Select Page

– “A i ke parë ata dyfytyrësha, se si u thanë vëllezërve të vet nga ithtarët e Librit, që nuk besonin:” – Në vijim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e çuditshme të munafikëve, të cilët u jepnin kurajo ithtarëve të Librit, vëllezërve të tyre në kufër. Ata u jepnin besën se do t’i ndihmonin në luftën kundër muslimanëve, duke u thënë:

““Nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju dhe nuk do t’i bindemi askujt kundër jush.” – Ne nuk kemi për t’iu bindur askujt që na pengon nga aleanca me ju! Ne nuk na ndal asgjë në rrugën tonë për të qenë krahu juaj! Ne nuk i frikësohemi asnjë rreziku, madje:

“Nëse luftoheni prej dikujt, të jeni të sigurt se ne do t’ju ndihmojmë.” Por Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë.” – Por Allahu i Lartësuar dëshmon se këto premtime ishin të gënjeshtërta, duke mashtruar kështu vëllezërit e tyre në kufër. Sidoqoftë, pabesia nuk është ndonjë gjë e madhe, kur bëhet fjalë për ata zullumqarë.

Pabesia është cilësia e tyre dalluese, ndërsa mburrja dhe arroganca janë bashkëshoqëruese të tyre. E vërteta është se ata janë frikacakë të përhershëm. Allahu i Lartësuar njoftoi për pabesinë e tyre para se ajo të ndodhte, dhe gjithçka ndodhi ashtu sikurse Ai e përshkroi: