– “… dhe për Librin e shkruar në rreshta, në pergamenë të shpalosur!” – Ka mundësi që këtu të flitet për Leuhi Mahfudh-in, ku Allahu i Lartësuar ka shkruar çdo gjë. Por ka mundësi që të flitet edhe për Kur’anin e Madhëruar, i cili pa dyshim është libri më i mirë që ka shpallur Allahu dhe ku përmenden ngjarjet e të parëve dhe të fundit, njohuritë e të parëve dhe të atyre që do të vijnë.