gjeni-shkrues-atehere-merrni-nje-placke-peng-e-nese-i-besoni-njeri-tjetrit-atehere-ai-qe-ka-marre-dicka-me-mirebesim-le-ta-permbushe-ate-qe-i-eshte-besuar-3/feed/ 0
282. O ju që keni besuar! Kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë! Le të mbajë shënim me drejtësi një shkrues! Shkruesi të mos ngurrojë të shkruajë ashtu si e ka mësuar Allahu! Ai le të shkruajë, ndërsa ai që merr borxh të diktojë, duke iu frikësuar Allahut, Zotit të tij, e duke mos lënë mangët asgjë! Në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i papjekur mendërisht, ose i mitur, ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë me drejtësi kujdestari i tij ligjor! Kërkoni që të dëshmojnë dy burra nga mesi juaj. Nëse nuk bëhen dy burra, atëherë, duke rënë dakord për njerëzit e zgjedhur, merrni një burrë e dy gra, në mënyrë që, nëse njëra prej tyre harron, t’ia kujtojë tjetra! Dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë, kur ftohen për të dëshmuar. Dhe mos përtoni ta shkruani atë (borxhin) dhe afatin e tij, qoftë i vogël apo i madh! Kjo është më e drejtë tek Allahu, më e vlefshme si dëshmi dhe më larg dyshimeve. Nëse është shitblerje e atypëratyshme midis jush, atëherë nuk është ndonjë gjynah të mos e shënoni. Megjithatë, kur bëni shitblerje, dëshmojeni me dëshmitarë! Nuk duhet të dëmtohen as shkruesi, as dëshmitarët, prandaj, nëse e bëni, do të jetë tejkalim nga ana juaj. Kijeni frikë Allahun dhe Allahu do t’ju dhurojë dituri. Allahu Di çdo gjë. https://www.tefsirkurani.al/282-o-ju-qe-keni-besuar-kur-merrni-hua-prej-njeri-tjetrit-per-nje-afat-te-caktuar-shkruajeni-ate-le-te-mbaje-shenim-me-drejtesi-nje-shkrues-shkruesi-te-mos-ngurroje-te-shkruaje-ashtu-si-e-ka-mesu-3/ https://www.tefsirkurani.al/282-o-ju-qe-keni-besuar-kur-merrni-hua-prej-njeri-tjetrit-per-nje-afat-te-caktuar-shkruajeni-ate-le-te-mbaje-shenim-me-drejtesi-nje-shkrues-shkruesi-te-mos-ngurroje-te-shkruaje-ashtu-si-e-ka-mesu-3/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:19:39 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17419 Ky quhet “ajeti i borxhit”, i cili është ajeti më i gjatë në Kur’ân. Në të sqarohen rregulla e ligje shumë të rëndësishme.

– “O ju që keni besuar! Kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë!” – Lejohet dhënia dhe marrja e të gjitha llojeve të borxhit, sepse Allahu i Lartësuar i ka miratuar besimtarët në këto marrëveshje mes tyre, duke treguar rregullat që lidhen  me mbarëvajtjen e tyre. Për sa i përket shitblerjes që quhet selem 13   (shitblerja me porosi), ajo ka dy kushte që të konsiderohet e lejueshme:

1. Të shlyhet në një afat kohor, pra, jo në moment.

2. Ky afat duhet të jetë i përcaktuar dhe i qartë nga palët. Nuk lejohet që afati të jetë i papërcaktuar. Ajeti na urdhëron që të mbajmë procesverbal për çdo lloj borxhi. Ky urdhër mund të jetë ose në formën e prerë, pra, i detyrueshëm për t’u zbatuar, ose i pëlqyeshëm. Kjo varet nga shkalla e nevojës për një procesverbal. Nëse do të neglizhonim dokumentimin e këtyre kontratave, do të ishim të ekspozuar ndaj ngatërresave të ndryshme, ndaj gabimeve, harresave etj., të cilat do të sillnin grindje e mosmarrëveshje, e ky do të ishte një gabim i rëndë.

– “Le të mbajë shënim me drejtësi një shkrues! Shkruesi të mos ngurrojë të shkruajë ashtu si e ka mësuar Allahu!” – Është detyrë për shkruesin që të shkruajë procesverbalin, nëse ftohet për një vepër të tillë. Shkruesi duhet të jetë i drejtë, i devotshëm dhe i ruajtur nga gjynahet e shfaqura. Pra, nuk duhet të jetë fasik, nuk duhet të jetë një njeri që njihet si gjynaqar dhe që shkel urdhrat dhe kufijtë e Zotit haptazi. Prej fasik-ut nuk pranohet dëshmia as me gojë, as me shkrim. Ai është i detyruar që të mbajë drejtësi për të dyja palët. Atij nuk i lejohet që të anojë nga njëra palë, për asnjë shkak apo arsye.

Shkruesi duhet të jetë specialist në fushën e dokumentimit. Ai duhet të dijë se çfarë konsiderohet si dokument që vërteton marrëveshjet dhe saktësinë e tyre, sepse drejtësia mund të vihet në vend vetëm nëpërmjet kësaj rruge e mënyre.  Nëse një dokument i tillë është i nënshkruar dhe i saktë, ai merret gjithmonë për bazë, edhe nëse dëshmitarët mund të kenë vdekur. Allahu i Lartësuar thotë: “Shkruesi të mos ngurrojë të shkruajë ashtu si e ka mësuar Allahu!”

Pra, nuk lejohet për një njeri të cilit Allahu i Lartësuar i ka dhuruar dije në përpilimin e aktmarrëveshjeve, që të refuzojë të kryejë këtë punë, nëse ajo i kërkohet. Ashtu sikurse Allahu i Lartësuar i ka falur të tilla aftësi të mrekullueshme, ashtu duhet që edhe ai të tregohet bamirës ndaj atyre që kanë nevojë për të tilla shërbime.

– “Ai le të shkruajë, ndërsa ai që merr borxh të diktojë, duke iu frikësuar Allahut, Zotit të tij, e duke mos lënë mangët asgjë.” – Allahu urdhëron që shkruesi të mbajë shënim veçse ato fjalë që ia dikton ai që merr borxhin, pra, huamarrësi. Ai që dikton tekstin e procesverbalit është huamarrësi, i cili e ka për detyrë që ta shlyejë plotësisht borxhin. Ai është i urdhëruar, gjithashtu, që, gjatë diktimit, të qartësojë në detaje huanë që duhet ta shlyejë.

Ajeti tregon se dëshmia e njeriut për vetveten është e pranueshme dhe e vlefshme, sepse kur ai firmos dokumentin të cilin vetë e ka diktuar, dokumenti ka forcë ligjore, edhe nëse më pas ai pretendon se është bërë gabimisht apo se ka paqartësi. Për sa u përket hollësirave rreth huasë në aspektin e masës, cilësisë, afatit të saj etj., nëse ka kundërshtime mes dy palëve nënshkruese, atëherë fjala që merret në konsideratë dhe që pranohet ligjërisht është fjala e huamarrësit, i cili e ka për detyrë që ta shlyejë huanë. Nëse fjala e tij do të ishte e pavlefshme, atëherë urdhri i Allahut për të mos pakësuar asgjë prej borxhit do të ishte pa vlerë.

E thënë ndryshe, nëse pohimi i borxhliut do të ishte i pavlefshëm ligjërisht, atëherë edhe urdhri i Allahut për të mos lënë gjë mangët gjatë diktimit do të ishte i pavlefshëm dhe i kotë. Por meqë kjo nuk ka mundësi të jetë, atëherë në rast kundërshtimesh mes nënshkruesve (dhe në mungesë të dokumentit) merret parasysh pohimi i huamarrësit (ndërsa huadhënësi duhet të sjellë dokumentin, për të vërtetuar pretendimin e tij). Huamarrësi e ka haram që të fshehë ndonjë gjë prej pikave të kontratës, në çdo aspekt qoftë ajo.

– “Në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i papjekur mendërisht, ose i mitur, ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë me drejtësi kujdestari i tij ligjor!” – Nëse huamarrësi nuk mund ta diktojë procesverbalin, për shkak të moshës së vogël apo të paaftësisë së tij mendore ose fizike, apo për shkaqe të tjera si këto, atëherë lejohet që në vend të tij, të diktojë përfaqësuesi i tij ligjor. Ai dikton dhe firmos dokumentin, duke mbajtur përgjegjësi ligjore në vend të të paaftit. Përfaqësuesi ligjor është përgjegjës për të gjitha detyrimet e huamarrësit, sepse Allahu e ka përcaktuar se ky përfaqësim duhet të jetë me drejtësi.

Është kusht që përfaqësuesi ligjor të jetë i ndershëm, sepse diktimi me drejtësi nuk mund të bëhet nga një fasik ose nga një njeri që i thyen haptazi urdhrat dhe dispozitat e Zotit. Nga ajeti kuptohet se roli i kujdestarit ligjor njihet edhe në fushën e pasurive dhe të nënshkrimit të marrëveshjeve. Detyrimi për larjen e borxhit nuk rëndon kurrsesi mbi përfaqësuesin ligjor, por mbi pajtuesin e këtij përfaqësuesi ligjor. Marrëveshjet e nënshkruara nga të paaftët ligjërisht konsiderohen si të pavlefshme, sepse e drejta për të diktuar procesverbalin i takon përfaqësuesit të tyre ligjor, e jo vetë atyre. Kjo dispozitë është si mëshirë dhe butësi e Allahut të Lartësuar për krijesat e Tij. Ai përkujdeset për ta, që t’ua ruajë pasurinë dhe të drejtat e tyre.

Nga ajeti kuptohet se çdo veprim i përfaqësuesit ligjor me pasuritë e të paaftëve ligjërisht, është i saktë dhe i pranueshëm nga drejtësia.  Është e lejueshme për njeriun që të mësojë gjithçka që i nevojitet rreth palës tjetër, për të bërë të mundur që dokumenti të jetë sa më i saktë, më i sigurt dhe më i plotë ligjërisht, sepse nëse një urdhër i caktuar mund të përmbushet vetëm nëpërmjet një mënyre tjetër, atëherë edhe kjo mënyrë tjetër është e detyrueshme që të kryhet. Ndjekja e mënyrave nëpërmjet të cilave plotësohen urdhrat e Zotit është farz kifaje, pra, një detyrim kolektiv që patjetër duhet përmbushur.

Nëse e lënë të gjithë njerëzit pa e zbatuar, të gjithë marrin gjynah, por nëse e kryen dikush mjaftueshëm, përgjegjësia e të tjerëve bie. Kështu, duke qenë se Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që për huatë dhe për kontratat e tjera të mbahet procesverbal, dhe duke qenë se kjo mund të arrihet veçse duke mësuar mënyrën e ndërtimit të kontratave, atëherë kjo e fundit është e detyrueshme që të mësohet dhe të kryhet nga dikush prej muslimanëve.

– “Kërkoni që të dëshmojnë dy burra nga mesi juaj!” – Ajeti na urdhëron për të marrë dëshmitarë gjatë kontratave dhe marrëveshjeve tregtare. Megjithatë, ky urdhër nuk është i formës së prerë, pra, nuk është i detyrueshëm që të zbatohet. Ai është thjesht i pëlqyeshëm që të bëhet.  Qëllimi i këtij urdhri është që të na udhëzojë për të qenë të kujdesshëm në ruajtjen e të drejtave dhe detyrimeve të ndërsjellta. Pra, të gjitha këto dispozita janë vetëm në dobi të të përgjegjshmëve ligjërisht.

