Select Page

– “Këto janë Argumentet e (drejta të) Allahut, që po t’i lexojmë ty me vërtetësi.” – Këto rregulla e ligje janë cilësuar si “argumente të drejta”, sepse urdhrat dhe ndalesat e Allahut të Lartësuar përmbajnë urtësinë dhe mëshirën e Tij. Ato janë përcaktuese të shpërblimit dhe të ndëshkimit të Tij. Po kështu, edhe ligjet dhe dispozitat e shpërblimit dhe të ndëshkimit përmbajnë mëshirën dhe urtësinë absolute të të Lartësuarit, prandaj janë larg çdo padrejtësie. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë fakt me fjalët vijuese:

“Allahu nuk e do padrejtësinë për botën.” – Allahu i Lartësuar thotë se nuk e dëshiron  padrejtësinë për botën, e jo më ta ushtrojë atë. Askujt nuk do t’i pakësohet gjë prej mirësive që ka bërë, ashtu si asnjë i padrejtë nuk do të ndëshkohet më tepër sesa padrejtësitë e tij. Çdokush do të shpërblehet vetëm për aq sa ka bërë.