Select Page

– “Çfarëdo e mire që ata bëjnë, nuk do t’u mohohet.” – Pra, kurrë nuk do të shpërfillet apo të lihet pa shpërblim, por do t’i jepet shpërblimi më bujar. Dihet shumë mirë që masa e shpërblimit është në varësi të devotshmërisë dhe qëllimit të robit, prandaj Allahu i Lartësuar u rikujton njerëzve që të nxitojnë të futen në mëshirën e Tij. Kjo është shumë e rëndësishme për pranimin e veprave dhe për shpërblimin e tyre.

– “Allahu i di mirë të devotshmit.” – Pra, Ai i di se cilët janë ata që meritojnë emrin “mutteķîn” – të devotshëm. Ai e di kush i ruhet ndëshkimit dhe zemërimit të Tij, duke zbatuar porositë e Tij dhe të Profetit (a.s.). Vetëm këtyre Allahu do t’u pranojë veprat e mira dhe do t’ua shpërblejë ato, sikurse thotë Ai në suren Maide: “Pa dyshim, Allahu i pranon veprat e mira veçse prej të devotshmëve.”