Select Page

– “Nxitoni për faljen e gjynaheve nga Zoti juaj dhe për një Xhenet, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës!” – I Lartësuari na udhëzon që të nxitojmë pa vonesë në kërkimin e faljes prej Allahut të Lartësuar dhe drejt Xhenetit të Tij të mirësisë dhe bujarisë. Për ta bërë sa më të dashur dhe të dëshirueshëm këtë nxitim, Allahu i Lartësuar na tregon për gjerësinë e madhe të Xhenetit.

Kur gjerësia e tij është sa ajo e qiejve dhe e tokës, atëherë po gjatësia e tij, sa do të jetë?! Pastaj i Lartësuari sjell përsëri një nxitës shumë të fortë për t’u pajisur me devotshmëri, kur na tregon se Xheneti dhe falja e Tij është për të devotshmit:

  “Ai është përgatitur për të devotshmit.” – Pra, për të devotshmit, që i zbatojnë urdhrat e Zotit të tyre dhe iu largohen ndalesave të Tij, është gati falja dhe mëshira e Tij në Xhenetin e përjetësisë. Më poshtë, Allahu i Lartësuar vijon me disa cilësi dalluese të të devotshmëve, për ata që dëshirojnë suksesin.