– “S’ka dyshim se atyre që japin sadaka dhe që i japin Allahut një hua të mirë, atyre do t’u shumëfishohet ajo (pasuri) dhe do të marrin shpërblim të madh.” – Këta janë njerëzit që japin shumë sadaka dhe shpenzojnë për kënaqësinë e Allahut. Ata shpenzojnë pasurinë e tyre për mirësi, që të sigurojnë një furnizim të mirë tek Allahu i Madhëruar. Atyre do t’u shtohet sadakaja dhjetëfish deri në shtatëqindfish. Veç kësaj, ata do të kenë një shpërblim bujar nga Zoti i Madhëruar, me mirësitë e pafundme të Xhenetit.