– “Tokën e bëri për krijesat.” – Allahu i Lartësuar e përshtati Tokën për krijesat, që ato të stabilizohen e të jetojnë normalisht në të. Me madhështinë, dendësinë dhe cilësitë e saj të ndryshueshme, ajo është vendbanimi i tyre, ku mund të ndërtojnë, të mbjellin, të hapin rrugë për të lëvizur, të nxjerrin thesaret e fshehura në të etj., duke plotësuar kështu të gjitha nevojat e tyre. Pastaj i Lartësuari përmend disa nga llojet e sendeve jetike që ka vendosur në tokë: