– “Nëse ata do të dëbohen, këta nuk do të dalin së bashku me ta; edhe sikur ata të luftohen, këta nuk do t’i ndihmojnë.” – Nëse jehudët do të dëbohen nga vendbanimet e tyre, munafikët nuk kanë për t’i ndjekur pas, ashtu sikurse iu betuan me mendjemadhësi.
Ata nuk do të dalin as të luftojnë për aleatët e tyre, sepse dashuria që kanë për pasurinë dhe tokën e tyre është më e madhe se premtimet boshe, të lëshuara nga arroganca. Ata i mbizotëron nga frika, prandaj do të jenë të dështuar. Në fakt, munafikët i tradhtuan vëllezërit e tyre në kufër në momentet më të vështira, kur kishin nevojë për ta.
– “Por edhe sikur t’i ndihmojnë, shpejt do të kthejnë shpinën e kështu, miqtë e tyre do të mbeten pa ndihmë.” – Edhe sikur të mendohej që munafikët të dilnin në luftë së bashku me aleatët e tyre, shumë shpejt ata do të dezertonin nga beteja dhe kurrë nuk do të fitonin. Allahu i Lartësuar kurrë nuk do t’ua jepte fitoren atyre frikacakëve. Shkakun për këtë përfundim e sqaron Allahu i Lartësuar kur thotë: