Select Page

135. O ju që keni besuar! Të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut, edhe nëse kjo është kundër vetes suaj, kundër prindërve tuaj ose kundër të afërmve tuaj, qoftë ai (për të cilin dëshmohet) pasanik ose varfanjak, sepse Allahu është më i ditur rreth tyre. Mos ndiqni emocionet e t’i shmangeni drejtësisë! Nëse shtrëmbëroni faktet ose tërhiqeni (nga drejtësia), (dijeni se) Allahu e Di mirë gjithçka që bëni ju.

– “O ju që keni besuar, të jeni përherë dëshmues të së drejtës për hir të Allahut…” – Allahu i Lartësuar i urdhëron adhuruesit e Tij besimtarë që të jenë vazhdimisht dëshmues të së drejtës, për hir të Allahut. Pra, nuk thotë thjesht: “Jini dëshmues...

131. Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Ne i kemi porositur ata që iu dha Libri para jush, ashtu si edhe ju, që ta keni frikë Allahun. Por nëse ju e mohoni Atë, (ta dini se) të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë. Allahu është (i Pasur) Jonevojtar e i Lavdëruar.

– “Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej e ç’ka në tokë.” – Allahu i Lartësuar na tregon rreth gjithëpërfshirjes së pushtetit dhe mbretërimit të Tij. Ky pushtet i jep të drejtën  Atij që të veprojë dhe të administojë të gjitha çështjet në gjithësinë, që Vetë...