Select Page

8. O Zoti ynë! Futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde) në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, së bashku me të mirët prej etërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti.

– “O Zoti ynë! Futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde) në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, …” – Kuptimi: Futi ata në Xhenetin të cilin ua ke premtuar nëpërmjet profetëve të Tu. – “… së bashku me të mirët prej etërve të...

7. Ata që mbajnë Fronin (e Allahut) dhe ata që janë përreth tij e lartësojnë me lavde (dhe e madhërojnë) Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe kërkojnë falje për besimtarët: “Zoti ynë, Ti, me Mëshirën dhe me Diturinë Tënde përfshin gjithçka. Prandaj fali ata që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde dhe ruaji ata nga dënimi i Zjarrit Flakërues!”

  Allahu i Madhëruar na tregon për butësinë dhe mirësinë e madhe të Tij ndaj adhuruesve besimtarë. Ai përkujdeset që t’u lehtësojë atyre çdo rrugë që i çon ata drejt lumturisë, rrugë që, në fakt, janë tërësisht jashtë mundësive e aftësive të tyre për t’i arritur vetë....

5. Përpara tyre mohuan populli i Nuhut dhe ata që erdhën më pas. Të gjithë ata u përpoqën ta asgjësonin të Dërguarin e tyre dhe polemizonin me të me kotësira, nëpërmjet të cilave synonin të zhduknin të Vërtetën; prandaj Unë i ndëshkova ata, por a e dini ju si ishte ai ndëshkim?

– “Përpara tyre, mohuan populli i Nuhut dhe ata që erdhën pas.” – I Madhëruari i kërcënon ata që polemizojnë e hedhin poshtë Shpalljet dhe faktet e Tij, se do t’i ndëshkojë, ashtu siç bëri me popujt e mëparshëm, si me popullin e Nuhut (a.s.), të Adit dhe...