Select Page

“Ju, në zemrat e tyre, jeni frikë më e madhe se Allahu.” – Frika e tyre ndaj jush ishte më e madhe sesa frika ndaj Zotit. Ata iu frikësuan më shumë krijesave, të cilët nuk zotërojnë për veten dhe për të tjerët as dobi e as dëm, sesa Krijuesit, në dorën e të Cilit janë dëmi dhe dobia, dhënia dhe privimi.

– “Kjo për shkak se ata janë njerëz që nuk kuptojnë.” – Ata nuk logjikojnë drejt dhe nuk e njohin realitetin e gjërave. Ata nuk arrijnë të shohin përfundimin e çështjeve. Aftësia e të gjykuarit drejt dhe të vështruarit saktë të çështjeve është e lidhur ngushtë me frikërespektin ndaj Krijuesit, shpresën në premtimin e Tij dhe dashurinë për Të. Ata që i japin përparësi këtyre ndjenjave kundrejt çdo gjëje tjetër, ata do të pajisen me urtësi të madhe dhe aftësi gjykimi të drejtë.