Select Page

2. O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier!

– “O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj mbi zërin e Profetit dhe mos iu drejtoni atij me zë të lartë, sikurse i drejtoheni njëri-tjetrit e kështu t’ju asgjësohen veprat tuaja pa e ndier!” – Ky është një urdhër për edukatën që duhet të kenë...

18. Vërtet, Allahu u kënaq me besimtarët, kur ata, nën hijen e asaj peme, të jepnin besën ty (O Muhamed). Ai e dinte mirë çfarë kishin në zemër ata, prandaj u dhuroi qetësi dhe i përgëzoi me një fitore të afërt.

– “Vërtet, Allahu u kënaq me besimtarët, kur ata, nën hijen e asaj peme, të jepnin besën ty (O Muhamed).” – Allahu i Madhëruar na tregon për mirësinë e madhe që u bëri besimtarëve kur deklaroi kënaqësinë e Tij ndaj tyre, në momentin që ata i dhanë besën...

17. Por nuk marrin gjynah të verbrit, të çalët e të sëmurët. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.

– “Por nuk marrin gjynah të verbrit, të çalët e të sëmurët.” – Për këto grupe sociale nuk ka gjynah nëse nuk marrin pjesë në xhihad, për arsye të pamundësisë dhe paaftësisë së tyre fizike. – “Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta...

16. Atyre beduinëve që ngelën pas, thuaju: “Ju do të thirreni të dilni kundër një populli luftarak e të fuqishëm, që ose do të luftohen, ose do të dorëzohen. Nëse i përgjigjeni thirrjes, Allahu do t’ju japë shpërblim të mirë e nëse nuk dilni, – sikurse nuk dolët edhe më parë, – Ai do t’ju ndëshkojë me një dënim të dhembshëm.”

   Më sipër, Allahu i Madhëruar foli për ata të cilët nuk morën pjesë në xhihad së bashku me Profetin (a.s.), dhe për këtë nxorën justifikime të kota. Aq të pafytyrë ishin, saqë po të dilte rasti ku, së bashku me ushtrinë muslimane, të mund të merrnin plaçkë lufte pa...