Select Page

188. Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (fshehjen e së vërtetës) dhe që dëshirojnë të lëvdohen për atë që nuk e kanë bërë (sqarimin e së vërtetës)! Kursesi mos mendo se ata do t’i shpëtojnë ndëshkimit! Ata do të kenë një dënim të dhembshëm.

– “Mos mendo se janë të shpëtuar ata që gëzohen për atë që bënë (fshehjen e së vërtetës) …” – Kuptimi: Mos mendoni se i kanë shpëtuar ndëshkimit ata që gëzohen me dijen e tyre të shëmtuar, të pabazë dhe me veprat të pabazuara në tekste hyjnore....

187. (Kujto) Kur Allahu mori zotimin nga ata të cilëve u ishte dhënë Libri se do t’ua sqaronin atë njerëzve dhe nuk do ta fshihnin. Por ata e lanë pas dore atë amanet për një çmim të ulët të kësaj jete. Sa e keqe është ajo që blenë!

– “(Kujto) Kur Allahu mori zotimin nga ata të cilëve u ishte dhënë Libri se do t’ua sqaronin atë njerëzve dhe nuk do ta fshihnin. Por ata e lanë pas dore atë amanet për një çmim të ulët të kësaj jete. – ‘El mîthâķ’ quhet një zotim i rëndësishëm, i vështirë dhe i...

12. Veç sikur t’i shohësh mëkatarët kur (Ditën e gjykimit), kokulur para Zotit të tyre, do të thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe një herë (në dynja) që të bëjmë vepra të mira. Tani ne jemi tërësisht të bindur.”

– ”Veç sikur t’i shohësh mëkatarët kur (Ditën e gjykimit), kokulur para Zotit të tyre, do të thonë: “O Zoti ynë! Tani pamë dhe dëgjuam. Na kthe edhe njëherë (në dynja), që të bëjmë vepra të mira! Tani ne jemi tërësisht të bindur.”. – këtu bëhet fjalë për...

186. Ju patjetër do të sprovoheni në pasuritë dhe në veten tuaj. Ju do të dëgjoni shumë fyerje prej atyre që u është dhënë Libri para jush dhe prej idhujtarëve. Por në qoftë se duroni dhe ruheni, kjo është prej çështjeve më të rëndësishme.

– ”Ju patjetër do të sprovoheni në pasuritë dhe në veten tuaj.” – Allahu i Lartësuar u drejtohet besimtarëve, për t’i bërë me dije se do të sprovohen në pasuritë e tyre. Sprovë në pasuri janë shpenzimet apo dhëniet e detyrueshme dhe të pëlqyeshme, që robi...