– “Sa u përket atyre që të thërrasin nga jashtë mureve, shumica nuk kanë logjikë.” – Këto ajete erdhën për shkak të një grupi beduinësh, që shkuan te Profeti (a.s.). Prej vrazhdësisë së tyre, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si njerëzit më të prirur për të mos i njohur dhe zbatuar porositë dhe kufijtë e Tij. Kështu, ky grup beduinësh vajti në Medinë, dhe pastaj drejt e te shtëpia e Profetit (a.s.).
Atje nuk pritën fare që ai të dilte vetë në pritje të tyre, por u afruan te porta dhe filluan ta thërrisnin: “O Muhamed, o Muhamed!”. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar i qortoi dhe i quajti njerëz pa logjikë. Ata ende nuk ishin pajisur me edukatën e duhur kundrejt Profetit, siç kishte porositur Allahu i Madhëruar. Edukata e mirë është shenjë e logjikës dhe arsyes së shëndoshë. Nëse dikujt i jepet moral i mirë, i është dhënë edhe arsyetim i mirë, dhe kjo tregon se Allahu dëshiron të mirën për të. Më pas, i Madhëruari thotë: