Select Page

– “A mos mendoni ju se do të hyni në Xhenet pa i provuar Allahu ata që luftuan (në rrugën e tij) dhe pa i nxjerrë në pah durimtarët?! – Kjo është një pyetje retorike. Pra, kuptimi i saj është: As të mos ju shkojë nëpër mend se do të hyni në Xhenet pa kaluar vështirësi dhe pa duruar sprovat në rrugën e Zotit, për të kërkuar kënaqësinë e Tij.

Të jeni të sigurt se Xheneti është mirësia dhe qëllimi më i madh, për të cilin mund të garojnë ata që e duan. Sa më i lartë të jetë qëllimi, aq më të mëdha duhet të jenë rrugët, mjetet dhe veprat me të cilat duhet të arrihet ai. Nuk mund ta arrini prehjen e plotë pa e prishur qetësinë fillimisht.

Megjithatë, nëse shpirti i besimtarit tregon durim dhe e ushqen veten e vet me shpresë për shpërblimin e madh që e pret, sprovat e kësaj dynjaje kthehen në mirësi dhe shkak për lumturi dhe gëzim, dhe jo për trishtim e frikë. Ai nuk tronditet kurrë nga çdo fatkeqësi që e godet, dhe kjo është mirësi e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dëshirojë. Më pas, Allahu i Lartësuar i qorton besimtarët për dobësinë e treguar në durim kundrejt një çështjeje që vetë e kishin kërkuar të ndodhte. Thotë i Lartësuari: