– “Ne dimë se ç’ha toka prej tyre.” – Allahu i Lartësuar i di në imtësi edhe se çfarë ha toka prej trupave të njerëzve, gjatë qëndrimit të tyre në varre. Çdo gjë është shkruar me përpikmëri në Leuhi Mahfudh, në librin e Tij të ruajtur nga ndryshimet apo nga mangësitë.
– “Te Ne është Libri që ruan gjithçka.” – Atje është shkruar gjithçka që do të ndodhë me njerëzit, gjatë jetës dhe pas vdekjes. Kështu, Allahu i Lartësuar argumenton për vërtetësinë e ringjalljes, duke na kujtuar dijen e Tij absolute mbi gjithçka.