Select Page

– Bismil-lâhi  – “Me emrin e Allahut …” – Domethënë, filloj (leximin e Kur’ân-it) me përmendjen dhe kujtimin e të gjithë emrave të Allahut (duke shpresuar begatitë dhe mirësitë e shumta që të sjell ky kujtim). Themi: “të gjithë emrat e Allahut”, sepse fjala “emër” (ism), edhe pse është në numrin njëjës, duke qenë se bën pjesë në kategorinë gramatikore “pronë-pronar”, sipas rregullave gjuhësore të arabishtes, ajo i përfshin të gjithë emrat e Allahut. Pra, grupi emëror: “Me emrin e Allahut”, në arabisht do të thotë: “Me të gjithë emrat e Allahut.”

– Allâh – “Allah” – Allahu është i Adhuruari. Ai është i Vetmi që meriton të veçohet duke e adhuruar. Ai është unik në meritën e adhurimit, për shkak të cilësive hyjnore me të cilat Ai përshkruhet, cilësi këto që tregojnë se Ai është Absolut dhe i Madhëruar në çdo aspekt.