– “Vetëm Atij i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës …” – Allahu është Sunduesi i tyre. Ai është Krijuesi dhe ata janë robërit e Tij, që duhet ta adhurojnë, t’i përkushtohen e nënshtrohen Atij dhe vetëm Atij. Allahu i Madhëruar vepron dhe përkujdeset për ta me ligjet e krijimit dhe të Sheriatit, të ndërtuara mbi urtësinë e Tij.
– “… dhe vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” – Si veprat, ashtu edhe vepruesit e tyre, vetëm tek Allahu e kanë kthimin. Robërit do të paraqiten tek Ai dhe Ai do të ndajë të keqen nga e mira. Ai do ta shpërblejë bamirësin për mirësinë e tij dhe të ligun për ligësinë e tij.