Select Page

– “Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në mëshirën e Allahut, ku do të jenë përjetësisht.” – Nëse ata do të jenë përjetësisht në mëshirën e Allahut, kjo do të thotë se ata do të gëzojnë përjetësisht mirësitë e Xhenetit, sepse Xheneti është një shenjë e mëshirës së Allahut të Lartësuar. Ata do të kënaqen dhe lumturohen përjetësisht me mirësitë e pafundme, pranë më të Mëshirshmit të të mëshirshmëve. Pas sqarimit të rregullave që lidhen me urdhrat dhe ndalesat e Tij, si edhe të çështjes së shpërblimit me drejtësi, Allahu i Lartësuar thotë: