Select Page

– “Ata nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm, përveç ndonjë shqetësimi të vogël.” – Me kurthet e tyre, ata nuk do t’ia arrijnë kurrë që t’i dëmtojnë muslimanët, qoftë fizikisht apo fetarisht. E shumta që mund të arrijnë është thjesht lëndimi me fjalët e tyre. Nëse ata guxojnë që të fillojnë luftën kundër të dashurve të Allahut dhe të përzgjedhurve të tij, do të ndodhë sikurse e ka përshkruar i Madhëruari:

– “Por, edhe në ju luftofshin, ata do të sprapsen prej jush dhe kurrë nuk do të ndihmohen.” – Sa herë që të përpiqen të hapin luftë me besimtarët, do ta kthejnë shpinën të poshtëruar, dhe ky poshtërim  do t’i ndjekë gjithmonë nga pas. Ata nuk kanë për t’u ndihmuar asnjëherë, përkundrazi: