Select Page

– “Edhe yjet dhe pemët i përulen Atij.” – Yjet në qiell dhe pemët në tokë e njohin madhështinë e Zotit të tyre dhe i bien në sexhde Atij, tregohen të bindur dhe i druhen Atij. Ata i nënshtrohen që të shfrytëzohen për atë që Zoti i krijoi, pra, për dobinë e krijesave në Tokë.