Select Page

50. Thuaju: “Unë nuk ju them se kam në zotërim Thesaret e Allahut, as nuk mëtoj se i di fshehtësitë, e as nuk ju them se jam melek. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet.” Thuaju: “A është njëlloj i verbri me atë që sheh? A nuk mendoni?

Allahu i Madhëruar e mëson Profetin e Tij se çfarë t’u thoshte atyre që e refuzonin si profet. Ata i kërkonin shenja e mrekulli sipas tekave të tyre, madje thoshin se ai i ftonte që të adhuronin atë si Zot, së bashku me Allahun. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë:...

48. Ne i kemi sjellë të dërguarit veçse si përgëzues dhe qortues. Ata që besojnë dhe i përmirësojnë veprat e tyre, nuk kanë për të pasur frikë e as brenga.

– “Ne i kemi sjellë të dërguarit veçse si përgëzues dhe qortues.” – Allahu i Madhëruar tregon këtu funksionin kryesor që kanë patur profetët. Ata u dërguan që të përgëzonin e paralajmëronin njerëzit. Që përgëzimi të jetë i plotë, ashtu sikurse është detyrë...