Select Page

43. Ne do t’ua heqim urrejtjen (dhe armiqësinë) nga zemrat, ndërsa poshtë tyre do të rrjedhin lumenj. Ata do të thonë: “I lavdëruar qoftë Allahu, i Cili na udhëzoi për këtë (lumturi). Ne kurrë nuk do të dinim ta gjenim udhëzimin, sikur të mos na drejtonte Allahu. Vërtet, të dërguarit e Zotit na e sollën të vërtetën!” Dhe ata do të dëgjojnë thirrjen: “Ky është Xheneti, të cilin e trashëgoni si shpërblim të veprave tuaja (të devotshme).

– “Ne do t’ua heqim urrejtjen (dhe armiqësinë) nga zemrat, …“ – Kjo tregon bujarinë dhe bamirësinë e madhe të Allahut të Lartësuar mbi banorët e Xhenetit. Urrejtja, smira dhe armiqësia që mbajnë zemrat në këtë botë, nuk do të ekzistojnë më në Xhenet....

42. Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, – dhe Ne nuk detyrojmë njeri përtej mundësive, – ata janë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përgjithmonë.

  Pasi përshkroi gjendjen e të pabindurve dhe zullumqarëve, Allahu i Lartësuar na tregon për shpërblimin e të bindurve dhe vepërmirëve: – “Kurse ata që besojnë dhe bënë vepra të mira …” – Domethënë, ata që besojnë me zemër dhe bëjnë vepra të mira të...

40. Nuk ka dyshim se atyre që mohojnë Argumentet Tona dhe tregohen kryeneçë ndaj tyre, nuk u hapen dyert e qiellit dhe nuk do të hyjnë në Xhenet derisa deveja të futet në vrimën e gjilpërës. Kështu i shpërblejmë Ne keqbërësit.

– “Nuk ka dyshim se atyre që mohojnë Argumentet Tona dhe tregohen kryeneçë ndaj tyre, nuk u hapen dyert e qiellit …” – Allahu i Lartësuar na tregon rreth ndëshkimit të atyre që mohojnë shpalljet e Tij, duke i konsideruar ato si gënjeshtra. Ata nuk i...