Select Page

46. Nga argumentet e Tij janë edhe erërat, që Ai i dërgon (të mbledhin retë) si përgëzim (para shiut), që ju të mund të përfitoni mirësi (të shumta) nga mëshira e Tij; që anijet të lundrojnë me vullnetin e Tij në kërkim të mirësive të Tij dhe që të jeni mirënjohës.

– ”Nga argumentet e Tij janë edhe erërat, që Ai i dërgon (të mbledhin retë) si përgëzim (para shiut) …” – Ndër argumentet që tregojnë për mëshirën e Tij dhe për faktin që Ai do t’i ringjallë të vdekurit dhe se Ai është i vetmi Zot që meriton...

45. Ai (Allahu) ka për t’i shpërblyer me mirësinë e Tij, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira. Me të vërtetë, Ai nuk i do ata që refuzojnë të besojnë.

– ”Ai (Allahu) ka për t’i shpërblyer me mirësinë e Tij, ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira.” – Shpërblimi i tyre nuk është i kufizuar vetëm me veprat që paraqesin, por Allahu i Lartësuar ka për t’u dhënë nga mirësitë e Tij të pakufishme, prej bujarisë...

43. Prandaj, përqendrohu në fenë e drejtë, para se të vijë dita (e Kijametit) e caktuar nga Allahu, të cilën askush nuk mund ta pengojë (që të ndodhë)! Atë ditë ata (njerëzit dhe xhindet) do të ndahen (në dy grupe, të shpëtuar e të dënuar).

– ”Prandaj, përqendrohu në fenë e drejtë, …” – Përkushtohu me zemër dhe nënshtroje tërësisht trupin tënd, që të plotësosh fenë e drejtë të Zotit në jetën tënde. Përmbushi urdhëresat, ruaju nga ndalesat me këmbëngulje, përkushtim gjallëri dhe zbato...