Select Page

28. Një besimtar nga familja e Faraonit, që e fshihte besimin e vet, tha: ”A doni ta vrisni një njeri vetëm pse thotë: ”Zoti im është Allahu’, ndërkohë që ju ka sjellë Argumente të Qarta prej Zotit tuaj? Po të jetë gënjeshtar, mbi të do të rëndojë gjynahu për gënjeshtrën e vet. Por nëse thotë të vërtetën, juve do t’ju godasë diçka nga ajo me të cilën ai ju paralajmëron. Por të jeni të bindur se Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që i shkel kufijtë dhe është gënjeshtar.

Ky burrë besimtar me mendje të ndritur dhe besim në zemër, duke treguar shëmtinë e veprave të popullit të tij, si dhe padrejtësinë e vendimit që kishin marrë për vrasjen e Musait, thotë: – “Një besimtar nga familja e Faraonit, që e fshihte besimin e vet, tha: “A...