– “Atë Ditë munafikët dhe munafiket do t’u thonë besimtarëve: “Na prisni pak, që të ndriçohemi prej dritës suaj!”” – Prisni pak, që të na ndriçohet rruga nga drita juaj, për të shpëtuar edhe ne nga ndëshkimi! Por atyre u thuhet:
– “Atyre do t’u thuhet: “Kthehuni pas (në dynja) dhe kërkoni atje ndonjë dritë!”” – Pra, u thuhet që të kthehen në dynja, nëse është e mundur. Por kjo është diçka e pamundur.
– “Atëherë, ndërmjet tyre vendoset një mur, që ka një derë. Nga brenda tij është mëshira, ndërsa nga jashtë tij është dënimi.” – Atëherë, mes besimtarëve dhe munafikëve vendoset një mur i madh dhe i pakalueshëm. Nga njëra anë e tij janë besimtarët në mëshirën e Zotit, ndërsa nga ana tjetër janë munafikët në ndëshkim. Atëherë, munafikët duke u përgjëruar dhe duke kërkuar mëshirë, u drejtohen besimtarëve dhe u thonë: