Select Page

Allahu i Lartësuar na tregon se ndihma e Tij për besimtarët vjen me dy objektiva:

1. Për të rrënuar bazat ose shtyllat më të forta të qafirëve, duke i vrarë, robëruar apo duke nënshtruar dhe marrë pasuritë e tyre. Në këtë mënyrë, forcohen muslimanët dhe dobësohen qafirët. Dihet, gjithashtu, që lufta e tyre kundër Islamit mbështetet te numri i forcave ushtarake, armatimi, pasuria dhe fuqia ekonomike dhe epërsia territoriale. Kësisoj, duke shkatërruar një pjesë të këtyre faktorëve që u përmendën, është shuar një pjesë e fuqisë së tyre kundër Islamit dhe muslimanëve.

2. Objektivi i dytë është turpërimi i qafirëve dhe i synimeve të tyre kundër muslimanëve, duke i kthyer ata të poshtëruar, me gjithë forcën dhe potencialin e tyre të madh. Ata shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre për të goditur muslimanët, por Allahu i Lartësuar  ua jep fitoren muslimanëve, për t’i kthyer qafirët të dëshpëruar dhe të dështuar në përpjekjet dhe pikësynimet e tyre.

Nëse sheh realitetin, do të vëresh se ndihma e Allahut për besimtarët synon dy objektivat e lartpërmendura, pra: ose fitoren mbi ta, ose sprapsjen e tyre me poshtërim.