– “Pastaj janë të dalluarit (në besim). Ata do të jenë të dalluarit (edhe në shpërblim). Ata janë më të afruarit (te Zoti). Ata do të jenë në kopshtet e mirësive.” – Sabikun-ët janë të dalluarit, garuesit në dynja për kryerjen e veprave të mira. Ata do të jenë të dalluarit edhe në ahiret, sepse do të hyjnë të parët në mirësitë e Xhenetit. Ata janë të afruarit dhe të zgjedhurit e Allahut, për të qenë në vendet më të larta të Ilijjin-it, në Xhenet, ku askush nuk do të jetë më lart se ata. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë gjithashtu: