Select Page

56. Kurse ata të cilëve u është dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes. Kjo është Dita e Ringjalljes, por ju nuk e pranonit!”

– ”Kurse ata të cilëve u është dhënë dituri dhe besim, do të thonë: “Ju keni qëndruar aq sa e pati caktuar Allahu, deri në Ditën e Ringjalljes.” – Allahu i Lartësuar i ka nderuar me dituri dhe iman. Dituria rreth së vërtetës është cilësi e tyre. Imani i...

55. Ditën kur të vijë Ora (e Gjykimit), (për t’u shfajësuar) keqbërësit do të betohen se paskan qëndruar (në këtë botë) veçse një orë. Po kështu kanë gënjyer ata edhe më parë (në dynja)!

– ”Ditën kur të vijë Ora (e Gjykimit), (për t’u shfajësuar) keqbërësit do të betohen se paskan qëndruar (në këtë botë) veçse një orë.”  – Allahu i Lartësuar na njofton rreth Ditës së Kijametit dhe faktit se ajo do të vijë befas dhe shumë shpejt. Kur...

54. Është Allahu Ai që ju krijon ju në një gjendje të dobët, dhe pas asaj dobësie ju jep fuqi, dhe pas fuqisë Ai sjell dobësi e thinja në kokë (pleqëri). Ai krijon siç dëshiron Ai. Ai është i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi.

– ”Është Allahu Ai që ju krijon ju në një gjendje të dobët, dhe pas asaj dobësie ju jep fuqi, dhe pas fuqisë Ai sjell dobësi e thinja në kokë (pleqëri).” – Allahu i Lartësuar na njofton rreth diturisë së Tij të gjerë, pushtetit madhështor dhe urtësisë së...

53. Ti as nuk mund t’i udhëzosh të verbrit që të shpëtojnë nga rruga e humbjes. Ti mund t’i bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në argumentet Tona dhe janë nështruar në Islam (për t’i zbatuar ato).

– ”Ti as nuk mund t’i udhëzosh të verbërit që të shpëtojnë nga rruga e humbjes. – Sepse ata nuk kanë mundësi të shohin, për shkak të verbërisë së tyre. – ”Ti mund t’i bësh të dëgjojnë vetëm ata që besojnë në argumentet Tona dhe janë...