Select Page

14. Ata, të gjithë së bashku, nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose pas mureve. Pasiguria mes tyre është e madhe. Të duket sikur janë të bashkuar, por në fakt, janë me zemra të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.

– “Ata, të gjithë së bashku, nuk kanë guxim t’ju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose pas mureve.” – Kuptimi: Edhe kur grumbullohen bashkë në ushtri të organizuara, ata nuk janë të qëndrueshëm kundër jush. Ata mund të luftojnë me ju...

12. Nëse ata do të dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë. Por edhe sikur t’i ndihmojnë, shpejt do të kthejnë shpinën e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë.

– “Nëse ata do të dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë.” – Nëse jehudët do të dëbohen nga vendbanimet e tyre, munafikët nuk kanë për t’i ndjekur pas, ashtu sikurse iu betuan me mendjemadhësi....

11. A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin: “Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush. Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” Por Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë.

– “A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin:” – Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e çuditshme të munafikëve, të cilët u jepnin kurajo ithtarëve të Librit, vëllezërve të tyre në...