Select Page

– “Ne i zgjodhëm Nuhun dhe Ibrahimin si të dërguar dhe mes pasardhësve të tyre vendosëm profetësinë dhe Librin.” – Profetët e parë dhe të fundit, të gjithë kanë qenë prej pasardhësve të Nuhut (a.s.) dhe Ibrahimit (a.s.). Të gjithë librat iu shpallën profetëve pasardhës të këtyre dy profetëvë të mëdhenj.

– “Prej tyre pati të udhëzuar në Rrugën e Drejtë, por shumë prej tyre kanë qenë të shfrenuar.” – Prej popujve ku u dërguan këta profetë, pati të udhëzuar, të cilët e pranuan ftesën e profetëve të tyre dhe u nënshtruan për të punuar sipas urdhrave e porosive që ata dhanë. Megjithatë, shumica e tyre ishin njerëz të prishur, sikurse thotë i Madhëruari: “Shumica e njerëzve nuk do të jenë besimtarë, sado të ngulësh këmbë ti.” [Jusuf 103].