Megjithatë, ka raste kur prania e dëshmitarëve gjatë një aktmarrëveshjeje është e detyrueshme, si për shembull, kur ato kryen nga kujdestarët ligjorë të jetimit apo kur kemi të bëjmë me një kontratë vakëfi. Dëshmitarët në të tilla raste janë të domosdoshëm, me qëllim që të drejtat e palëve të përcaktohen dhe të ruhen të paprekura. Numri i domosdoshëm i dëshmitarëve gjatë kontratave është dy burra, ose një burrë dhe dy gra. Duke u mbështetur në argumentet e transmetuara në traditën profetike, pranohet edhe dëshmia e një dëshmitari të vetëm, por duke u betuar. Dëshmia e të miturve nuk pranohet, sepse ajeti e përcakton që duhet të jetë ‘burrë’ ose ‘grua’.

– “Nëse nuk bëhen dy burra, atëherë, duke rënë dakord për njerëzit e zgjedhur, merrni një burrë e dy gra …” – Dëshmia e grave pa praninë e një dëshmitari mashkull në marrëveshjet e ndryshme nuk pranohet, sepse Allahu i Lartësuar e ka marrë në konsideratë dëshminë e tyre vetëm kur është edhe prania e burrave. Dikush mund të shprehet se Allahu i Lartësuar ka thënë që, në dëshmi, dy gra zëvendësojnë një burrë, dhe ky kusht mund të plotësohet njëlloj, qofshin apo jo burrat aty. Megjithatë, Allahu e di më mirë. Dëshmia e skllavit në moshë madhore është njëlloj e pranueshme si dëshmia e të lirit, sepse thënia e Allahut: “Kërkoni që të dëshmojnë dy burra nga mesi juaj” i përfshin si të lirët, ashtu dhe skllevërit, pa u bërë ndonjë dallim mes tyre. 

Dëshmia e jobesimtarëve, burra apo gra qofshin, është e papranueshme dhe e pavlefshme ligjërisht, sepse ata nuk janë prej nesh, ndërsa Allahu i Lartësuar thotë: “…dy burra nga mesi juaj”. Gjithashtu, dihet se dëshmia ka si kusht të domosdoshëm që dëshmitari të jetë i drejtë e i ndershëm, dhe qafirët nuk e plotësojnë këtë kusht. Ajeti tregon përparësinë e burrit kundrejt gruas në këtë çështje. Pra, në rastin e dëshmisë, një burrë zëvendësohet me dy gra. Ky dallim bëhet sepse burri është kryesisht më i fortë dhe më i qëndrueshëm në kujtesën dhe, rrjedhimisht, në dëshminë e tij.

– “… në mënyrë që, nëse njëra prej tyre harron, t’ia kujtojë tjetra.” – Ky ajet tregon se, nëse dikush e harron për momentin dëshminë që ka bërë, por pastaj arrin ta rikujtojë i ndihmuar nga një tjetër, dëshmia e tij është e saktë dhe e vlefshme ligjërisht, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “…nëse njëra prej tyre harron, t’ia kujtojë tjetra.”. Sipas nënkuptimit të ajetit, nëse dëshmitari ka frikë se e harron dëshminë rreth një të drejte të detyrueshme për t’u plotësuar, atëherë ai e ka detyrë që ta shkruajë atë, sepse çdo gjë pa të cilën nuk mund të arrihet diçka e detyrueshme, është edhe vetë e detyrueshme.

– “Dëshmitarët nuk duhet të refuzojnë kur ftohen për të dëshmuar.” – Nuk i lejohet dëshmitarëve që t’i bëjnë bisht dëshmisë, pa pasur justifikim të pranueshëm nga Sheriati. Megjithatë, nëse personi nuk i plotëson kushtet si dëshmues, nuk e ka të detyrueshme që të dëshmojë, sepse edhe nëse dëshmon, ajo dëshmi do të ishte e pavlefshme ligjërisht.

  “Dhe mos përtoni ta shkruani atë (borxhin) dhe afatin e tij, qoftë i vogël apo i madh.” – Ajeti na ndalon që të ngurrojmë të shkruajmë çfarëdolloj kontrate borxhi, i vogël apo i madh qoftë si, afatshkurtër apo afatgjatë, nëse këtë e kërkojnë palët. Ne nuk duhet të bezdisemi nga të tilla procedura, se, në fund të fundit, janë për të mirën tonë.

– “Kjo është më e drejtë tek Allahu, më e vlefshme si dëshmi dhe më larg dyshimeve.” – Ajeti sqaron urtësinë e mbajtjes me shkrim të procesverbaleve për marrëveshjet tregtare dhe për huamarrjet. Ai thotë se, në këtë mënyrë mund të vendoset drejtësia mes njerëzve dhe të ruhet qetësia mes palëve. Nuk ka dyshim se kontratat dhe dëshmitë më shkrim janë më të sigurta dhe më larg dyshimeve e keqkuptimeve, të cilat janë gjithmonë burim polemikash dhe mosmarrëveshjesh. Ajeti tregon se, ai që dyshon dhe nuk ka siguri për dëshminë që do të japë, e ka të ndaluar të dëshmojë, derisa të sigurohet plotësisht për të.

– “Nëse është shitblerje e atypëratyshme midis jush, atëherë nuk është ndonjë gjynah të mos e shënoni. Megjithatë, kur bëni shitblerje, dëshmojeni me dëshmitarë.” – Siç shihet, lejohet mosmbajtja e procesverbaleve për shitblerjet e shpejta, që bëhen atypëraty, sepse në këto raste të drejtat e ndërsjellta plotësohen totalisht dhe në moment. Megjithatë, edhe pse procesverbali me shkrim i këtyre lloj kontratave tregtare të shpejta nuk është i detyrueshëm, përsëri është e ligjshme që aty të ketë dëshmitarë.

– “Nuk duhet të dëmtohen as shkruesi, as dëshmitarët …” – Nuk lejohet që shkruesi të dëmtohet duke u detyruar, për shembull, që të shkruajë në kohë të papërshtatshme për të, kur ai është i zënë me diçka tjetër të rëndësishme etj. Po kështu, nuk lejohet të dëmtohet as dëshmitari, sido që të jetë, për shembull, duke e thirrur të dëshmojë ndërkohë që ai është sëmurë, kur ka vështirësi të ndryshme etj. Por folja judar-ra (dëmtohen) mund të merret edhe si në formë veprore, pra mund të jetë edhe: “dëmtojnë”. Me këtë kuptim, ajeti ndalon shkruesin dhe dëshmitarin që të jenë dëmtues të palëve, për shembull, duke mos u shërbyer atyre ose duke u kërkuar shpërblim shumë të lartë për punën e ofruar.

“… prandaj, nëse e bëni, do të jetë tejkalim nga ana juaj.” – Kush i shkel këto dispozita është fâsiķ, domethënë, njeri që i kalon kufijtë e Zotit. Një i tillë është paralajmëruar për dënim. Nga ajeti kuptohet se cilësitë pozitive mund të gjenden ndonjëherë bashkë me ato negative tek një njeri. Për shembull, nuk është e pamundur që te dikush që ka iman të gjendet edhe ndonjë masë hipokrizie (që shfaqet në punë). Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar thotë: “nëse e bëni, do të jetë tejkalim nga ana juaj”. Pra, Ai nuk ka thënë që: “do të bëheni tejkalues, të prishur”. Ai u është drejtuar besimtarëve dhe i ka konsideruar ata si të tillë por ka pohuar gjithashtu edhe praninë e tejkalimit përveç besimit.

Nga ajeti mësojmë, gjithashtu, se “el adaletu” ndershmëria dhe pastërtia e dëshmitarit është kusht për pranimin e dëshmisë së tij. Sepse Allahu i madhëruar thotë: “mim-men terđaune minesh-shuhedãi duke rënë dakord për njerëzit e zgjedhur.”.“El adaletu” ndershmëria dhe pastërtia e njeriut përcaktohet nga qëndrimi dhe tradita e përgjithshme e shoqërisë në atë vend dhe në atë kohë që jeton njeriu. Atë që njerëzit e një kohe apo vendi e konsiderojnë “të ndershëm”, ai është i pranueshëm si dëshmitar. Nga ana tjetër, ajeti tregon se dëshmia e një personi të cilit nuk ia njohim ndershmërinë është e papranueshme, derisa të dëshmohet se ai është vërtet i ndershëm e i drejtë.

“Kijeni frikë Allahun dhe Allahu do t’ju dhurojë dituri. Allahu Di çdo gjë.” – Këto ishin vetëm disa nga dispozitat e përfituara prej këtij ajeti të mrekullueshëm, nga mendja dhe përpjekjet tona modeste. Në Librin e Allahut ka urtësi dhe dispozita të shumta, kuptimin e të cilave, Allahu i Lartësuar i nderon dhe ua mundëson që t’i zbulojnë atyre adhuruesve të Tij që Ai dëshiron.

13  Shitblerje me porosi, sipas legjislacionit Islam është çdo lloj akti shitblerje në të cilin malli porositet me cilësi të caktuara, me pagesë në vendin e aktit, por që malli të dorëzohet në një afat kohor të pranuar nga të dyja palët. Profeti a.s. ka thënë: “Kush parapaguan për një mall të vonuar le të përcaktojë masën, peshën dhe kohën.”

]]>
https://www.tefsirkurani.al/282-o-ju-qe-keni-besuar-kur-merrni-hua-prej-njeri-tjetrit-per-nje-afat-te-caktuar-shkruajeni-ate-le-te-mbaje-shenim-me-drejtesi-nje-shkrues-shkruesi-te-mos-ngurroje-te-shkruaje-ashtu-si-e-ka-mesu-3/feed/ 0
281. Dhe ruajuni asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu, kur secilit do t’i jepet e plotë ajo që ka fituar, pa iu bërë asnjë padrejtësi. https://www.tefsirkurani.al/281-dhe-ruajuni-asaj-dite-kur-do-te-ktheheni-tek-allahu-kur-secilit-do-ti-jepet-e-plote-ajo-qe-ka-fituar-pa-iu-bere-asnje-padrejtesi-3/ https://www.tefsirkurani.al/281-dhe-ruajuni-asaj-dite-kur-do-te-ktheheni-tek-allahu-kur-secilit-do-ti-jepet-e-plote-ajo-qe-ka-fituar-pa-iu-bere-asnje-padrejtesi-3/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:19:15 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17418 Ky është nga ajetet e fundit që janë shpallur prej Kur’ânit. Ai është një ajet madhështor, prandaj është përzgjedhur për të qenë mbyllja e dispozitave, urdhrave e ndalesave të ligjëruara nga Zoti i gjithësisë. Ky ajet është shumë i përshtatshëm për këtë mbyllje, sepse përmban premtimin për shpërblim dhe paralajmërimin për ndëshkim ndaj atyre që e meritojnë.

Ai që e di me siguri  se do të kthehet te Zoti i tij, i Cili do ta marrë në llogari për çdo gjë që ka bërë, qoftë ajo e madhe apo e vogël, e shfaqur apo e fshehur, sepse Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë, atëherë një njeriu të tillë do t’i mbushet zemra me ndjenja devotshmërie, me frikë dhe me shpresë. Nëse zemra e robit nuk i ka këto njohuri, atëherë nuk ka asnjë mundësi që ajo të mbushet me të tilla ndjenja të mrekullueshme, të cilat i përjeton vetëm adhuruesi dhe askush tjetër.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/281-dhe-ruajuni-asaj-dite-kur-do-te-ktheheni-tek-allahu-kur-secilit-do-ti-jepet-e-plote-ajo-qe-ka-fituar-pa-iu-bere-asnje-padrejtesi-3/feed/ 0
280. Por, në qoftë se tjetri është në gjendje të vështirë, atëherë afatizojeni, derisa të lehtësohet! Por, po t’ia falni, është shumë më mirë për ju, nëse e dini. https://www.tefsirkurani.al/280-por-ne-qofte-se-tjetri-eshte-ne-gjendje-te-veshtire-atehere-afatizojeni-derisa-te-lehtesohet-por-po-tia-falni-eshte-shume-me-mire-per-ju-nese-e-dini-2/ https://www.tefsirkurani.al/280-por-ne-qofte-se-tjetri-eshte-ne-gjendje-te-veshtire-atehere-afatizojeni-derisa-te-lehtesohet-por-po-tia-falni-eshte-shume-me-mire-per-ju-nese-e-dini-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:16:49 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17395 – “Por, në qoftë se tjetri është në gjendje të vështirë, atëherë afatizojeni, derisa të lehtësohet!” – Nëse borxhliu është ngushtë dhe nuk mundet që ta shlyejë borxhin, atëherë është detyrë për huadhënësin që ta afatizojë borxhliun, derisa ai të ketë mundësi për shlyerje.

– “Por, po t’ia falni, është shumë më mirë për ju, nëse e dini.” – Pra, nëse bëni bamirësi duke ia falur të gjithë borxhin apo një pjesë të tij, kjo është një vepër e shkëlqyer.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/280-por-ne-qofte-se-tjetri-eshte-ne-gjendje-te-veshtire-atehere-afatizojeni-derisa-te-lehtesohet-por-po-tia-falni-eshte-shume-me-mire-per-ju-nese-e-dini-2/feed/ 0
279. E, në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse pendoheni, atëherë ju takon malli juaj fillestar, sepse kështu nuk dëmtoni dhe as vetë nuk dëmtoheni. https://www.tefsirkurani.al/279-e-ne-qofte-se-nuk-e-beni-kete-atehere-dijeni-se-jeni-ne-lufte-me-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-nese-pendoheni-atehere-ju-takon-malli-juaj-fillestar-sepse-keshtu-nuk-demtoni-dhe-as-vete-nuk-2/ https://www.tefsirkurani.al/279-e-ne-qofte-se-nuk-e-beni-kete-atehere-dijeni-se-jeni-ne-lufte-me-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-nese-pendoheni-atehere-ju-takon-malli-juaj-fillestar-sepse-keshtu-nuk-demtoni-dhe-as-vete-nuk-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:13:08 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17394 – “E në qoftë se nuk e bëni këtë, atëherë dijeni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” – Ky njeri guxon të bëjë një zgjedhje të tillë, ndërkohë që është aq i pafuqishëm para Zotit të tij, që është i Plotfuqishëm e i Urtë. Ai vërtet e afatizon të padrejtin e kriminelin, por kur e ndëshkon, e ndëshkon ashtu siç i ka hije të Plotfuqishmit.

– “Nëse pendoheni, atëherë ju takon malli juaj fillestar, sepse kështu nuk dëmtoni dhe as vetë nuk dëmtoheni.” – Nëse pendoheni, atëherë ju takon kapitali juaj fillestar, pa përfshirë fitimin nga kamata. Kështu nuk u bëni padrejtësi të tjerëve, duke mos u marrë shtesë mbi borxhin, dhe të tjerët nuk ju bëjnë padrejtësi juve, duke mos iu dhënë më pak nga shuma e borxhit.

]]>
https://www.tefsirkurani.al/279-e-ne-qofte-se-nuk-e-beni-kete-atehere-dijeni-se-jeni-ne-lufte-me-allahun-dhe-te-derguarin-e-tij-nese-pendoheni-atehere-ju-takon-malli-juaj-fillestar-sepse-keshtu-nuk-demtoni-dhe-as-vete-nuk-2/feed/ 0
278. O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë! https://www.tefsirkurani.al/278-o-ju-qe-keni-besuar-kijeni-frike-allahun-dhe-hiqni-dore-prej-asaj-qe-u-ka-mbetur-nga-kamata-nese-jeni-besimtare-te-sinqerte-2/ https://www.tefsirkurani.al/278-o-ju-qe-keni-besuar-kijeni-frike-allahun-dhe-hiqni-dore-prej-asaj-qe-u-ka-mbetur-nga-kamata-nese-jeni-besimtare-te-sinqerte-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:12:52 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17393 Allahu u drejtohet besimtarëve me cilësinë e tyre të vyer: besimin. Për çfarë i porosit Allahu i Lartësuar besimtarët? Ai i porosit për të lënë kamatën, madje duke e konsideruar largimin prej saj si shenjë të besimit të tyre, kur thotë: “…hiqni dorë prej asaj që u ka mbetur nga kamata, nëse jeni besimtarë të sinqertë”. Ai përmend besimin e tyre, sepse vetëm besimtarët janë ata që e pranojnë këshillën e Zotit të tyre. Vetëm ata i nënshtrohen urdhrave dhe i zbatojnë dispozitat e Tij.

Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për devotshmëri, duke zbatuar dispozitat e Tij dhe duke ruajtur kufijtë e Tij. Prej dispozitave që duhen zbatuar për të qenë i sigurt nga ndëshkimi i Zotit, është edhe heqja dorë nga kamata, nëse ekziston ende një kontratë e tillë. Ndërsa kontratat e shkuara me kamatë janë të falura, nëse njeriu pendohet sinqerisht. Ndërsa ai që nuk pendohet pas këshillës së Zotit të tij dhe nuk i nënshtrohet urdhrit të Tij, atëherë ai i ka deklaruar luftë Zotit:

]]>
https://www.tefsirkurani.al/278-o-ju-qe-keni-besuar-kijeni-frike-allahun-dhe-hiqni-dore-prej-asaj-qe-u-ka-mbetur-nga-kamata-nese-jeni-besimtare-te-sinqerte-2/feed/ 0
277. S’ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, që e falin namazin dhe e japin zekatin, e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Ata nuk do të kenë kurrfarë frike dhe as nuk do të brengosen. https://www.tefsirkurani.al/277-ska-dyshim-se-ata-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-qe-e-falin-namazin-dhe-e-japin-zekatin-e-kane-shperblimin-te-zoti-i-tyre-ata-nuk-do-te-kene-kurrfare-frike-dhe-as-nuk-do-te-brengo-2/ https://www.tefsirkurani.al/277-ska-dyshim-se-ata-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-qe-e-falin-namazin-dhe-e-japin-zekatin-e-kane-shperblimin-te-zoti-i-tyre-ata-nuk-do-te-kene-kurrfare-frike-dhe-as-nuk-do-te-brengo-2/#respond Wed, 08 Dec 2021 21:12:37 +0000 https://www.tefsirkurani.al/?p=17392 Këto fjalë janë shpjeguar më parë (shih ajetet 62 dhe 262 të sures Bekare).

]]>
https://www.tefsirkurani.al/277-ska-dyshim-se-ata-qe-besojne-dhe-bejne-vepra-te-mira-qe-e-falin-namazin-dhe-e-japin-zekatin-e-kane-shperblimin-te-zoti-i-tyre-ata-nuk-do-te-kene-kurrfare-frike-dhe-as-nuk-do-te-brengo-2/feed/ 0