Select Page

35. Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, dërgoni një ndërmjetës të urtë nga familja e tij dhe një ndërmjetës të urtë nga familja e saj. Nëse ata të dy kanë për qëllim pajtimin, Allahu e mundëson afrimin mes tyre (çiftit). Allahu është i Gjithëditur e Zbulon gjithçka

Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, dërgoni një ndërmjetës të urtë nga familja e tij dhe një ndërmjetës të urtë nga familja e saj.” – Nëse i druheni divorcit të bashkëshortëve, atëherë dërgoni nga secila palë dy burra muslimanë të mençur e të drejtë, të...

34. Burrat kanë autoritet mbi gratë, për shkak të dallimit që Allahu u ka bërë disave mbi disa të tjerë dhe për shkak të shpenzimeve që ata bëjnë nga pasuria e tyre. Prandaj gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Gratë të cilave i druheni mosbindjes dhe sjelljes së tyre të keqe, këshillojini, largojini nga shtrati ose edhe i rrihni lehtë. Por nëse i kthehen bindjes, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. Allahu është i Lartësuar, i Madhëruar.

– “Burrat kanë autoritet mbi gratë, për shkak të dallimit që Allahu u ka bërë disave mbi disa të tjerë dhe për shkak të shpenzimeve që ata bëjnë nga pasuria e tyre.” – Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i ka vendosur burrat si përgjegjës dhe kujdestar për...

33. Ne i kemi caktuar secilit prej jush të afërm që trashëgojnë nga ajo që lënë prindrit dhe farefisi. Jepuni pjesën e vet edhe atyre me të cilët keni marrëveshje. Allahu është Dëshmitar për çdo gjë.

– “Ne i kemi caktuar secilit prej jush të afërm që trashëgojnë nga ajo që lënë prindrit dhe farefisi.” – Allahu i Lartësuar i ka mundësuar çdokujt të ketë mbështetës ose ndihmës prej të afërmve ose farefisit. Këtu hyjnë të gjithë të afërmit: rrënjët,...

32. Mos lakmoni ato gjëra, me të cilat Allahu ka dalluar disa prej jush mbi disa të tjerë. Meshkujt meritojnë aq sa kanë punuar; po ashtu, edhe femrat meritojnë aq sa kanë punuar. Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij! Allahu ka Dije të plotë për çdo gjë.

– “Mos lakmoni ato gjëra, me të cilat Allahu ka dalluar disa prej jush mbi disa të tjerë.” – Allahu i Lartësuar i ndalon besimtarët që të lakmojnë ato veçori me të cilat Ai ka dalluar disa njerëz a kategori mbi disa të tjerë, qofshin këto gjëra të mundshme...