Select Page

38. Faraoni tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje! O Haman! Më ndiz një zjarr (për të pjekur tulla) e më ndërto një kullë të lartë, se ndoshta do të arrij ta shoh Zotin e Musait. Unë mendoj se ai është gënjeshtar.”

– ”Faraoni tha: “O fisnikë! Unë nuk di për ju ndonjë zot tjetër përveç meje!” – Kjo ishte paturpësi e Faraonit ndaj Zotit. Ai, duke mashtruar dhe manipuluar mendjet e popullit dhe pasuesve të tij, atyre mendjelehtëve dhe kokëboshëve, tha: “O fisnikë! Unë...