Select Page

172. Për ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit, edhe pasi u plagosën dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh.

– “Për ata që iu përgjigjën Allahut dhe të Dërguarit, edhe pasi u plagosën dhe për ata që bëjnë mirë dhe ruhen nga e keqja, është përgatitur një shpërblim i madh.” – Pasi u kthye nga Uhudi në Medinë, Profeti (a.s.) dëgjoi se Ebu Sufjani së bashku me...

170. Ata janë të gëzuar me atë që u ka dhënë Allahu nga mirësia e Tij. Ata gëzohen edhe për ata që kanë lënë pas dhe që ende nuk u janë bashkuar radhëve të tyre (si dëshmorë), se për ta nuk do të ketë as frikë dhe as nuk kanë pse të brengosen.

– “Ata janë të gëzuar me atë që u ka dhënë Allahu nga mirësia e Tij.” – Domethënë, janë të lumturuar dhe plotësisht të kënaqur me dhuratën e Zotit të tyre. Sytë dhe shpirtrat e tyre janë të gëzuar, të ngazëllyer me bukuritë e atjeshme. Kënaqësia që ndiejnë...

168. Atyre që nuk luftuan dhe që thanë për vëllezërit të vet “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të vriteshin”, thuaju: “Largojeni vdekjen prej vetes suaj, nëse thoni të vërtetën

“Atyre që nuk luftuan dhe që thanë për vëllezërit të vet “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të vriteshin …”, – Kështu, munafikët kryen njëherazi dy vepra të këqija: së pari, ata dezertuan, duke refuzuar luftën në rrugë të Allahut dhe, së dyti,...