Select Page

– “E mos u bëni si ata që janë përçarë dhe që kundërshtojnë njëri-tjetrin, pasi u kanë zbritur Argumentet e qarta!” – Është e çuditshme se përçarja e tyre erdhi pasi iu ishte bërë e qartë e vërteta. Ishin shumë porosi dhe urdhra të Zotit që i ndalonin ata të përçaheshin mes njëri-tjetrit.

Kështu, ata duhej të ishin ndër të parët që do t’i përkushtoheshin plotësimit dhe zbatimit të fesë së Zotit. Megjithatë, edhe pse të bindur se po kundërshtonin të vërtetën e sjellë nga Zoti, ata bënë të kundërtën e asaj që Zoti i urdhëroi, duke merituar në këtë mënyrë ndëshkimin e madh, siç thotë i Lartësuari:

– “Për ata do të ketë një dënim të madh.”