Select Page

113. Nuk është e drejtë për Profetin e as për besimtarët që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë nga të afërmit të tyre, pasi t’u jetë bërë e qartë se me të vërtetë ata janë banorë të Xhehenemit.

– “Nuk është e drejtë për Profetin e as për besimtarët që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë nga të afërmit të tyre, pasi t’u jetë bërë e qartë se me të vërtetë ata janë banorë të Xhehenemit.” – Nuk u shkon për shtat dhe është jo e mirë që...

112. Ata që kthehen (tek Allahu) të penduar, adhuruesit (e sinqertë), ata që i thurin lavde (Zotit), agjëruesit, ata që bëjnë ruku dhe sexhde, ata që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat dhe i ruajnë kufijtë e Allahut – ata janë besimtarë (të vërtetë). Pra, përgëzoji besimtarët (e vërtetë)!

Duket sikur, para se të shpalleshin këto ajete, dikush ka pyetur: “Cilët janë ata besimtarë që e meritojnë premtimin e Allahut për futje në Xhenet dhe për nderime?” Dhe i Madhëruari i thotë: – “Ata që kthehen (tek Allahu) të penduar, adhuruesit (e...

111. Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t’u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur’an. E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh.

– “Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t’u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten.” – Allahu i Lartësuar na tregon për një të vërtetë dhe jep një premtim të sigurt për një tregti...

110. Ndërtesa që kanë ndërtuar ata do të vazhdojë të sjellë (dyshime e) pasiguri në zemrat e tyre, derisa ato t’u coptohen. Allahu është i Gjithëditur e i Urtë.

– “Ndërtesa që kanë ndërtuar ata do të vazhdojë të sjellë (dyshime e) pasiguri në zemrat e tyre, derisa ato t’u coptohen.” – Pasiguria, paqartësitë e dyshimet kanë zënë rrënjë të thella në zemrat e tyre. Ato vazhdojnë t’ua coptojnë shpirtin, nëse nuk...

109. Atëherë cili është më i mirë – ai që e ngre ndërtesën për devotshmëri dhe për Kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi ranor që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit? Allahu nuk i udhëzon njerëzit e padrejtë.

– “Atëherë cili është më i mirë – ai që e ngre  ndërtesën për devotshmëri dhe për Kënaqësi të Allahut, apo ai që ngre një ndërtesë rrëzë një shkëmbi ranor që është gati të thepiset, e bashkë me të bie në zjarrin e Xhehenemit?” – I pari është ai që...