– “Vallë, (a do të ringjallemi) pasi të vdesim e të bëhemi dhé?” – Ata, me një naivitet të pabesueshëm, krahasuan pushtetin absolut të Krijuesit të gjithësisë nga hiçi, Atij që është i Plotë nga çdo këndvështrim, me pamundësinë dhe fuqinë e kufizuar të njeriut. Nga padituria e thellë, ata gjykuan padrejtësisht rreth Allahut të Gjithëditur për gjithçka që ka krijuar. Por i Madhëruari u kujton atyre një fakt shumë të thjeshtë, që ata të binden sa më parë për fuqinë e Tij absolute për të ringjallur krijesat: